Bikramapuri
Bikramapuri (Vikramapura, Qyteti i kurajos) ishte një njësi e distriktit të Dhakës në Presidencën e Bengalit të Indisë Britanike. Ai ishte një rajon historik i Bengalit, i vendosur në brigjet e lumit Padma të Bengalit. Në ditët e sotme, ai është i njohur si distrikti i Munshiganxhit të Bangladeshit (Bengali Lindor).
Bikramapuri | |
---|---|
Emri amëtar bengalisht: বিক্রমপুর | |
Vikramapura | |
Lloji | Krahinë historike |
Etimologjia | Qyteti i kurajos |
Vendndodhja | Upazila Munxhiganxh Sadar, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Qyteti më i afërt | Munshiganxhi |
Koordinatat | 23°32′03″N 90°29′24″E / 23.53418°N 90.48996°E |
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e Bangladeshit
Periudha Pala
RedaktoGjatë Periudhës Pala rajoni u drejtua vijimisht nga Vigrahapala I, Narajanapala, Raxhjapala, Gopala II, Vigrahapala II, Mahipala, Najapala, Vigrahapala III, Mahipala II, Shurapala II, Ramapala, Kumarapala, Gopala III dhe Madanapala.[1] Perandoria Pala u shpërbë në vitin 1174 e dobësuar nga sulmet e Dinastisë Sena.[2]
Periudha Çandra
RedaktoGjatë sundimit të Sriçandras (mbretëruar në vitet930–975), qendra administrative e Dinastisë Çandra u vendos në Bikramapur.[3] Dinastia Varman (1035-1150) zëvendësoi atë Çandra duke krijuar mbretërinë e saj të pavarur.[4][5]
Periudha Varman
RedaktoPas rënies së Dinastisë Çandra, Dinastia Varman u bë e fuqishme në Bengalin Lindor. Varmanët pretendonin se rridhnin nga një degë e Dinastisë Jadava të Simhapurit.[6][7] Xhat Varmani, Hari Varmani, Samala Varmani ishin sunduesit e fuqishëm që sunduan në Bikramapur. Bhoxha Varmani ishte sunduesi i fundit i pavarur i Dinastisë Varman që u mund nga Vixhaja Sena i Dinastisë Sena.[8]
Periudha Sena
RedaktoNjë mbishkrim në pllakatë bakri nga koha e Vixhaja Senës (mbretëroi në vitet 1097–1160), themeluesi i Dinastisë Sena, u gjet në Barrakpore, në veri të Kalkutës në Bengalin Perëndimor, në vitin 1911. Në atë mbishkrim, Bikramapuri përmendej si kryeqyteti i rajonit.[9] Ai vijoi të ishte kryeqytet përgjatë Dinastisë Sena. Në vitin 1205, pushtuesi turk Bakhtijar Khalxhi e mundi sunduesin e atëhershëm Lakshman Sena në Nadia. Lakshmani u largua për në Bikramapur.[10] Dy djemtë e tij Vishvarup Sena dhe Keshab Sena vijuan të sundonin nga aty deri në vitin 1230.[11] Megjithatë mbishkrimi i pllakatës prej bakri gjatë mbretërimit të tyre nuk e përmend Bikramapurin si kryeqytet.[12]
Një tjetër sundues hindu, Danuxh Rai, mundi një pasues të Keshab Senës dhe filloi të sundonte nga aty. Në fillim të vitit 1280 ai e zhvendosi kryeqytetin në Suvarnagrama (më vonë i quajtur Sonargaon).[12][13]
Periudha Mogule
RedaktoPerandori mogul Akbar e bëri Bikramapurin një nga 52 parganat e Sonargaon sarkarit në provincën e Bengalit gjatë reformave të tij administrative në vitet 1572–1580.[14] Gjatë kohës së tij, Çand Rai[15] dhe Kedar Rai[16] ishin zamindarë të Bikramapurit. Në ekspeditat kundër bara-bhuijanëve, guvernatori mogul Man Singh e vrau Kedar Rain në fillim të viteve 1600.[17]
Në periudhën pas Aurangzebit, gjatë kohës së Murshid Kuli Khanit, Bikramapuri u nda në tetë talukë – Bhagjakuli, Srinagari, Maixhpara, Sinhapara, Taltala, Siraxhdikhani, Louhaxhongu dhe Baligaoni. Secili taluk përfaqësohej nga një zamindar. Muhamad Azim Khani u bë zamindari i Louhaxhongut, duke mbajtur titullin "Khan Bahadur". Gobinda Prasad Roj u bë zamindar i Maixhparës.[18]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ A. M. Chowdhury (2012). "Pala Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ David Scott (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen (në anglisht). 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172.
- ^ A. M. Chowdhury (2012). "The Chandra Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Huu Phuoc Le (2010). Buddhist Architecture (në anglisht). Grafikol. fq. 71. ISBN 978-0-9844043-0-8.
- ^ Ahmad Sajid (4 tetor 2014). Know Your India: Turn a New Page to Write Nationalism (në anglisht). Vij Books India Pvt Ltd. fq. 31. ISBN 978-93-84318-68-0.
- ^ Kanai Lal Hazra (1995). The Rise and Decline of Buddhism in India (në anglisht). Munshiram Manoharlal Publishers. ISBN 978-81-215-0651-9.
- ^ The Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Ministria e Informacionit dhe Transmetimit të Indisë. fq. 192. ISBN 978-81-230-2265-9.
- ^ T. Raatan (nëntor 2003). Encyclopaedia of North-East India (në anglisht). Gyan Publishing House. fq. 143. ISBN 978-81-7835-068-4.
- ^ Golam Ashraf Khan Uzzal. "Proof of Bikrampur as the ancient capital of Bengal" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2011.
- ^ Chitta Ranjan Misra (2012). "Laksmanasena". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Abhijit Rajadhyaksha. "Kingdoms of South Asia – Indian Kingdom of Bengal" (në anglisht). Marrë më 30 dhjetor 2013.
- ^ a b A. M. Chowdhury (2012). "Vikramapura". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ M. A. Taher (2012). "Raja Ganesha". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Abul al-Fazl ibn Mubarak (1891). Ain-I-Akbari (në anglisht). Vëll. II. Përkthyer nga Henry Sullivan Jarrett. Asiatic Society of Bengal. fq. 151.
- ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Chand Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Kedar Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Salahuddin Ahmed (2004). Bangladesh (në anglisht). APH. fq. 64. ISBN 978-817648469-5. Marrë më 29 shtator 2015.
- ^ "Munshigonj District – Heritage Places – Maijpara Math". munshigonj.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2015. Marrë më 29 shtator 2015.
Bibliografia
Redakto- Abul al-Fazl ibn Mubarak (1891). Ain-I-Akbari (në anglisht). Vëll. II. Përkthyer nga Henry Sullivan Jarrett. Kalkuta: Asiatic Society of Bengal.
- Salahuddin Ahmed (2004). Bangladesh (në anglisht). APH. ISBN 978-817648469-5. Marrë më 29 shtator 2015.
- A. M. Chowdhury (2012). "Pala Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- A. M. Chowdhury (2012). "Vikramapura". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- A. M. Chowdhury (2012). "The Chandra Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Kanai Lal Hazra (1995). The Rise and Decline of Buddhism in India (në anglisht). Munshiram Manoharlal Publishers. ISBN 978-81-215-0651-9.
- Muazzam Hussain Khan (2012). "Chand Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Muazzam Hussain Khan (2012). "Kedar Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Huu Phuoc Le (2010). Buddhist Architecture (në anglisht). Grafikol. ISBN 978-0-9844043-0-8.
- Roma Chatterjee, red. (2015) [1975]. The Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Ministria e Informacionit dhe Transmetimit të Indisë. ISBN 978-81-230-2265-9.
- Chitta Ranjan Misra (2012). "Laksmanasena". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- T. Raatan (nëntor 2003). Encyclopaedia of North-East India (në anglisht). Gyan Publishing House. ISBN 978-81-7835-068-4.
- Ahmad Sajid (4 tetor 2014). Know Your India: Turn a New Page to Write Nationalism (në anglisht). Vij Books India Pvt Ltd. ISBN 978-93-84318-68-0.
- David Scott (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen (në anglisht). 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172.
- M. A. Taher (2012). "Raja Ganesha". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.