Presidenca e Bengalit Kolonial
Presidenca e Bengalit Kolonial, zyrtarisht e emërtuar Presidenca e Fortesës William në Bengal, më vonë Provinca e Bengalit, ishte më e madhja e tre presidencave të Indisë Britanike gjatë Sundimit të Kompanisë dhe më vonë një provincë e Indisë.[5] Në kulmin e shtrirjes së saj territoriale, ajo mbulonte pjesë të asaj që tani është Azia Jugore dhe Azia Juglindore. Vetë Bengali mbulonte rajonin etno-linguistik të që përfshin Bangladeshin e sotmë dhe shtetin indian të Bengalit Perëndimor). Kalkuta, qyteti që u zhvillua përreth Fortesës William, qe kryeqyteti i Presidencës së Bengalit. Për shumë vite, guvernatori i Bengalit qe njëkohësisht edhe guvernatori i përgjithshëm i Indisë dhe Kalkuta kryeqytetin e saj deri në vitin 1911.
Presidenca e Fortesës William në Bengal (1699–1935)[1] Provinca e Bengalit (1935–1947)[2] | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Presidencë e Indisë Britanike | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shtrirja e Presidencës së Bengalit në kulmin e saj në vitin 1853 në të gjelbër dhe pjesa tjetër e Indisë Britanike në gri. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Qendra | Kalkuta | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sipërfaqja | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• Coordinates | 22°33′58″N 88°20′47″E / 22.5660°N 88.3464°E | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Popullsia | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• 1770 | 30,000,000[3] | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Historia | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Guvernatorë | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• 1699–1701 (i pari) | Sir Charles Eyre | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• 1946–1947 (i fundit) | Sir Frederick Burrows | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeminstra | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• 1937–1943 (i pari) | A. K. Fazlul Huq | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• 1946–1947 (i fundit) | H. S. Suhrawardy | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Legjislatura | Legjislatura e Bengalit | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• Dhoma e Lartë | Këshilli Legjislativ i Bengalit (1862–1947) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• Dhoma e Ulët | Asambleja Legjislative e Bengalit (1935–1947) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Historia | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• Leja Mogule për të tregtuar në subahun e Bengalit | 1612 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• Beteja e Plasejit[4] | 1757 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
• Ndarja e Bengalit gjatë Ndarjes së Indisë | 1947 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sot pjesë e | Bangladeshi India Pakistani Birmania Malajzia | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenca e Bengalit doli nga qendrat e tregtimit të vendosura në provincën e Bengalit (Bengal Subah) gjatë sundimit të perandorit Xhahangir në vitin 1612. Kompania e Indisë Lindore (The East India Company, EIC), një monopol britanik me një Kartë Mbretërore, konkuronte me kompanitë e tjera europiane për të fituar ndikim në Bengal. Në vitin 1757 dhe 1764, Kompania mundi navabin e Bengalit, që vepronte nën sovranitetin mogul, në Betejën e Plasejit dhe Betejën e Buksarit, duke e vënë atë nën ndikimin britanik. Në vitin 1765, perandori Shah Alam II ia dha të drejtat e mbledhjes së të ardhurave mbi Bengalin Kompanisë dhe të drejtat gjyqësore në vitin 1793. Pas kësaj, provinca e Bengalit më vonë u bashkua me Presidencën e Fortesës William, por nën suzerenitetin e perandorit deri në vitin 1835.[6]
Në vitin 1836, territoret e epërme të Presidencës së Bengalit u organizuan në divizionin e Agrës ose Provincat Veri-Perëndimore dhe u administruan nga një zëvendës-guvernator brenda presidencës. Territoret e poshtme u organizuan në divizionin e Bengalit dhe u vendosën nën drejtimin e zëvendës-guvernatorit ashtu si në vitin 1853. Zyra e guvernatorit të presidencës u shfuqizua dhe presidenca ekzistoi vetëm si një entitet nominal nën qeverisjen e dyfishtë të dy zëvendës-guvernatorëve në Agra dhe Kalkuta. Në vitin 1887, divizioni i Agrës u nda nga presidenca dhe u bashkua me provincën e Udhit, duke e përfunduar qeverisjen e dyfishtë. Në vitin 1912, guvernatori u rikthye. Në fillim të shekullit të XX, Bengali u kthye në një pikë të nxehtë të Lëvizjes për Pavarësinë Indiane dhe Rilindjes Bengaleze,[7] ashtu si dhe arësimit, politikës, ligjit, shkencës dhe arteve. Përfshinte qytetin më të madh në Indi dhe qytetin e dytë më të madh në Perandorinë Britanike.[8]
Në kulmin e shtrirjes territoriale të saj, në mesin e shekullin e XIX, Presidenca e Bengalit shtrihej nga Kalimi Khajber deri në Singapor.[9][10] Në vitin 1853, Panxhabi u nda nga presidenca në një provincë të re. Në vitin 1861, Territoret Saugor dhe Nerbuda të Provincave Veri-Perëndimore (që atëherë ishte një ndarje e Presidencës së Bengalit) u ndanë nga presidenca dhe u bashkuan me Provincën e Nagpurit për të krijuar Provincat Qëndrore. Në vitin 1871, Axhmeri dhe Mervara që gjithashtu administroheshin si pjesë e Provincave Veri-Perëndimore, u ndanë nga presidenca për të formuar Provincën Axhmer-Mervara. Në vitin 1874, Asami u nda nga Bengali.[11] Në vitin 1862, Burma u kthyle në një provincë të veëantë. Ngulimet e Ngushticave u bënë koloni të kurorës në vitin 1867.[12] Në vitin 1877, Provincat Veri-Perëndimore më në fund u ndanë nga Bengali duke u bashkuar me Udhin. Kështu, në vitin 1877, Presidenca e Bengalit përfshinte vetëm Biharin, Xharkandin, Orissan dhe Bengalin. Në vitin 1905, Ndarja e Parë e Bengalit rezultoi në provincën jetë-shkurtër të Bengalit Lindore dhe Asamit, që funksionoi bashkë me Presidencën e Bengalit. Në vitin 1912, provinca u bashkua prapë me Presidencën e Bengalit, ndërsa Bihari dhe Orisa u kthyen në një provincë të veçantë.
Në vitin 1862, Këshilli Legjislativ i Bengalit u bë legjislatura e parë e Indisë Britanike me përfaqësimin e banorëve vendas, pas një peticioni nga Shoqëria Britaniko-Indiane e Kalkutës.[13][14] Si pjesë e përpjekjeve drejt home rule, Akti i Qeversjes së Indisë në 1935 krijoi një legjislaturë me dy dhoma, me Asamblenë Legjislative të Bengalit që u bë asambleja më e madhe provinciale në Indi në vitin 1937. Zyra e Kryeministrit të Bengalit u krijua si pjesë e autonomisë në rritje vendore. Pas zgjedhjeve të vitit 1946, ndarja në rritje mes hinduve dhe myslimanëve përgjatë Indisë e detyroi Asamblenë e Bengalit të vendos për ndajen, megjithë thirrjet për një Bengal të Bashkuar. Ndarja e Indisë Britanike në vitin 1947 rezultoi në ndarjen e dytë të Bengalit mbi baza fetare në Bengalin Lindor (Bangladeshi i tanishëm) pjesë të Pakistanit dhe Bengalin Perëndimor pjesë të Indisë së tanishme.
Historia
RedaktoSfondi
RedaktoNë vitin 1599, u nxor një Kartë Mbretërore nga Elizabeta I që lejonte krijimin e një kompanie tregtare në Londër me qëllim që të tregtonte me Inditë Lindore. Drejtimi i kompanisë u vendos në duart e një guvernatori dhe një Oborri Drejtorash prej 24 anëtarësh. Korporata u bë e njohur si "Honourable East India Company" (HEIC). Ajo u bë korporata më e fuqishme e kohës së saj, me zotërimin e mbi gjysmës së tregtisë botërore. Edmund Burke e përshkroi kompaninë si "një shtet me pamjen e një tregtari".[15] Ajo u përshkrua si një "shtet brenda një shteti" dhe madje "një perandori brenda një perandorie".[16] Kompanisë iu dha monopoli mbi tregtinë britanike në Oqeanin Indian.[17]
Në vitin 1608, perandori mogul Xhahangir e lejoi Kompaninë Angleze të Indisë Lindore të krijonte një qendër të vogël tregtimi në bregun perëndimor të Indisë. Kjo u ndoq në vitin 1611 nga një empor tregtimi në Bregun e Koromandelit në Indinë Jugore dhe në vitin 1612 ajo ju bashkua kompanive të tjera tregtare europiane për të tregtuar në provincën e pasur mogule të Bengalit (Bengal Subah) në lindje.[18] Megjithatë, pushteti i Perandorisë Mogule ra duke nisur nga viti 1707, pasi navabi i Bengalit në Murshidabad u bë financiarisht i pavarur me ndihmën e bankierëve si Xhagat Sethi. Navabët filluan të hynin në traktate me kompani të shumta europiane, duke si Kompania Franceze e Indisë Lindore, Kompania Hollandeze e Indisë Lindore dhe Kompania Daneze e Indisë Lindore.
Oborri mogul në Delhi u dobësua nga pushtimi i Nader Shahut nga Persia (1739) dhe pushtimi i Ahmed Shah Durranit nga Afganistani (1761). Ndërsa provinca e Bengalit vuajti një dekadë sulmesh nga Konfederata Maratha, nëpërmjet bandave të kalorësisë së lehtë bargir-giri, për ta plaçkitur territorin, midis viteve 1741 dhe 1751.[19] Në vitin 1742 Kompania zgjodhi të shpenzonte 25 mijë rupi në ndërtimin e një hendeku maratha 3 km (1.9 mi) përreth Kalkutës, për të mbrojtur infrastrukturën e saj nga sulmuesit.[20] Navabi i Bengalit më vonë nënshkroi një traktat paqeje me marathët në vitin 1751 duke ceduar Orisën dhe paguar 1.2 milionë rupi në vit si tribut i një të katërtës së prodhimit (çauth). Navabi i Bengalit pagoi gjithashtu 3.2 milionë rupi ndaj marathëve, për vonimin e tributit të vitit paraardhës.[21]
Në qershor 1756 empori i kompanisë në Kosimbazar[22] Dhe Kalkuta u rrethuan dhe u zaptuan me forcat e navabit të Bengalit, duke konfiskuar mallrat, thesarin dhe armët e Kompanisë.[23] Kalkuta u riemërtua Alinagar në nder të paraardhësit të Siraxh ud-Daulah. Një forcë e Kompanisë, e drejtuar nga Watson dhe Robert Clive, e rimorën Fortesën Willim në janar 1757, duke e detyruar navabin Siraxh ud-Daulah të nënshkruante Traktatin e Alinagarit, që rivendoste të drejtat e Kompanisë për të tregtuar në Bengal dhe për të fortifikuar Fortesën Willim. Paralelisht Robert Clive konspiroi me Xhagat Sethit, Omiçandin dhe Mir Xhafarin për të vendosur më vonë këtë të fundit në fronin e Bengalit, një plan që ata do ta zbatonin në qershor të vitit 1757.[24]
Fitoret e Kompanisë së Indive Lindore në Betejën e Plasejit (1757) dhe Betejën e Buksarit (prapë kundër navabëve të Bengalit dhe Udhit në vitin 1764) çuan në shfuqizimin e sundimit vendor të nizamatit në Bengal në vitin 1793. Kompania filloi ti zgjeronte gradualisht territoret e saj përgjatë Indisë dhe Azisë Juglindore.[25] Nga mesi i shekullit të XIX, Kompania e Indive Lindore ishte bërë fuqia politike dhe ushtarake mbizotëruese në Nënkontinentin Indian. Territori i saj mbahej në kujdestari për Kurorën Britanike.[26] Kompania gjithashtu nxori monedha në emër të perandorit nominal mogul (që në vitin 1857 u dërgua në ekzil).
Ndryshimet administrative dhe vendbanimi permanent
RedaktoNën drejtimin e Warren Hastings, u konsolidua sundimi britanik mbi Bengalin, me kthimin e zonës së tregtimit në një territor të pushtuar nën qeverisjen ushtarako-civile, ndërsa formimi i një sistemi të rregulluar legjislacioni u vu nën drejtimin e John Shore, Baroni i I-rë Teignmouth. Duke vepruar nëpërmjet Lord Cornwallis, guvernatori i përgjithshëm i kohës, ai saktësoi dhe përcaktoi të drejtat e zotëruesve të tokave mbi to. Këta zotërues tokash nën sistemin e mëparshëm kishin filluar, në pjesën më të madhe, si mbledhës të të ardhurave, që gradualisht fituan disa të drejta të parashkruara gati si pronarë të tokave të lëna atyre në nga qeveria. Në vitin 1793 Lord Cornwallis i shpalli të drejtat e tyre të përheshme dhe tokat e Bengalit ua dha pothuajse-pronarëve të mëparshëm të quajtur nga vendasit si zamindarë, me kushtin e pagimit të një takse fikse mbi tokën. Ky legjislacion është i njohur si Vendbanimi Permanent i të Ardhurave të Tokës. U hartua për të "futur" idenë e të drejtës së pronësisë në Indi, dhe për të nxitur një treg toke. Synimi i parë keqkuptonte natyrën e zotërimit të tokave në Indi, ndërsa i dyti qe një dështim i plotë.
Cornwallis Code, ndërsa përcaktonte të drejtat e zotëruesve, dështoi tu jepte njohjen e duhur të të drejtave të nën-qiramarrësit dhe kultivuesit. Kjo mbeti një problem serioz për periudhën e Sundimit Britanik, pasi në të gjithë Presidencën e Bengalit rajatë (bujqit pa tokë) e gjetën veten e tyre të shtypur nga zamindarët që mblidhnin të ardhurat e tokës, që e dinin se ëdo rupi që ata mund të shtrydhnin nga bujqit e tyre dhe dhe mbi të ardhurat fikse e kërkuar nga qeveria përfaqësonte fitim neto. Për më tepër, Vendbanimi Permanent nuk vinte në llogari inflacionin, që donte të thoshte se vlera e të ardhurave për qeverinë ra vit pas viti, ndërsa barra e rëndë mbi bujqit u rrit jo më pak. Kjo hartua në fillim të shekullit të XIX nëpërmjet skemave detyruese për kultivimin e opiumit dhe indigos, i pari nga shteti, ndërsa e dyta nga kultivuesit britanikë. Bujqit detyroheshin të mbillnin një sipërfaqe të caktuar prej këtyre kulturave, që pastaj bliheshin nën ëmimin e tregut për eksport. Kjo e shtoi shumë varfërinë rurale.
Aktet e Qeverisjes së Indisë në 1833 dhe 1853
RedaktoNë vitin 1833, Parlamenti Britanik nxori Aktin e Qeverisjes së Indisë në 1833, duke i shfuqizuar të drejtat e monopolit të Kompanisë dhe kthimi i saj në një trupë të thjeshtë qeverisëse të territoreve të saj në Indi në emër të Kurorës Britanike. Akti lehtësonte guvernatorin në këshillat e Bombeit dhe Madrasit nga detyrat e tyre legjislative dhe konsolidonte të gjitha funksionet legjislative të guvernatorit të përgjithshëm në Këshillin e Indisë në Kalkuta dhe krijonte një qeveri supreme të Indisë në Kalkuta me zyrat e guvernatorit të përgjithshëm të Indisë që zëvendësonin guvernatorin e përgjithshëm të Fortesës William. Akti krijoi gjithashtu, për formimin e një Presidence të Agrës me guvernatorin e saj në këshill nga territoret e ceduara dhe pushtuara të Presidencës së Fortesës William dhe gjithashtu kërkonte ti ndante funksionet e Presidencës së Fortesës William nga qeveria e Indisë dhe guvernatori i përgjithshëm i Indisë në këshill. Kjo, gjithësesi, nuk u zbatua kurr plotësisht, por u krijua një tjetër Akt i Parlamentit në 1835 duke krijuar Provincat Veri-Perëndimore me një zëvendës guvernator në Agra dhe gjithashtu mundësoi krijimin e një organizimi të ngjashëm me një zëvendës guvernator të Bengalit. Të katërta provincat, d.m.th., Provincat Veri-Perëndimore, Presidenca e Bengalit, Presidenca e Madrasit dhe Presidenca e Bombeit ishin të barabarta në status dhe të pavarura nga njëra-tjetra, të varura vetëm nga qeveria e Indisë.[27] Pushtimet e reja në Panxhab (1849), Burma (1826) dhe Udh (1856) u konstituan si Provinca të Kryekomisionerit të administruara drejtpërdrejt nga Qeveria e Indisë. Akti i Qeverisë së Indisë në 1853 më në fund caktoi një zëvendës guvernator për Bengalin, që deri atëherë kishte qenë administruar nga guvernatori i përgjithshëm i Indisë. Akti caktoi gjithashtu zëvendës guvernatorë për Panxhabin dhe Burmën. Ushtria e Bengalit dhe Shërbimi Civil i Bengalit vijuan të funksiononin edhe te tre zëvendës guvernatorët, megjithatë ata ishin nën kontrollin e Qeverisë së Indisë në vend të Qeverisë së Bengalit. Shërbimi Civil i Bengalit u bashkua në Shërbimin Civil të Indisë më vonë bashkë me dy shërbimet e tejra civile dhe Ushtria e Bengalit në fund u përzie në Ushtrinë e re Britaniko-Indiane në 1904–5, pas një përpjekje të gjatë për reformimin e saj mes Lord Kitchener, shefi i shtabit dhe Lord Curzon, nën-mbreti.
Vendbanimet e Ngushticave
RedaktoNë vitin 1830, Vendbanimet Britanike të Ngushticave në bregun e Ngushticës së Malakës, u bënë rezidenca e Presidencës së Bengalit në Kalkuta. Zona ndërkohë përfshinte Ishullin Princi i Uellsit dhe Provincën Wellesley, ashtu si dhe portet e Malakës dhe Singaporit.[12] Nën administrimin e Kompanisë së Indive Lindore, vendbanime u përdorën si ngulim penal për të burgosurit civilë dhe ushtarakë indianë,[28] duke u dhënë atyre titullin e "Gjiret Botanike të Indisë".[29] Vitet 1852 dhe 1853 përjetuan kryengritje të vogla nga të dënuarit në Singapor dhe Penang.[30] Të zemëruar me Kompaninë e Indisë Lindore, në vitin 1857 popullsia europiane e vendbanimeve dërgoi një peticion në Parlamentin Britanik[31] duke kërkuar sundimin e drejtpërdrejtë.
Periudha Viktoriane
RedaktoNë vitin 1859, nën termat e Shpalljes së Mbretëreshës të nxierë nga mbretëresha Viktoria, Presidenca e Bengalit, bashkë me pjesën tjetër të Indisë Britanike, u vunë nën sundimin e drejtpërdrejtë të Kurorës Britanike.[32]
Ndarja e Bengalit në 1905
RedaktoNdarja e provincës së madhe të Bengalit, që u vendos nga Lord Curzon dhe Kajan Udin Ahmet, kryesekretari i Bengalit u vu në zbatim në tetor 1905. Divizionet e Chittagongut, Dhakës dhe Rajshahit, distrikti i Maldës dhe shtetet e Tripurës, Sylhetit dhe Komillës u zhvendosën nga Bengali në një provincë të re, Bengal Lindor dhe Asami; pesë shtetet hindi-folëse të Çota Nagpurit, përkatësisht Çangbhakari, Korija, Surguxha, Udaipuri dhe Xhashpuri, u zhvendosën nga Bengal në Provincat Qëndrore; dhe shteti i Sambalpurit dhe pesë shtete orija të Bamras, Rairakholit, Sonepurit, Patnës dhe Kalahandit u zhvendosën nga Provincat Qëndrore në Bengal.
Provinca e mbetur e Bengalit në këtë mënyrë përbëhej nga tridhjetë e tre distriktet e Burdvanit, Birbhumit, Bankurës, Midnapurit, Hughlit, Hovrahut, Njëzet e katër Parganave, Kalkutas, Nadias, Murshidabadit, Xhesores, Khulnës, Patnas, Gajas, Shahabadit, Saranit, Çamparanit, Muzafarpurit, Darbhangës, Monghirit, Bhagalpurit, Purneas, Parganat Santhal, Kutakut, Balasores, Angulit dhe Kandhmalit, Purit, Sambalpurit, Singhbhumit, Hazaribaghut, Rançit, Palamaut dhe Manbhumit. Shtetet princërore të Sikkimit dhe shtetet tributare të Odishës dhe Çhota Nagpurit nuk ishin pjesë e Bengalit, por marrëdhëniet britanike me ta menaxhoheshin nga qeveria e tij.
Akti i Këshillave Indianë të 1909-it i zgjeroi këshillat legjislativë të Provincave të Bengalit dhe "Bengalit Lindor dhe Asamit" për të përfshirë 50 anëtarë të emëruar dhe të zgjedhur, përveç tre anëtarëve Latin: ex officio nga këshilli ekzekutiv.[33]
Këshilli Legjislativ i Bengalit përfshinte 22 anëtarë të emëruar, nga të cilët jo më shumë se 17 mund të ishin zyrtarë, dhe dy ekspertë të emëruar. Nga 26 anëtarët e zgjedhur, një zgjidhej nga Korporata e Kalkutës, gjashtë nga bashkitë, gjashtë nga bordet e distrikteve, një nga Universiteti i Kalkutës, pesë nga pronarët e tokave, katër nga myslimanët, dy nga Dhoma e Tregtisë së Bengalit dhe një nga Shoqëria e Tregtisë së Kalkutës. Këshilli Legjislativ i Bengalit Lindor dhe Asamit përfshinte 22 anëtarë të emëruar, nga të cilët jo më shumë sesa 17 ishin zyrtarë dhe një që përfaqësonte tregtinë indiane, dhe dy të ekspertë të emëruar. Nga 18 anëtarët e zgjedhur, tre zgjidheshin nga bashkitë, pesë nga bordet e distrikteve dhe ato vendore, dy nga pronarët e tokave, katër nga myslimanët, dy nga interesat e ëajës, një nga interesat e jutes dhe një nga komisionerët e Portit të Chittagongut.[34]
Ndarja e Bengalit rezultoi tepër kundërthënëse, pasi shkaktoi një Bengal Perëndimor gjerësisht hindu dhe një Bengal Lindor gjerësisht mysliman. Ndarja u ndoq nga turbullira serioze popullore, pjesërisht në baza se kjo ishte një pjesë e politikës cinike përëa dhe sundo dhe pjesërisht se popullsia e Bengalit, qendra e interesave dhe zhvillimit të tyre ishte Kalkuta, tani do të ndahej nën dy qeverisje, në vend që të ishte e përqëndruar dhe numerikisht e mbizotëruar nga njëra, ndërsa pjesa më e madhe do të ishte në një ndarje të re. Në vitet 1906–1909 turbullirat u shtuan në një shtrirje të madhe, duke kërkuar vëmendje të veëantë nga Qeveria Indiane dhe ajo vendore, gjë që ëoi në vendimin e vitit 1911 për ta anulluar.
Riorganizimi i Bengalit, 1912
RedaktoNë Delhi Durbar në 12 dhjetor 1911, perandori Xhorxhi V shpalli zhvendosjen e selisë së Qeverisë së Indisë nga Kalkuta në Delhi, ribashkimin e pesë divizioneve me shumicë bengaleze në një provincë të bashkuar të Bengalit nën një guvernator, krijimin e një Province të re të Biharit dhe Orisës nën një zëvendës guvernator dhe Provinca e Asamit do të rikonstituohej nën një kryekomisioner. Në 21 mars 1912 Thomas Gibson-Carmichael u caktua guvernator i Bengalit. Në 22 mars provincat e Bengalit, Biharit dhe Orisës dhe Asamit u konstituan.[35]
Akti i Qeverisë së Indisë së 1919-ës e rriti numrin e anëtarëve të emëruar dhe të zgjedhur të Këshillit Legjislativ nga 50 në 125, dhe e drejta e votimit u zgjerua.[36] Në vitin 1936, Bihari dhe Orissa u bënë provinca të veëanta. Bengali mbeti në kufijtë e tij të vitit 1912 deri në pavarësinë e 1947-ës, kur ai u nda prapë këtë herë mes shtetit Indisë dhe Pakistanit.
Ndarja e Bengalit në vitin 1947
RedaktoNë 8 maj 1947, nënmbreti Earl Mountbatten e njoftoi Qeverinë Britanike me një plan të ri ndarjeje që bënte një përjashtim për Bengalin. Ishte provinca e vetme që do të lejohej të mbetej e pavarur nëse ajo do të zgjidhte të bëhej kështu. Më 23 maj, takimi i Kabinetit Britanik gjithashtu shpresonte se Bengali do të mbetej i bashkuar. Kryeministri Britanik Clement Attlee informoi ambasadorin amerikan në Mbretërinë e Bashkuar më 2 qershor 1947 se kishte një "mundësi të qartë që Bengali mund të vendoste kundër ndarjes dhe kundër bashkimit me Indinë ose Pakistanin".[37] Në 6 korrik 1947, referendumi i Sylhetit dha një mandat që divizioni i Sylhetit të ri-bashkohej me Bengalin. Megjithatë, udhëheqësit nacionalistë hindu në Bengalin Perëndimor dhe udhëheqësit myslimanë konservatorë të Bengalit Lindor ishin kundër planit.
Në 20 qershor 1947, Asambleja Legjislative e Bengalit ra dakord të votonte mbi planet e ndarjes. Në sesionin paraprak të bashkuar, asembleja vendosi me 126 vota me 90 që nëse mbetej i bashkuar ai do ti bashkohej Asamblesë së Konstituese të Pakistanit. Më vonë, një takim i veëuar i anëtarëve të asamblesë nga Bengali Perëndimor vendosi me 58 vota me 21 që provinca duhet të ndahej dhe Bengali Perëndimor duhet të bashkohej me Asamblenë Konstituese të Indisë. Në një tjetër mbledhje të ndarë të anëtarëve të asamblesë nga Bengali Lindor, u vendos me 106 vota kundër 35 se provinca nuk duhet të ndahej dhe 107 vota kundër 34 se në rast ndarjeje, Bengali Lindor duhet ti bashkohej Pakistanit.[38] Nuk pati votime për propozimin për pavarësinë e Bengalit të Bashkuar.
Qeverisja
RedaktoFillimish, Bengali ishte nën administrimin e Kompanisë Britanike të Indisë Lindore, që caktonte agjentët kryesorë, presidentët, guvernatorët, zëvendës guvernatorët në Fortesën William. Për një kohë të gjatë, guvernatori i Bengalit ishte njëkohësisht guvernatori i përgjithshëm i Indisë. Kompania e Indisë Lindore e mbajti kontrollin me ushtritë e saj private dhe makinerinë e saj administrative. Gjithësesi, Kompania e Indisë Lindore ishte një entitet pothuajse-zyrtar, duke pas marrë Kartën Mbretërore nga mbretëresha Elizabeta I në vitin 1600. Rrebelimi Indian i vitit 1857 bëri që Qeveria Britanike të merrte kontrollin e drejtpërdrejtë të administrimit të Indisë nën Aktin e Qeverisjes së Indisë të 1858-ës. Kreu i shtetit u bë monarku britanik, që iu dha edhe titulli Perandor /Perandoresh e Indisë. Monarku përfaqësohej nga një nën-mbret. Nënmbreti i Indisë ishte i vendosur në Presidencën e Bengalit deri në vitin 1911. Sekretari i Shtetit për Indinë ishte gjithashtu një zyrtar i rëndësishëm. Shërbimi Civil i Bengalit menaxhonte qeverisjen provinciale. Studiuesit modernë e konsiderojnë sistemin kolonian si një autoritarizëm burokratik.[39]
Këshillat ekzekutiv
RedaktoTë krijuar me Aktin e Kartës së 1833-it, Guvernatori i Përgjithshëm në Këshill ishte i varur nga Gjykata e Drejtorëve të Kompanisë së Indisë Lindore dhe Kurora Britanike. Guvernatori i Përgjithshëm në Këshill në Fortesën William kishte kompetenca legjislative, si ndalimi i persishtes si një gjuhë zyrtare nën Aktin nr. XXIX të vitit 1837 të kaluar nga presidenti i Këshillit të Indisë në Këshill më 20 nëntor 1837.
Drejtësia
RedaktoGjykata e Lartë e Kalkutës u krijua në vitin 1862. Ndërtesa u projektua mbi modelin e "Ypres Cloth Hall" në Belgjikë. Ndërtesa e Gjykatës së Lartë të Dhakës u ndërtua gjatë fillimit të shekullit të XX, me elemente të një panteoni roman. Gjykatat e distrikteve u krijuan në të gjitha qendrat e distrikteve të Presidencës së Bengalit. Në nivelin e distriktit, kolektorët e taksave dhe zyrtarët e të ardhurave vepronin me pushtetin e magjistratëve. Në vitin 1829, pushteti magjisterial iu dha të gjithë zyrtarëve të mbledhjes së taksave dhe të të ardhurave. Kundërthëniet në lidhje me mungesën e ndarjes së pushteteve vazhduan deri në vitin 1921.[40]
Këshilli Legjislativ i Bengalit (1862–1947)
RedaktoQeveria Britanike filloi të caktonte këshillat legjisaltivë nën Aktin e Këshillave Indianë të 1861-it. Këshilli Legjislativ i Bengalit u krijua në vitin 1862. Ai ishte një nga këshillat më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm legjislativë në Indisë Britanike. Përgjatë viteve, pushteti i këshillave u zgjerua gradualisht nga një rol këshillues në një debatues i politikave të qeverisë dhe organ ligjvënës. Nën Aktin e Qeverisë Indiane të 1935-së, këshili u bë dhoma e lartë e legjislaturës së Bengalit.
Dy-pushtetshmëria (1920–1937)
RedaktoReformat Montagu–Chelmsford të Indisë Britanike të 1919-ës, u vunë në zbatim në vitin 1921, duke e zgjeruar Këshillin Legjislativ të Bengalit në 140 anëtarë për të përfshirë më shumë anëtarë indianë të zgjedhur. Reformat futën gjithasthu parimin e dyarkisë, ku disa përgjegjësi si bujqësia, shëndetësia, arsimi dhe qeverisja vendore, u kaluan te ministrat e zgjedhur. Megjithatë, portofolet e rëndësishme si financa, policia dhe vaditja u rezervuan për anëtarët e këshillit ekzekutiv të guvernatorit. Disa nga ministrat e shquar ishin Surendranath Banerxhi (ministër i Vetqeverisjes Vendore dhe Shëndetit Publik 1921–1923), Sir Provash Çunder Miter (ministër i Arsimit 1921–1924, i Vetqeverisjes Vendore, Shëndetit Publik, Bujqësisë dhe Punëve Publike 1927–1928), navab Sajid Ali Çaudhuri (i Bujqësisë dhe Punëve Publike) dhe A. K. Fazlul Huk (i Arsimit 1924). Bhupendra Nath Bose dhe Sir Abdur Rahim ishin anëtarë ekzekutiv në këshillin e guvernatorit.[41]
Asambleja Legjislative e Bengalit (1935–1947)
RedaktoAkti i Qeverisë së Indisë së 1935-ës krijonte Asamblenë Legjislative të Bengalit si dhoma e ulët e legjislaturës së Bengalit. Ajo kishte 250 anëtarë, ku shumica e anëtarëve zgjidheshin ose nga elektorati i përgjithshëm ose nga elektorati mysliman. Ndërsa anëtarët e tjerë emëroheshin. Elektorati i ndarë i myslimanëve nga elektorati i përgjithshëm ishte tepër kundërthënës. Kryeministri i Bengalit ishte një anëtar i asamblesë.
Në zgjedhjet provinciale të vitit 1937, Kongresi Kombëtar Indian doli si partia më e madhe, por i duheshin edhe pak vota për të pasur shumicën absolute. Partia e dytë më e madhe ishte Lidhja Provinciale Myslimane e Bengalit, e ndjekur nga afër në vendin e tretë nga Krishak Praxha Parti (KPP). Pasi bisedimet mes Kongresit dhe KPP-së dështuan, Lidhja Myslimane dhe KPP-ja formuan një qeveri koalicioni.[42] A. K. Fazlul Huk, një themelues i Lidhjes Provinciale Myslimane të Bengalit, që më vonë u largua për të formuar Krishak Praxha Parti, u zgjodh udhëheqës parlamentar dhe kryeministër. Huk ndoqi një politikë të unitetit hindu–mysliman. Kabineti i tij përfshinte figurat kryesore hindu dhe myslimane, që përfshinin Nalini Ranxhan Sarkarin (financat), Bixhoj Prasad Singha Rojin (të ardhurat), Maharaxha Srish Çandra Nandi (kominikimi dhe punët publike), Prasana Deb Raikut (Pyjet dhe eksporteve), Mukunda Behari Malik (kreditë e kooperativave dhe huamarrjes rurale), Sir Khvaxha Nazimudini (i brendshëm), Navab Kvaxha Habibullahu (bujqësia dhe industria), Husejn Shahid Suhravardi (tregtia dhe puna), Musharraf Husain (i drejtësisë dhe çështjeve legjislative) dhe Sajed Nausher Ali (i shëndetit publik dhe vetqeverisjes vendore).[43] Huk promovoi reformat financiare dhe të tokës me Aktin e Borxheve Bujqësore të Bengalit (1938), Aktin e Huadhënësve (1938) dhe Aktin e Dhënies së Tokës me Qira të Bengalit (amendament, 1938). Ai futi Faturën e Arësimit Fillor për ta bërë arësimin fillor falas dhe të detyrueshëm. Ai krijoi shkolla si "Lady Brabourne College". Në vitin 1941, kryeministri Huk iu bashkua Këshillit të Mbrojtjes së Nënmbretit në mbështetje të Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Në një letër për guvernatorin John Herbert, Huku kërkonti rikrijimin e një Ushtrie të Bengalit. Ai shkruante "Dëshiroj që të lejoni formimin e një Ushtrie të Bengalit prej njëqind mijë bengalezë të rinj të përbërë nga hindu dhe myslimanë në një bazë pesëdhjetë me persëdhjetë. Ka një kërkesë këmbëngulëse që një hap i tillë të ndërmerret menjëherë dhe populli i Bengalit nuk do të jetë i kënaqur me ndonjë justifikim. Është një kërkesë kombëtare që duhet të pranohet menjëherë".[44] Huku mbështeti zbatimin e Rezolutës së Lahores së vitit 1940. Ai e parashikonte Bengalin si një nga "shtetet e pavarura" të vijëzuar nga rezoluta.
Kabineti i parë i Hukut u shpërbë pasi Lidhja Provinciale Myslimane e Bengalit (LPMB) u tërhoq ng qeveria e tij. Huku pastaj formoi një koalicion të dytë me Hindu Mahasabhan të drejtuar nga Sjama Prasad Mukherxhi. Ky kabinet u bë i njohur si Koalicioni Shjama-Huk.[43] Ai përfshinte Navab Bahabur Khvaxha Habibullahun, Khan Bahadur Abdul Karimin, Khan Bahadur Hashem Ali Khanin, Shamsudin Ahmedin, Shjama Prasad Mukherxhin, Santosh Kumar Bosen dhe Upendranath Barmanin. Qeveria e Hukut ra në vitin 1943 dhe në vazhdim u formuar një qeveri e LPMB-së nën drejtimin e Sir Kvaxha Nazimudinit si kryeministër. Mandati i Nazimudinit koinçidoi me Urinë e Bengalit të 1943-it. Qeveria e tij u zëvendësua nga sundimi i guvernatorit. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në 1946 u mbajtën zgjedhjet provinciale të Indisë në të cilat LPMB-ja fitoi një shumicë të madhe prej 113 vendesh në asamblenë prej 250 vende. Kështu u formua një qeveri nën drejtimin e Husejn Shahid Suhravardit.[45] Kryeministri Suhravardi vazhdoi me politikën e ndarjes së pushtetit mes hinduve dhe myslimanëve. Ai mbrojti gjithashtu një plan për një shtet sovran të Bengalit me një sistem politik multi-fetar. Prishja e unitetit hindu-mysliman përgjatë Indisë në vijim e pengoi ndarjen e pushtetit në Bengal. Dhuna fetare, që përfshinte revoltat Noakhali dhe revoltat e Ditës së Aksionit të Drejtpërdrejtë, kontribuoi në polarizimin e situatës. Kur Asambleja e Bengalit u mblodh për të votuar mbi ndarjen, shumica e ligjvënësve të Bengalit Perëndimor mbajnën një takim të veëuar dhe vendosën për ndarjen e provincës dhe bashkimin e Indinë. Shumica e ligjvënësve të Bengalit Lindor parapëlqenin Bengalin e Bashkuar.
Asambleja e Bengalit u nda në Asamblenë Legjislative të Bengalit Perëndimor dhe Asamblenë Legjislative të Bengalit Lindor gjatë Ndarjes së Indisë Britanike.
Liritë Civile
RedaktoNë Bengal u zbatua "common law" anglez. Legjislacioni vendor u vu në zbatim nga Këshilli Legjislativ dhe Asambleja Legjislative. Preçedentët ishin gjithashtu një burim i rëndësishëm legjislativ. Shumë ligje të vëna në zbatim në Bengalin Britanik janë akoma edhe sot në zbatim, duke përfshirë Kodin Penal Indian. Në vitin 1919, Akti Rowlatt i zgjeroi fuqitë në kohë lufte nën Aktin e Mbrojtjes së Indisë së 1915-ës, duke përfshirë arrestime arbitrare dhe gjyqe par juri. Liria e shtypit kufizohej na Akti Indian i Shtypit të 1910-ës. Akti i Grumbullimeve Rrebeluese të 1908-ës e pengonte lirinë e grumbullimit. Rregulli III i 1818-ës gjithashtu konsiderohej drakonian. Mbreti Xhorxhi V nxirte një amnisti mbretërore për të liruar të burgosurit politikë. Disa ligje drakoniane u shfuqizuan, duke përfshirë Aktin Rowlatt.[46] Megjithëse ishte një juridiksion i "common law", India Britanike nuk gëzonte të njëjtin nivel mbrojtjeje të lirive civile si në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1947 u adoptua Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut në 1948, që të drejtat e njeriut u përfshinë qartësisht në legjislacion.
Shtetet princërore
RedaktoShtetet princërore ishin principata autonome nën suzerenitetin e Kurorës Britanike në Indi. Fillimisht, Presidenca e Bengalit menaxhonte marrëdhëniet e Qeverisë Britanike me shumicën e shteteve princërore në veri të nënkontinentit, duke u shtrirë nga Xhamu dhe Kashmiri në veri deri te Manipuri në veri-lindje. Shpesh formohej një agjenci për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe shteteve princërore. Më e madhja e këtyre agjencive nën Presidencën e Bengalit dikur përfshinte "Rajputana Agency". Agjenci të tjera mbulonin shtetet tributare të Ëota Nagpurit dhe shtetet tributare të Orisës. Caktoheshin agjentë për tu marrë me krereët tribalë, si tre krerët tribalë të Traktit Kodrinor të Ëitagongut. Në kohën e ndarjes së Nënkontinentit Indian në vitin 1947, juridiksioni i "Agjencisë së Shteteve të Bengalit" përfshinte shtetin Kuë Bihar dhe atë Tiperah Kodrinore.
Mbretëritë Himalajase
RedaktoBengali ishte strategjikisht i rëndësishëm për rajonet himalajase të Nepalit, Tibetit, Butanit dhe Sikkimit. Lufta Anglo-Nepaleze mes Kompanisë së Indisë Lindore dhe Mbretërisë së Nepalit përfundoi me Traktatin e Sugaulit, që i dha fund zgjerimit territorial të Mbretërisë Gorkha. Traktati i Titalias u nënshkrua në vitin 1817 midis Kompanisë së Indisë Lindore dhe Mbretërisë së Sikimit për të vendosur Hegjemoninë Britanike mbi Sikimin. Lufta e Butanit në vitet 1860 bëri që Mbretëria e Butanit të humbiste kontrollin e Duarsit Bengalez ndaj Britanikëve. Ekspedita Britanike në Tibet u zhvillua midis viteve 1903 dhe 1904. Ajo rezultoi në Traktatin e Lhasas, që njihte supremacinë e Kinës Qing mbi Tibetin.
Marrëdhëniet me jashtë
RedaktoShtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të dërgonin përfaqësues në Fortesën Willim në shekullin e XVIII. Presidenti Xhorxh Uashington emëroi Benjamin Joy-in si konsullin e parë në Fortesën William në 19 nëntor 1792. Emërimi u mbështet nga Sekretari i Shtetit të kohës Thomas Jefferson dhe u aprovua nga Senati i Shteteve të Bashkuara më 21 nëntor 1792. Benjamin Joy mbërriti në Kalkuta në vitin 1794. Kompania e Indisë Lindore nuk e njohu atë si një konsull zyrtar, por e lejoi të ishte një agjent tregtar.[47] Konsullata e Përgjithshme Amerikane u vendos gjatë sundimit formal Britanik. Një agjenci konsullore për Chittagongun u krijua në vitet 1860. Shumë vende të tjera vendosën konsullata në Kalkuta.
Arsimi
RedaktoSundimi Britanik themeloi mjaft kolegjeve të arteve liberale në shumë distrikte të Bengalit. Gjatë Sundimit Britanik në Bengal pati vetëm dy universitete të mirëfillta, që përfshinin Universitetin e Kalkutës dhe Universitetin e Dhakës. Të dy universitetet ishin të përfaqësuar në Asamblenë Legjislative të Bengalit nën Aktin e Qeverisë së Indisë së 1935-ës.
Arsimi fillor ishte i detyrueshëm nën Aktet e Arsimimit të Detyrueshëm.[48] Megjithë përparimet domethënëse dhe shfaqjen e një klase të mesme të madhe të arsimuar, shumica e popullsisë nuk kishte akses të përshtatshëm në arsim. Disa nga shkollat kryesore përfshinin "Oriental Seminary" në Kalkuta, Shkolla e Mesme e Shën Gregorit në Dhaka, "Rajshahi Collegiate School" në Rajshahi dhe Chittagong Collegiate School" në Chittagong. Misionarët europian, filantropistët hindu dhe fisnikët myslimanë ishin promovues të rëndësishëm të arsimimit. Pakicat etnike ruajtën institucionet e tyre, si Shkolla Pogose e Armenëve.
Çdo distrikt i Bengalit kishte një shkollë distrikti, që ishte institucioni kryesor dytësor. Për shkak se Kalkuta ishte kryeqyteti kolonial, qyteti pati një përqëndrim të madh institucionesh arsimore. Ai ndiqej nga Dhaka, që shërbeu si kryeqytet provincial midis viteve 1905 dhe 1912. Në çdo distrikt të Bengalit u krijuan biblioteka nga qeveria koloniale dhe zamindarët. Në vitin 1854, u hapën katër biblioteka publike, që përfshinin “Bogra Woodburn Library", “Bibliotekën Publike të Rangpurit", “Bibliotekën Publike të Institutit të Xhesores” dhe “Bibliotekën Publike të Barisalit”. Northbrook Halli u krijua në vitin 1882 në nder të guvernatorit të përgjithshëm Lord Northbrook. Biblioteka të tjera të ndërtuara përfshijnë “Bibliotekën Publike të Viktorias”, “Natoren” (1901), “Bibliotekën Publike të Siraxhganxhit” (1882), “Bibliotekën Publike të Rajshahit” (1884), “Comilla Birchandra Library” (1885), “Bibliotekën Publike të Institutit Shah Makhdum”, Rajshahin (1891), “Bibliotekën Publike të Bashkisë së Noakhalit” (1896), “Prize Memorial Library”, Sylhet-in (1897), “Bibliotekën Publike Bashkiake të Çitagongut” (1904) dhe “Bibliotekën Kërkimore Varendra” (1910). Në vitin 1925, u krijua Shoqëria e Bibliotekare e Bengalit të Madh.[49]
Europianët luajtën një rol të rëndësishëm në modernizimin e e gjuhës bengaleze. Libri i parë i Gramatikës Bengaleze u hartua nga një misionar portugez.[50] Anglishtja ishte gjuha zyrtare. Përdorimi i persishtes si një gjuhë zyrtare u ndërpre nga Akti nr. XXIX i 1837-ës i kaluar nga presidenti Këshillit të Indisë në Këshill në 20 nëntor 1837. Megjithatë, persishtja vijoi të përdorej në disa institucione. Mjaft institucione kishin fakultete sanskritisht dhe arabisht.[51]
Në vazhdim jepet një listë e kolegjeve, universiteteve dhe shoqërive arësimore më të shquara në Presidencën e Bengalit.
- Shoqëria Aziatike
- Kolegji i Kishës Skoceze
- Kolegji i Presidencës
- Kolegji i Fortesës William
- Kolegji i Inxhinierisë Civile të Kalkutës
- Kolegji Qytetar i Kalkutës
- Kolegji Mjekësor i Kalkutës
- Universiteti i Kalkutës
- Kolegji i Dhakës
- Kolegji Mjekësor i Dhakës
- Shkolla e Inxhinierisë Ahsanullah
- Universiteti i Dhakës
- Kolegji i Çitagongut
- Kolegji i Raxhshahit
- Kolegji Braxhalal
- Kolegji Carmichael
- Kolegji Victoria
- Kolegji Bethune
- Kolegji Eden
- Kolegji Cotton
- Shkolla e Mjekësinë Tropikale e Kalkutës
- Instituti Bose
- Kolegji Serampore
- Kolegji Thomason i Inxhinierisë Civile
- Kolegji Ananda Mohan
- Universiteti Visva-Bharati
- Kolegji i Shën Ksavierit
- Shoqëria Indiane për Kultivimin e Shkencës
- Kolegji Sanskrit
- “Calcutta Madrasa"
- Akademia e Arteve të Bukura
- Shoqata Indiane e Kongresit të Shkencave
- Shoqëria Agro-Hortikulturore e Indisë
- Shqyrtimi Gjeologjik i Indisë
- Shqyrtimi Botanik i Indisë
- Shoqëria Metematike e Kalkutës
- Shqyrtimi Arkeologjik i Indisë
- Shqyrtimi Antropologjik i Indisë
- Kolegji Raxhendra
Ekonomia
RedaktoBengali Mogul ishte një eksportues i rëndësishëm i mëndafshit të papërpunuar, pambukut dhe orizit.[52] Me ekonominë e tij proto-industriale, Bengali kontribuoi në Revolucionin e parë Industrial në Britani (veëanërisht në manifakturën tekstile gjatë revolucionit industrial). Pas vitit 1757, Bengali u vendos nën sundimin e kompanisë (që ëoi në ëindustrializimin e Bengalit).[53] Fuqitë e tjera europiane në rajon përfshinin Kompaninë Francese të Indisë, Kompaninë Hollandeze të Indisë, Kompaninë austriake Ostend dhe Kompaninë Daneze të Indisë. Fillimisht, Kompania Angleze e Indisë Lindore promovoi kultivimin e opiumit, që shkaktoi Luftërat e Opiumit me Kinën Qing. Promovimi i Kompanisë së Indisë Lindore të kultivimit të indigos shtaktoi Revoltën e Indigos. Britanikët kritikoheshin shumë për favorizimin e importit të tekstileve dhe ndërprerjen e prodhimit vendor të muslinës. Kaosi i periudhës së sundimit të Kompanisë kulminoi në Kryengritjen Indiane të vitit 1857. Në vitin 1858, Qeveria Britanike mori kontrollin e drejtpërdrejtë të administrimit të Indisë. Bengali u fut në ekonominë e tregut dhe rrjetet tregtare të Perandorisë Britanike.
Presidenca e Bengalit kishte prodhimin më të madh të brendshëm bruto në Indisë Britanike.[54] Bankat e para koloniale britanike në Nënkontinentin Indian u krijuan në Bengal. Ato përfshinin Bankën e Përgjithshme të Bengalit dhe Biharit (1733); Bankën e Hindostanit (1770), Bankën e Bengalit (1784); dhe Bankën e Përgjithshme të Indisë (1786). Banka të tjera në Bengal përfshinin Bankën e Kalkutës (1806), “Union Bank” (1829); Bankën Qeveritare të Kursimeve (1833); Bankën e Mirzapores (rreth vitit 1835); Bankën e Dhakës (1846); Bankën Kurigram (1887), Bankën Kumarkhali (1896), Bankën Mahalakshmi në Çitagong (1910), Bankën e Dinaxhpurit (1914), Korporatën Bankare të Komillës (1914), Bankën Qëndrore të Bengalit (1918) dhe “Comilla Union Bank" (1922). Zyra huamarrjeje u krijuan në Faridpur (1865), Bogra (1872), Barisal (1873), Majmensingh (1873), Nasirabad (1875), Xhesore (1876), Munshiganxh (1876), Dhaka (1878), Sylhet (1881), Pabna (1882), Kishoreganxh (1883), Noakhali (1885), Khulna (1887), Madaripur (1887), Tangail (1887), Nilphamari (1894) dhe Rangpur (1894).[55]
Rregjistrimet më të hershme të marrëveshjeve të sigurimeve janë sigurimet e huamarrjeve të Kompanisë Britanike të Indisë Lindore. Në vitin 1830, aktivitetet e bursës në Kalkuta drejtoheshin në fushë të hapur nën një pemë.[56] Bursa e vlerave të Kalkutës u përfshi në vitin 1908. Disa nga kompanitë kryesore në Bengalin Britanik përfshinin “Alexander and Co”, “Waldies”, “Martin Burn”, “M. M. Ispahani Limited”, “James Finlay and Co.”, “A. K. Khan & Company”, “Calcutta Chemical Company”, “Bourne & Shepherd”, “Indo-Burmah Petroleum Company”, “Orient Airways”, “Shaw Wallace”, “Carew & Co”, “Aditya Birla Group”, “Tata Group”, “Balmer Lawrie”, “Biecco Lawrie”, “Braithwaite, Burn & Jessop Construction Company”, “Braithwaite & Co.”, “Bridge and Roof Company”, “Britannia Industries”, “Burn Standard Company” dhe “Andrew Yule and Company”. Disa nga këto sipërmarrje u shtetëzuan pas ndarjes së Indisë.
Prodhimet bujqësore përfshinin orizin, kallamsheqerin dhe perimet. Prodhueset kryesore të të ardhurave ishin jutja dhe ëaji. Tregtia e jutes ishte thelbësore për Ekonominë e Bengalit Britanik. Bengali llogariste pjesën më të madhe të prodhimit botëror dhe eksportit të jutes. Jutja e papërpunuar ishte vinte nga brendatoka e Bengalit Lindor. Qeveria Britanike e shpalli Portin e Narajanganxhit si një "Port pa taksa" në vitin 1878. “Rally Brothers & Co.” qe një nga kompanitë më të heshme britanike në sipërmarrjen e jutes së Narajanganxhit. Firmat britanike përorën ndërmjetës të quajtur beparis, për të siguruar jute të papërpunuar nga brendatoka. Në vitin 1907, ishin 20 firma të angazhuara në tregtinë e jutes së Narajanganxhit, duke përfshirë edhe 18 firma europiane. Tregtarët hindu hapën mjaft mullinj pambuku në vitet 1920, që përfshinin Mullirin e Pambukut Dhakeshvari, Mullirin e Pambukut Çitaranxhan dhe Mullirin e Pambukut Lakshmi Narajan.[57] Mallra të tjerë të tregtuar në Narajanganxh përfshinin drurin, kripën, tekstilet, vajin, pambukun, duhanin, poëarinë, farat dhe arrat e betelit. Mallrat e papërpunuar përpunoheshin nga fabrikat në Kalkuta, veëanërisht mullinjt e jutes. Porti i Çitagongut në vitin 1887 u riorganizua sipas Aktit të Komisionerëve Portual. Lidhjet më të ngarkuara tregtare ishin në Burmën Britanike, që përfshinin portet e Akjabit dhe Rangunit;[58] dhe porte të tjerë bengalezë, duke përfshirë Kalkutën, Dhakën dhe Narajanganxhin.[59] Në vitin fiskal 1889–90, eksportet e nxiera nga Chittagongu arrinin një tërësi prej 125,000 tonë.[60] Rruga Strand u ndërtua përkrahë portit. Në vitin 1928, Qeveria Britanike e shpalli Chittagongun si një "Port Madhor" të Indisë Britanike.[61] Porti i Ëitagongut u përdor nga Forcat Aleate në Luftën e II Botërore gjatë Fushatës së Burmës.
Porti i Kalkutës ishte porti më i madh detar i Indisë Britanike. Porti u ndërtua nga Kompania Britanike e Indisë Lindore. Ai ishte një nga portet më të ngarkuar në botë gjatë shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Kalkuta ishte një port i rëndësishëm tregtar me lidhje me portet përgjatë gjithë Perandorisë Britanike. Brenda-toka e tij shtrihej përtej Bengalit për të përfshirë veriun dhe veri-lindjen e Indisë, mbretëritë himalajase dhe Tibetin. Gjiri i Bengalit u bë një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në botë, duke rivalizuar trafikun e porteve në Atlantik.[62] Kalkuta ishte edhe një bazë e rëndësishme nvale në Luftën e II Botërore dhe për këtë u bombardua nga Japonezët.
Për të ndihmuar në organizimin e sipërmarrjeve tregtare në Bengal u krjuan mjaft dhoma tregtie. Kështu në vitin 1853 u krijua Dhoma e Tregtisë së Bengalit. Dhoma e Tregtisë së Narajanganxhit u krijua në vitin 1904.[63] Tregtia e tekstileve të Bengalit pasuroi shumë tregtarë. Për shembull, Panam Nagari në Sonargaon përjetoi ndërtimin e shumë shtëpive qytetare për tregtarët e pasur të tekstileve.
Çaji u bë një eksport i rëndësishëm i Bengalit. Bengali veri-perëndimor u bë qendra e kultivimit të çajit të Darxhilingut rrëzë kodrave të Himalajave. Çaji i Darxhilingut u bë një nga çajërat më të vlerësuara në botë. Hekurudha Himalajase e Darxhilingut u ndërtua në zonën e plantacioneve të çajit.[64] Në Bengalin Lindor, rajonet kodrinore të Sylhetit dhe Çitagongut u bënë qendra të prodhimit të çajit. Çaji i Asamit prodhohej në pjesën veri-lindore të Presidencës së Bengalit.
Përveç britanikëve, përfituesit kryesorë të ekonomisë koloniale ishin eddhe zamindarët (pronarët e tokave feudale). Vendbanimi Permanent forcoi një sistem ku bujqit merrnin hua nga zamindarët. Ata merrnin me qira tokën nga zamindarët dhe bëheshin bujkrobër. Kontrolli i fortë i tokave nga zamindarët nënkuptonte se britanikët kishin pak kokëçarje në shfrytëzimin e tregtisë dhe sipërmarrjes. Megjithatë, Bengali tërhoqi pak vëmendje për industrializimin për shkak të marrëdhënieve të ngurtësuara bujq-zamindarë nën Vendbanimin Permanent.[65] Zamindarët e Bengalit ndërtuan rezidenca, lozha, bangalou modernë, shtëpi qytetare hde pallate në tokat e tyre. Disa nga rezidencat më të mëdha përfshijnë Pallatin Hazarduari në Murshidabad, Ahsan Manzilin në tokat e navabit të Dhakës, Pallatin e Mermertë në Kalkuta dhe Pallatin e Kuë Biharit.
Infrastruktura dhe transporti
RedaktoHekurudhat
RedaktoPas shpikjes së hekurudhave në Britani, India Britanike u bë rajoni i parë në Azi që kishte një hekurudhë. Kompania Hekurudhore e Indisë Lindore i futi hekurudhat edhe në Bengal. Kompania u krijua në 1 qershor 1845 në Londër me një kapital themelues prej £4,000,000 paund sterlinash. Linja e saj e për lidhte Kalkutën me qytetet në Indinë veriore. Nga viti 1859, kishte 77 lokomotiva, 228 vagona udhëtarësh dhe 848 vagona trasporti mallrash. Sasi të mëdha druri sali u importuan nga Nepali për të ndërtuar tranversat hekurudhore.[66][67] Në vitin 1862, hekurudhat u futën edhe në Bengalin Lindor me Hekurudhën e Bengalit Lindor. Linja e parë hekurudhore lidhte Kalkutën me Kushtian. Nga viti 1865, hekurudha u zgjat deri në Raxhbari në brigjet e lumit Padma. Nga viti 1902, hekurudha u zgjat deri në Assam. Hekurudha Assam-Bengal u krijua për ti shërbyer pjesës veri-lindore të Presidencës së Bengalit, me terminalin e saj në Chittagong.[68]
Hekurudha Veri-Perëndimore e Bengalit u krijua në vitin 1882 për të lidhur qytetet në rajonin e Udhit me Kalkutën. Mbi lumenjtë e Bengalit u ndërtuan mjaft ura hekurudhore, ssi Ura Hardinge. Në vitin 1999, UNESCO e njohu Hekurudhën Himalajase të Darxhilingut si një Vend i Trashëgimisë Botërore.
Rrugët dhe autostradat
RedaktoNë vitet 1830 Kompania e Indisë Lindore filloi të rindërtonte Rrugën e Madhe Kryesore në një autostradë të shtruar. Kompania e kërkoi rrugën për qëllime tregtare dhe administrative. Ajo lidhte Kalkutën me Peshavarin në Provincën e Kufirit Veri-Perëndimor. Për projektin, kompania themeloi një kolegj për të trajnuar dhe punësuar gjeometra, inxhinierë dhe supervizorë vendorë.[69][70] Në lindje, rruga u shtri deri në Sonargaon, Komilla dhe Chittagong. Pas ndarjes së parë të Bengalit në vitin 1905, autostradat e sapondërtuara lidhnin zonat e pa-aksesueshme të Assamit dhe Traktit Kodrinor të Ëitagongut. Të tërë distriktet ishin të lidhur nga një rrjet rrugor ndër-distriktual.[71]
Rrugët lumore
RedaktoNë Bengal një ghat i referohet një porti lumor. Portet më të ngarkuara lumore përfshijnë Portin e Kalkutës, Portin e Dhakës, Portin e Narajanganxhit dhe Ghatin Goalundo.
Pas ndarjes së parë të Bengalit në vitin 1905, u futën mjaft shërbime tragetesh që lidhnin Çitagongun, Dhakën, Bogrën, Dinaxhpurin, Rangpurin, Xhalpaigurin, Maldahën dhe Raxhshahin. Ky rrjet i përmirësuar komunikues e nxiti tregtinë dhe sipërmarrjen.[71]
Aviacioni
RedaktoNjë përpjekje për fluturimin e parë në Bengal u bë nga një parashutiste e re e quajtur Jennette Rumary, që në atë kohë ishte e lidhur me Park Van Tassel dhe që mbante emrin Jennette Van Tassel. E ftuar të performonte nga navabi i Dhakës, në orën 6:20 mbasdite të 16 marsit 1892, Jennette u nis të fluturonte nga bregu jugor i lumit Buriganga. Por shkulmi i erës e nxori atë jashtë kopshteve të Shahbagut, ku parashuta e saj ngeci në një pemë. Gjatë përpjekjeve për shpëtimin e saj nga pema, ajo ra dhe vdiq dy ditë më vonë. Jennette u varros në varrezën e krishterë në Narinda të Dhakës së Vjetër.[72]
Një fushë ajrore u hap pranë një stacioni të Artilerisë Mbretërore në rrethimet e Kalkutës.[73] Guvernatori i Bengalit Sir Stanley Jackson hapi Klubin e Fluturimit të Bengalit në aerodromin e Kalkutës në shkurt 1929.[74] Në vitin 1930, fusha ajrore u rrit në një aeroport të mirëfilltë.[75] Njihej në mënyrë popullore si Aeroporti Dum Dum. Fluturimet perandorake filluan nga Londra për në Australi nëpërmjet Kalkutës në vitin 1933.[76] “Air Orient” filloi ndalesa të programuara si pjesë të itinerarit të tij Paris Saigon.[77] Linja Ajrore Mbretërore Hollandeze KLM operonte një itinerar nga Amsterdami për në Batavia (Xhakarta) nëpërmjet Kalkutës.[78] Kalkuta doli si një ndalesë për shumë linja ajrore që operonin itinerare mes Europës, Indokinës dhe Australazisë.[79] Fluturime e “Amelia Earhart" dhe “Fred Noonan”, që u përpoqën të fluturonin përreth botës, bënë një ndalesë në Kalkuta në vitin 1937.[80] Linjat vendore ajrore përfshijnë “Tata Air Services” dhe “Orient Airways”. Bengali luajti një rol të rëndësishëm për operacionet ajrore të Forcat Aleate të Luftë II Botërore. Forcat Ajrore Mbretërore operuan fushat ajrore përgjatë Bengalit gjatë Fushatës së Burmës. Aeroplanë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara u stacionuan gjithashtu në Bengal.
Lista në vijim përfshin një pjesë të aeroporteve dhe fushave ajrore të krijuara gjatë sundimit britanik në Bengal. Fushat ajrore përdoreshin nga Forcat Aleate gjatë Luftës II Botërore.
- Aeroporti i Kalkutës
- Fusha Ajrore e Texhgaonit
- Fusha Ajrore e Çitagongut
- Aeroporti i Silhetit
- Fusha Ajrore e Dohazarit
- Aeroporti i Shamshernagarit
- Aeroporti i Lalmonirhatit
- Aeroporti i Thakurgaonit
- Aeroporti i Saidpurit
- Aeroporti i Bogrës
- Aeroporti i Ishvardit
- Aeroporti i Komillës
- Fusha Ajrore e Fenit
- Fusha Ajroree Hathazarit
- Fusha Ajrore e Asansolit
- Fusha Ajrore e Çakulias
- Fusha Ajrore e Piardobës
- Fusha Ajrore e Guskharës
- Fusha Ajrore e Dudhkundit
- Fusha Ajrore e Pandavesvarit
- Fusha Ajrore e Çarrës
Ushtria
RedaktoUshtria e Bengalit ishte një nga ushtritë e presidencave të Indisë Britanike. Ajo u formua nga Kompania e Indisë Lindore. Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Bengalit ishte njëkohësisht Shefi i Shtabit të Ushtrisë Indo-Britanike nga viti 1853 deri në 1895, pasi Ushtria e Bengalit ishte më e madhja e ushtrive të presidencave.[81] Gurkhat u rekrutuan edhe në Ushtrinë e Bengalit. Në vitin 1895, Ushtria e Bengalit u bashkua në Ushtrinë Indiano-Britanike. Ushtria Indiano-Britanike kishte një komand në Bengal mes viteve 1895 dhe 1908.
Përballje të rëndësishme ushtarake që prekën Bengalin Britanike përfshijnë Luftën e Parë Anglo-Burmeze, Luftën Anglo-Nepaleze, Luftën e Parë Afgane, Luftërat e Opiumit, Lufta e Butanit, Lufta e Dytë Anglo-Afgane, Lufta e Parë Botërore dhe Fushata e Burmës gjatë Luftës II Botërore. Baza kryesore britanike në Bengal ishte Fortesa William. Përgjatë nënkontinentit, britanikët shpesh i shndërruan fortesat mogule në baza ushtarake, si në Delhi dhe Dhaka. Britanikët ndërtuan edhe kazerma, që përfshijnë Kazermat e Dhakës dhe Kazermat e Çitagongut. Shumë ushtarë aleatë të vrarë në Burma u varrosën në varrezat e Çitagongut dhe Komillës. Varrezat përfshijnë Varrezën e Luftës së Komunuelthit në Çitagong dhe Varrezën e Luftës së Mainamatit, që mirëmbaheshin nga Komisioni i Varrezave të Luftës së Komunuelthit.
Zitë e bukës dhe fatkeqësi të tjera
RedaktoIndia koloniale ashtu si dhe Presidenca e Bengalit vuajtën nga zi buke dhe epidemi shumta përgjatë gjithë Sundimit Britanik. Uria e Madhe e Bengalit në 1770 zgjati deri në vitin 1773 dhe shkaktoi vdekjen e afërsisht 10 milionë bengalezëve. Kompania e Indisë Lindore kritikohej fort për lënien pas dore të sigurisë ushqimore të popullsisë. Goditjet e përsëritura të zisë së urisë në Indi, të bashkuara me abuzime të tjera kundër popullsisë, e bënë Parlamentin Britanik që gradualisht ta hiqte monopolin e Kompanisë së Indisë Lindore, e kufizoi pushtetin e kompanisë dhe në vazhdim e zëvendësoi atë me Sundimin e Kurorës. Warren Hastings, guvernatori i Bengalit, u nxor para gjyqit për abuzimet e kompanisë. Ironikisht, Hastings kishte vendosur ti reformonte praktikat e kompanisë dhe më vonë u shpall fajtor për shpërdorime. Gjatë procesit të Hastings, Edmund Burke bëri një akuzë të ashpër për shpërdorimet e kompanisë, duke e dënuar atë për "padrejtësi dhe tradhëti kundër besimit të kombit".
Burke pohonte se “Me raste të ndryshme zhvatjeje dhe vepra të tjera keq-administrimi... Me varfërimin dhe ëpopullimin e të gjithë vendit... me një ushtrim të pushtetit të mangët, të padrejtë dhe të dëmshëm... në përmbysjen e themelet e vjetra të vendit... Me mizori të padëgjuara dhe shkatërrimin e pothuajse pa përmendur... Krimet që i bënë ata të ngriheshin në prirjen e njerëzve të ligj – në dorështrëngim, grabitje, krenari, mizori, ligësi, mendjemadhësi, fyerje, egërsi, tradhëti, ligësi të karakterit – shkurt, asgjë që nuk kundërshton shuarjen e të të gjitha parimeve morale, që nuk tregon një zemër thelbësisht të zezë, një zemër të nxirë stërr, një zemër të korruptuar, të gangrenizuar në thelb... Në kemi sjell përpara jush kreun [Hastings]... një në të cilin të gjitha mashtrimet, të gjitha mitmarrjet, të gjithë dhunën, të gjithë tiraninë në Indi e mishëron”.[82]
Në vitin 1876, në Barisal vdiqën rreth 200,000 bengalezë si pasojë e Ciklonit të 1876-ës në Bengal.[83]
Presidenca e Bengalit vuajti një uri të gjerë midis viteve 1873 dhe 1874. Zia e bukës së Bengalit të 1943-ës shkaktoi vdekjen e rreth 3 milionë njerëzve gjatë Luftës II Botërore. Njerzit vdisnin nga uria, malaria, ose sëmundje të tjera të rënduara nga keq-ushqyerja, zhvendosja e popullsisë dhe mungesa e kujdesit shëndetësor. Kryeministri Britanik i kohës së luftës, Winston Churchill është konsideruar përgjegjës për urinë nga indianë të shquar, që përfshijnë politikanin Shashi Tharur.[84][85] Kur shërbyesit civilë britanik dërguan letra në Londër në lidhje me situatën e zisë së bukës, Ëërëilli një herë u përgjigj duke thënë "Pse nuk ka vdekur akoma Gandhi?".[86][84] Shumë studiues, megjithatë, argumentojë se ajo është një teprim për të fajësuar atë për krizën e urisë së kohës së luftës. Shkaku i vërtetë ishte rënia e Burmës te japonezët, që ndërprenë linjën kryesore të importit të orizit kur burimet vendase ishin të pakta, që ata u shkaktua në Bengalin Lindor në vazhdim të ciklonit shkatërrimtar të mesit të tetorit 1942.[87] Lizzie Collingham mendon se zhvendosjet masive globale të furnizimeve të shkatuara nga Lufta e Dytë Botërore virtualisht siguruan që uria do të ndodhte diku në botë, megjithatë racizmi i Ëërëillit vendosi vendndodhjen se ku do të ndodhte uria.[88]
Kultura
RedaktoZhvillimi letrar
RedaktoAnglishtja zëvendësoi persishten si gjuha zyrtare e administratës. Përdorimi i persishtes u ndërpre me Aktin nr. XXIX të 1837-ës të kaluar nga presidenti i Këshillit të Indisë në Këshill më 20 nëntor 1837,[51][89] duke i dhënë fund gjashtë shekujve të Kulturës Indo-Perse në Bengal. Bengalishtja mori vëmendje në rritje. Misionarët europianë prodhuan librat e parë modernë mbi Gramatikën Bengale. Në kohët para-koloniale, hindutë dhe myslimanët ishin tepër të lidhur me gjuhët e tyre liturgjike, që ishin përkatësisht sanskritishtja dhe arabishtja. Nën sundimin britanik, përdorimi i bengalishtes u zgjerua dhe u përforcua si Lingua Franca e popullsisë vendase. Filluan të shkruheshin romane në bengalisht. Figura poliedrike e Rabindranath Tagores fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1913. Aktivisti kulturor Kazi Nazrul Islam fitoi popullaritet si poet rrebel i Indisë Britanike. Xhagadish Çandra Bose krijoi i pari në letërsinë bengaleze letërsinë fanta-shkencore. Begum Rokeja, autore e Ëndrra e Sulltanës, u bë një autore e e heshme feministe e letërsisë fanta-shkencore.
Media
RedaktoNë Bengalin Britanik u publikuan gazeta të shumta që nga shekulli XVIII. Shumë ishin në anglisht. Hicky's Bengal Gazette ishte një publikim i rëndësishëm i përjavshëm. Periodikët e parë në bengalisht u shfaqën në shekullin e XIX. Calcutta Journal u bë gazeta e parë e përditshme në Indisë Britanike.[90] Gazeta të tjera përfshijnë Dacca News dhe The Bengal Times. Kanalet radiofonike filluan transmetimin në vitin 1927.[91]
Artet pamore
RedaktoShkolla e Pikturës së Kompanisë në Kalkuta, Murshidabad dhe Patna përjetoi absorbimin e Miniaturës Mogule në imazhet e zyrtarëve kolonialë britanikë në vend të zyrtarëve mogulë.[92] Piktorët evropianë prodhuan vepra të shumta në Bengal që nga shekulli XVIII. Në rajonin e Bengalit punuan edhe fotografë europianë. Shkolla moderniste e pikturës së Bengalit evouoi në provincë. Zamindarët e pasur gjithashtu importuan gjerësisht skultura europiane. Në vitet 1940, Zainul Abedin u shfaq si një piktor modernist që paraqiste varfërinë dhe urinë e Bengalit.
Koha e Kalkutës
RedaktoKoha e Kalkutës ishte zona kohore e Presidencës së Bengalit. Ajo u krijua në vitin 1884, si një nga dy zonat kohore të [[Presidencat dhe provincat e Indisë Britanike|Indisë Britanike. Në pjesën e dytë të shekullit të XIX, Koha e Kalkutës ishte koha mbizotëruese e përdorur në pjesën indiane Perandorisë Britanike duke i regjistruar ngjarjet astronomike dhe gjeologjike sipas saj.[93][94]
Kinemaja
Redakto“Royal Bioscope Company” filloi të prodhonte filma në gjuhën bengaleze në vitin 1898, duke xhiruar skena nga prodhimet e një numri shfaqjesh të popullore[95] në Teatrin e Kurorës në Dhaka, Teatrin Star, Teatrin Minerva dhe Teatrin Klasik në Kalkuta.
Teatri Madan filloi të bënte filma pa zë në Kalkuta në vitin 1916. Filmi i parë në bengalisht, Billvamangal, u prodhua dhe publikua në vitin 1919 nën posterin e Teatrit Madan. Filmi u drejtua nga Rustomxhi Dhotivala dhe u prodhua nga Prijonath Ganguli. Shpejt, në Kalkuta u formua nga Dhirendra Nath Ganguli një kompani filmash bengalezë e quajtur “Indo-British Film Co.”. Ganguli drejtoi dhe shkroi Bilat Ferat në vitin 1921, që ishte prodhimi i parë i “Indo-British Film Co”, Xhamai Shashthi (1931) ishte një nga filmat e parë me zë bengalisht.
Në 1927–28, Familja Navabe e Dhakës prodhoi një film të shkurtër të quajtur Sukumari (nga bengalishtja: vajza e mirë).[96] Pas suksesit të Sukumarit, Familja Navabe ndërmori një aventurë më të madhe.[97] Për të bërë një film me gjatësi të plotë pa zë, u krijua një studio e përkohshme në kopshtet e rezidencës së familjes dhe ata prodhuan një film pa zë me gjatësi të plotë të quajtur The Last Kiss, të nxierë në vitin 1931.[98][99] Më vonë në Dhaka u krijua "East Bengal Cinematograph Society".
Sportet
RedaktoKriketi filloi të luhej që në vitet 1790. Klubi i Kriketit të Kalkutës u krijua në vitin 1792. Për garat e kuajve, në vitin 1847 u krijua “Royal Calcutta Turf Club”. Ai u bë i barasvlefshmi i “Jockey Club” në Angli për Indinë Britanike në këndvështrimin e ëështjet e arbitrimit në lidhje me garat. Përveë garave me kuaj, klubi nisi gjithashtu ndeshjet e polos mes vendasve dhe kolonëve. Garat në Pistën e Garave në Kalkuta dikur ishin mes ngjarjeve më të rëndësishme shoqërore të kalendarit, të hapura nga nënmbreti i Indisë. Gjatë viteve 1930 “Calcutta Derby Sweeps” ishte një lojë kryesore fati në botë. Gjithashtu në zonën Ramna të Dhakës u krijua një pistë garash nga Klubi i Dhakës.[100] Akti i Lojërave Publike të Bengalit (amendment) (Akti nr. IV i vitit 1913) e përjashtonte garën me kuaj nga ligji i kumarit.[101]
Rilindja e Bengalit
RedaktoRilindja e Bengalit i referohet lëvizjeve të reformimit shoqëror gjatë shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX në rajonin e Bengalit në Indinë e pandarë gjatë sundimit britanik. Historiani Nitish Sengupta e përshkruan atë si të nisur me reformistin dhe humanistin Raxha Ram Mohan Rojin (1775–1833) dhe të përfunduar me fituesin e parë aziatik të Çmimit Nobel në Letërsi, Rabindranath Tagore (1861–1941).[102] Ky vërshim i reformuesve fetar dhe shoqërorë, studiuesve dhe shkrimtarëve është përshkruar nga historiani David Kopf si "një nga periudhat më krijuese në historinë indiane".[103] Këto lëvizje u zhvilluan kryesisht në shoqërinë hindu bengaleze, sië ishte “Brahmo Samaxhi”. Pati një zgjim kulturor në rritje të shoqërisë myslimane bengaleze, që përfshin daljen e Mir Mosharraf Hosainit si romancieri i parë i Bengalit; Kazi Nazrul Islam si një poet i shquar që bashkoi ndikimet bengaleze dhe të Hindustanit; Begum Rokeja dhe Navab Faizunesa si arësimtare feministe; Kajkobadi si një poet epik; dhe anëtarët e “Lëvizjes Intelektuale të Lirisë”.
Bengali luajti një rol të rëndësishëm në Lëvizjen e Pavarësisë Indiane dhe Pakistaneze. Grupet e para të organizuara anti-koloniale u shfaqën në Bengal. Rajoni prodhoi shumë udhëheqës politikë të Nënkontinentit gjatë fillimit të shekullit të XX. Në të gjithë rajonin u formuan parti politike dhe grupe rrebele.
Arkitektura
Redakto- Artikulli kryesor: Arkitektura e Bengalit
Arkitektura civile filloi duke ndjekur stilet europiane pas vendosjes së autoritetit të Kompanisë Britanike të Indisë Lindore. Arkitektura Indo-Saraçene, duke përzier Arkitekturën Gotike me atë Indo-Islamike, ose Mogule filloi nga arkitektët britanikë në fund të shekullit të XIX. Ndërsa qytete si Kalkuta dhe Dhaka paraqesin më shumë ndërtime qytetare, rezidencat rurale u ndërtuan në shumë qyteza dhe fshatra përgjatë Bengalit. Ndikimet e Art Deco filluan në vitet 1930. Familjet e pasura bengaleze (veçanërisht pronarët zamindarë) punësuan firma europiane për të projektuar shtëpia dhe pallate.
-
Ura Howrah në 1945
-
Përmendorja Viktoria në Kalkuta
-
Ura Hardinge, 1915
-
Kolegji i Dhakës, 1904
-
Medreseja e Dhakës, 1904
-
Kopshti Shahbagh i Navabit, 1904
Shoqëria
RedaktoShoqëria bengaleze mbeti thellësisht konservatore gjatë periudhës koloniale me përjashtim të lëvizjeve të reformimit shoqëror. Historianët kanë argumentuar se britanikët përdornin një politikë përëa dhe sundo mes hinduve dhe myslimanëve. Kjo nënkuptonte të favorizonin hindutë ndaj myslimanëve dhe anasjelltas në disa sektorë. Për shembull, pas Vendbanimit Permanent, tregtarët hindu si Familja Tagore u shpërblye me toka të shumta që më parë u përkisnin fisnikërisë mogule. Në Kalkuta, ku hindutë përbënin shumicën, myslimanëve të pasur shpesh u bëheshin favore në kurriz të hinduve. Një aspekt në të cilin bashkësia hindu përfitoi, ishte rritja e shkallës së alfabetizmit. Shumë myslimanë, megjithatë, qëndruan të huaj për arësimimin anglez pas shfuqizimit të persishtes. Shoqëria bengaleze vazhdoi të përjetonte ekstremizmin fetar që ëoi në ndarjen e Bengalit në vitin 1947.
Qytetet e Bengali Britanik përfshinin një popullsi kozmopolite, që përfshinte armenë dhe hebrej. Anglo-indianët përbënin një pjesë të shquar të popullsisë urbane. U hapën shumë klube fisnikësh, që përfshijnë Klubin e Bengalit, Klubin e Kalkutës, Klubin e Dhakës, Klubin e Çitagongut, Klubin e Tolligunxhit dhe Klubin e të Shtunës.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ Parliament of the United Kingdom of Great Britain and Ireland (28 gusht 1833). "38". Government of India Act 1833 (Reportazh) (në anglisht).
- ^ Parliament of the United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland (2 gusht 1935). "269—2". Government of India Act 1935 (pdf) (Reportazh) (në anglisht). fq. 166.
- ^ Leela Visaria; Parvin Visaria (1983). "Population (1757–1947)". përmbledhur nga Dharma Kumar; Meghnad Desai (red.). The Cambridge Economic History of India (në anglisht). Vëll. 2, c.1757–c.1970. Cambridge University Press. fq. 471. ISBN 978-0-521-22802-2.
- ^ "Battle of Plassey | National Army Museum". nam.ac.uk (në anglisht).
- ^ "Economic History of Bengal Presidency" (PDF). International Growth Centre (në anglisht).
- ^ Sudeep Chakravarti (2017). The Bengalis: A Portrait of a Community (në anglisht). Aleph. fq. 143. ISBN 978-938602104-5.
- ^ Sutapa Dutta (2022). "Colonial textbooks and national consciousness in British India". History of Education (në anglisht). 51 (6): 827–845. doi:10.1080/0046760X.2022.2050304. S2CID 248603349.
- ^ P. J. Marshall (2 gusht 2001). The Cambridge Illustrated History of the British Empire (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 227. ISBN 978-052100254-7.
- ^ Llewellyn-Jones, Rosie (2023). Empire Building: The Construction of British India, 1690–1860 (në anglisht). Hurst Publishers. ISBN 978-1-80526-026-4. Marrë më 3 gusht 2023.
- ^ Tan Tai Yong. "A Tale of Two Cities: Singapore and Kolkata Past and Present" (PDF) (në anglisht). National University of Singapore. fq. 3.
- ^ "The Commonwealth and Dhaka". The White Board (në anglisht). 15 shtator 2023.
- ^ a b "The Straits Settlements Becomes a Residency - Singapore History". eresources.nlb.gov.sg (në anglisht). Marrë më 30 mars 2020.
- ^ "President of India, Shri Pranab Mukherjee delivers first Bhairon Singh Shekhaëat memorial lecture on the topic 'History of Parliamentary Democracy in India'". pib.gov.in (në anglisht).
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Bengal Legislative Council". Banglapedia: The National Enciclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
- ^ "Before the East India Company". laphamsquarterly.org (në anglisht). 27 shtator 2019.
- ^ "East India Company". worldhistory.org (në anglisht).
- ^ William Dalrymple (2019). The Anarchy: The Relentless Rise of the East India Company (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 9. ISBN 978-1-63557-395-4.
- ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Oksford: Clarendon Press. 1909. fq. 452–472.
- ^ Daniyal, Shoaib (21 dhjetor 2015). "Forgotten Indian history: The brutal Maratha invasions of Bengal". scroll.in (në anglishte amerikane). Marrë më 18 shkurt 2022.
- ^ "Relation of Alivardi with the Marathas". History Discussion - Discuss Anything About History (në anglishte amerikane). 31 gusht 2015. Marrë më 18 shkurt 2022.
- ^ Mehta, Jaswant Lal (2005). Advanced Study in the History of Modern India 1707-1813 (në anglisht). New Dawn Press. fq. 201. ISBN 978-1-932705-54-6.
- ^ Hill, Samuel Charles (1905). Bengal in 1756-57, A Selection of Public and Private Papers Dealing with the Affairs of the British in Bengal During the Reign of Siraj-Uddaula; with notes and an historical introduction (në anglisht). Robarts - University of Toronto. London, Murray.
- ^ Deepanjan Ghosh (11 nëntor 2017). "The Siege of Calcutta". livehistoryindia.com (në anglisht). Marrë më 18 shkurt 2022.
- ^ Oturkar, R. V. (1953). "New Light on the Battle of Plassey". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 16: 279–281. ISSN 2249-1937. JSTOR 44303890.
- ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Oksford: Clarendon Press. 1909. fq. 473–487.
- ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Oksford: Clarendon Press. 1909. fq. 488–514.
- ^ {{cite book|lang=en|author=George Tomkyns Chesney|url=https://books.google.al/books?id=X_0nAAAAYAAJ%7Ctitle=Indian Polity: A Vieë of the System of Administration in India|year=1894|publisher=Longmans, Green & Company|orig-year=1870
- ^ Clare Anderson (2007). The Indian Uprising of 1857–8: Prisons, Prisoners, and Rebellion (në anglisht). Anthem Press. fq. 14. ISBN 978-1-84331-295-6.
- ^ Stephen Nicholas; Peter R. Shergold (1989). "Transportation as Global Migration". përmbledhur nga Stephen Nicholas (red.). Convict Workers: Reinterpreting Australia's Past (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 29. ISBN 0-521-36126-5.
- ^ Turnbull, C. M. (1970). "Convicts in the Straits Settlements 1826-1867". Journal of the Malaysian Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 43 (1 (217)): 91. JSTOR 41492016.
- ^ "The Petition published from Pingang Gazette". The Straits Times (në anglisht): 2. 13 tetor 1857.
- ^ Christopher Raymond Hibbert (2000). Queen Victoria: A Personal History (në anglisht). Harper Collins. fq. 221. ISBN 978-000255826-6.
- ^ Sir Courtenay Peregrine Ilbert (1907). "Appendix II: Constitution of the Legislative Councils under the Regulations of November 1909". The Government of India, Supplementary Chapter (Indian Councils Act, 1909 (në anglisht). Clarendon Press. fq. 431.
- ^ Sir Courtenay Peregrine Ilbert (1907). "Appendix II: Constitution of the Legislative Councils under the Regulations of November 1909". The Government of India, Supplementary Chapter (Indian Councils Act, 1909 (në anglisht). Clarendon Press. fq. 432–35.
- ^ Sir Courtenay Peregrine Ilbert (1922). The Government of India: A brief historical survey of Parliamentary Legislation relating to India (në anglisht) (bot. i 3-të i përditsuar dhe rishikuar). Clarendon Press. fq. 117–118.
- ^ Sir Courtenay Peregrine Ilbert (1922). The Government of India: A brief historical survey of Parliamentary Legislation relating to India (në anglisht) (bot. i 3-të i përditsuar dhe rishikuar). Clarendon Press. fq. 129.
- ^ Shoaib Daniyal (6 janar 2019). "Why did British prime minister Attlee think Bengal was going to be an independent country in 1947?". scroll.in (në anglisht). Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Sugata Bose (1986). Agrarian Bengal: Economy, Social Structure and Politics (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 230. ISBN 978-0-521-30448-1.
- ^ Ayesha Jalal (6 prill 1995). Democracy and Authoritarianism in South Asia: A Comparative and Historical Perspective (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 19. ISBN 978-0-521-47862-5.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Separation of the Judiciary". Banglapedia: The National Enciclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Kerala Putra (1928). The Working of Dyarchy In India 1919–1928 (në anglisht). D. B. Taraporevala Sons and Company.
- ^ Ayesha Jalal (1994). The Sole Spokesman: Jinnah, the Muslim League and the Demand for Pakistan (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 26–27. ISBN 978-0-521-45850-4.
- ^ a b Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "A. K. Fazlul Huq". Banglapedia: National Enciclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
- ^ Syed Ashraf Ali. "Sher-e-Bangla: A Natural Leader". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 10 gusht 2017.
- ^ Nalanda Year-book & Who's Who in India (në anglisht). Nalanda Press. 1946.
- ^ Durba Ghosh (2017). "The Reforms of 1919: Montagu–Chelmsford, the Rowlatt Act, Jails Commission, and the Royal Amnesty". Gentlemanly Terrorists: Political Violence and the Colonial State in India, 1919-1947 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 27–59. doi:10.1017/9781316890806.003. ISBN 978-1-107-18666-8. S2CID 157075881.
- ^ "U.S. Consulate General Kolkata". in.embassy.gov (në anglisht).
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Education". Banglapedia: National Enciclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mar 2020.
- ^ Rahman, Md Zillur (2012). "Library". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
- ^ "Você fala Bangla?". Dhaka Tribune (në anglisht). 24 janar 2014. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ a b Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Persian". Banglapedia: National Enciclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Prakash, Om (2006). "Empire, Mughal". përmbledhur nga McCusker, John J. (red.). History of World Trade Since 1450 (në anglisht). Vëll. 1. Macmillan Reference USA. fq. 237–240. ISBN 0-02-866070-6. Marrë më 3 gusht 2017.
- ^ Indrajit Ray (2011). Bengal Industries and the British Industrial Revolution (1757–1857) (në anglisht). Routledge. fq. 57, 90, 174. ISBN 978-1-136-82552-1.
- ^ "Reimagining the Colonial Bengal Presidency Template (Part I)". Daily Sun (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2021. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Banking System, Modern". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ "Lights on at Lyons Range - Bombay bourse boost for city exchange". The Telegraph (në anglisht). Kalkuta. 30 tetor 2017. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Narayanganj". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 25 korrik 2017.
- ^ J. Forbes Munro (2003). Maritime Enterprise and Empire: Sir William Mackinnon and His Business Network, 1823-93 (në anglisht). Boydell Press. fq. 55. ISBN 978-0-85115-935-5.
- ^ G. Willis (1886). "Bengal Revenue Department". Report on the Administration of Bengal: Willis's Current Notes (në anglisht). Bengal Secretariat Press. fq. 16.
- ^ Q. S. Tauheed (1 korrik 2005). "Forum for Planned Chittagong's Search for Its Conservation-I". The Daily Star (në anglisht). Dhaka. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2015. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Chittagong Port Authority". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 24 korrik 2017.
- ^ "The Bay of Bengal: Rise and Decline of a South Asian Region" (në anglisht). 16 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 24 korrik 2017 – nëpërmjet YouTube.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Chapter 1: Introduction: Chambers of Commerce" (PDF). mccibd.org (në anglisht). Marrë më 1 mars 2022.
- ^ L. S. S. O'Malley (1999) [1907]. Bengal District Gazetteer: Darjeeling (në anglisht). Concept Publishing Company. fq. 122. ISBN 978-81-7268-018-3.
- ^ Gupta, Shaibal (korrik 2012). Economic History of Bengal Presidency (PDF). South Asia Growth Conference 2012 (në anglisht). CiteSeerX 10.1.1.348.6344. S2CID 15466381.
- ^ George Huddleston (1906). History of the East Indian Railëay (në anglisht). Kalkuta: Thacker, Spink & Company.
- ^ Hena Mukherjee (1994). The Early History of the East Indian Railëay 1845–1879 (në anglisht). Kalkuta: Firma KLM Private ltd. ISBN 81-7102-003-8.[lidhje e vdekur]
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Railway". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ St. John, Ian (2011). The Making of the Raj: India under the East India Company (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 83–84. ISBN 978-031309736-2. Marrë më 15 maj 2018.
- ^ Gupta, Das (2011). Science and Modern India: An Institutional History, c.1784-1947: Project of History of Science, Philosophy and Culture in Indian Civilization, Volume XV, Part 4 (në anglisht). Pearson Education India. fq. 454–456. ISBN 978-813175375-0.
- ^ a b Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Eastern Bengal and Assam". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Fogel, Gary (2021). Sky Rider: Park Van Tassel and the Rise of Ballooning in the West (në anglisht). University of New Mexico Press. ISBN 978-0-8263-6282-7. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2022. Marrë më 22 nëntor 2021.
- ^ "Air Routes in India". FlightGlobal (në anglisht). 15 prill 1920. Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ "Bengal Flying Club Opened". FlightGlobal (në anglisht). 7 mars 1929. Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ "State of Air Transport in the British Empire". FlightGlobal (në anglisht). 29 gusht 1930. Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ "Global Networks Before Globalisation: Imperial Airways and the Development of Long-Haul Air Route". Globalization and World Cities Research Network (në anglisht). 5 dhjetor 2007. Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ "1930 Histoire d'Air Orient". gap.air.orient.pagesperso-orange.fr (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ "Amsterdam-Batavia Flight". FlightGlobal (në anglisht). 20 nëntor 1924. Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ "気になる薄毛の事". nscbiairport.org (në kinezisht). Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2015. Marrë më 9 maj 2015.
- ^ "Amelia Earhart's Circumnavigation Attempt". tripline.net (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2011.
- ^ Harold E. Raugh (2004). The Victorians at War, 1815-1914: An Encyclopedia of British Military History (në anglisht). ABC-CLIO Ltd. ISBN 978-157607925-6.
- ^ Dalrymple, William (2019). The Anarchy: The Relentless Rise of the East India Company (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 308. ISBN 978-1-63557-395-4.
- ^ Samarendra Karmakar (1998). The impact of tropical cyclones on the coastal regions of SAARC countries and their influence in the region SMRC-No.1 (në anglisht). SAARC Meteorological Research Center.
- ^ a b Safi, Michael (29 mars 2019). "Churchill's policies contributed to 1943 Bengal famine – study". The Guardian (në anglisht).
- ^ Maya Oppenheim (8 shtator 2017). "Winston Churchill has as much blood on his hands as the worst genocidal dictators, claims Indian politician". The Independent (në anglisht).
- ^ Maya Oppenheim (21 mars 2017). "'Winston Churchill is no better than Adolf Hitler,' says Indian politician Dr Shashi Tharoor". The Independent (në anglisht). Marrë më 30 mars 2020.
- ^ "The Bengali Famine". The International Churchill Society (në anglisht). 18 nëntor 2008. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Lizzie Collingham (2012). Taste of War: World War II and the Battle for Food (në anglisht). New York: Penguin Publishing Group. fq. 153. ISBN 978-1-101-56131-7.
- ^ James Stuart Olson; Robert S. Shadle, red. (1996). "Bentinck, Lord William Cavendish". Historical Dictionary of the British Empire (në anglisht). Vëll. 1. Greenwood Press. fq. 131. ISBN 0-313-29366-X.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Newspapers and Periodicals". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Radio". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7. Marrë më 30 mars 2020.
- ^ Nanak Ganguly (qershor 2012). "Company School Paintings of Calcutta, Murshidabad, Patna (1750-1850): Doctoral Thesis of Late Dipak Bhattacharya (1960-2007)". Art etc. News & Views (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015.
- ^ Richard Dixon Oldham (1899). Report of the Great Earthquake of 12th June, 1897 (në anglisht). Office of the Geological Survey. fq. 20.
- ^ The Asiatic Journal and Monthly Register for British and Foreign India, China, and Australia (në anglisht). Parbury, Allen, and Co. 1834. fq. 1.
- ^ "Who's Who of Victorian Cinema - Hiralal Sen". victorian-cinema.net (në anglisht).
- ^ "The Liberation Struggles of a Country and a Festival". Dhaka Film Festival (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2014. Marrë më 1 dhjetor 2014.
- ^ Zakir Raju (2015). Bangladesh Cinema and National Identity: In Search of the Modern (në anglisht). Londër: Routledge. fq. 91. ISBN 978-0-415-46544-1.
- ^ "Dhaka Nawab Family and Film". Nawab Bari (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2021. Marrë më 1 dhjetor 2014.
- ^ "Did you know? First Pakistani silent movie makes it to international film fests". The Express Tribune (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2014.
- ^ Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A., red. (2012). "Ramna Racecourse". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Banglaesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
- ^ Ritu Birla (14 janar 2009). Stages of Capital: Law, Culture, and Market Governance in Late Colonial India (në anglisht). Duke University Press. fq. 189. ISBN 978-0-8223-9247-7.
- ^ Nitish K. Sengupta (2001). History of the Bengali-speaking People (në anglisht). UBS Publishers' Distributors. fq. 211. ISBN 978-81-7476-355-6.
Rilindja e Bengalit mund të thuhet se nisi me Raxha Ram Mohan Rojin (1775-1833) dhe përfundoi me Rabindranath Tagoren (1861-1941).
- ^ David Kopf (dhjetor 1994). "Amiya P. Sen. Hindu Revivalism in Bengal 1872". American Historical Review (Book review) (në anglisht). 99 (5): 1741–1742. doi:10.2307/2168519. JSTOR 2168519.
Bibliografia
Redakto- Clare Anderson (2007). The Indian Uprising of 1857–8: Prisons, Prisoners, and Rebellion (në anglisht). Anthem Press. ISBN 978-1-84331-295-6.
- Christopher Alan Bayly (1988). Indian Society and the Making of the British Empire (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052125092-4.
- Ritu Birla (14 janar 2009). Stages of Capital: Law, Culture, and Market Governance in Late Colonial India (në anglisht). Duke University Press. ISBN 978-0-8223-9247-7.
- Sugata Bose (1986). Agrarian Bengal: Economy, Social Structure and Politics (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-30448-1.
- James A. Bourdillon (1906). "The Partition of Bengal". Journal of the Society of Arts (në anglisht). Londër: Royal Society of Arts. LIV (2769): 102–140.
- Charles Edward Buckland (1901). Bengal Under the Lieutenant-Governors: Being a Narrative of the Principal Events and Public Measures During Their Periods of Office, from 1854-1898 (në anglisht). Londër: S. K. Lahiri & Company.
- Sudeep Chakravarti (2017). The Bengalis: A Portrait of a Community (në anglisht). Aleph. ISBN 978-938602104-5.
- Susil Chaudhury (1995). From Prosperity to Decline: Eighteenth Century Bengal (në anglisht). Delhi: Manohar. ISBN 978-817304105-1.
- George Tomkyns Chesney (1894) [1870]. Indian Polity: A View of the System of Administration in India (në anglisht). Longmans, Green & Company.
- Hugh Chisholm, red. (1910). "Bengal". The Encyclopædia Britannica: A Dictionary of Arts, Sciences, Literature and General Information (në anglisht). Vëll. 3 (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 729–735.
- Lizzie Collingham (2012). Taste of War: World War II and the Battle for Food (në anglisht). New York: Penguin Publishing Group. ISBN 978-1-101-56131-7.
- William Dalrymple (2019). The Anarchy: The Relentless Rise of the East India Company (në anglisht). Bloomsbury Publishing. ISBN 978-1-63557-395-4.
- Sutapa Dutta (2022). "Colonial Textbooks and National Consciousness in British India". History of Education (në anglisht). 51 (6): 827–845. doi:10.1080/0046760X.2022.2050304. S2CID 248603349.
- Fogel, Gary B. (2021). "Dick Brown". Sky Rider: Park Van Tassel and the Rise of Ballooning in the West (në anglisht). University of New Mexico Press. ISBN 978-0-8263-6282-7. Marrë më 22 nëntor 2021.
- Nanak Ganguly (qershor 2012). "Company School Paintings of Calcutta, Murshidabad, Patna (1750-1850): Doctoral Thesis of Late Dipak Bhattacharya (1960-2007)". Art etc. News & Views (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015.
- Deepanjan Ghosh (11 nëntor 2017). "The Siege of Calcutta". livehistoryindia.com (në anglisht). Marrë më 18 shkurt 2022.
- Durba Ghosh (2017). "The Reforms of 1919: Montagu–Chelmsford, the Rowlatt Act, Jails Commission, and the Royal Amnesty". Gentlemanly Terrorists: Political Violence and the Colonial State in India, 1919-1947 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 27–59. doi:10.1017/9781316890806.003. ISBN 978-1-107-18666-8. S2CID 157075881.
- Gupta, Das (2011). Science and Modern India: An Institutional History, c.1784-1947: Project of History of Science, Philosophy and Culture in Indian Civilization (në anglisht). Vëll. XV, part 4. Pearson Education India. ISBN 978-813175375-0.
- Gupta, Shaibal (korrik 2012). Economic History of Bengal Presidency (PDF). South Asia Growth Conference 2012 (në anglisht). CiteSeerX 10.1.1.348.6344. S2CID 15466381.
- Christopher Raymond Hibbert (2000). Queen Victoria: A Personal History (në anglisht). Harper Collins. ISBN 978-000255826-6.
- Hill, Samuel Charles (1905). Bengal in 1756-57: A Selection of Public and Private Papers Dealing with the Affairs of the British in Bengal During the Reign of Siraj-Uddaula; with notes and an historical introduction (në anglisht). Robarts - University of Toronto. London, Murray.
- George Huddleston (1906). History of the East Indian Railway (në anglisht). Kalkuta: Thacker, Spink & Company.
- Sir William Wilson Hunter (1871). Annals of Rural Bengal (në anglisht). Smith, Elder & Company.
- Sir Courtenay Peregrine Ilbert (1907). "Appendix II: Constitution of the Legislative Councils under the Regulations of November 1909". The Government of India, Supplementary Chapter (Indian Councils Act, 1909 (në anglisht). Clarendon Press.
- Sir Courtenay Peregrine Ilbert (1922). The Government of India: A brief historical survey of Parliamentary Legislation relating to India (në anglisht) (bot. i 3-të i përditsuar dhe rishikuar). Clarendon Press.
- Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Oksford: Clarendon Press. 1909.
- Ayesha Jalal (6 prill 1995). Democracy and Authoritarianism in South Asia: A Comparative and Historical Perspective (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-47862-5.
- Ayesha Jalal (1994). The Sole Spokesman: Jinnah, the Muslim League and the Demand for Pakistan (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-45850-4.
- St. John, Ian (2011). The Making of the Raj: India under the East India Company (në anglisht). ABC-CLIO. ISBN 978-031309736-2. Marrë më 15 maj 2018.
- Samarendra Karmakar (1998). The impact of tropical cyclones on the coastal regions of SAARC countries and their influence in the region SMRC-No.1 (në anglisht). SAARC Meteorological Research Center.
- David Kopf (dhjetor 1994). "Amiya P. Sen. Hindu Revivalism in Bengal 1872". American Historical Review (Book review) (në anglisht). 99 (5): 1741–1742. doi:10.2307/2168519. JSTOR 2168519.
- Llewellyn-Jones, Rosie (2023). Empire Building: The Construction of British India, 1690–1860 (në anglisht). Hurst Publishers. ISBN 978-1-80526-026-4. Marrë më 3 gusht 2023.
- Mahitosh Mandal (2022). "Dalit Resistance during the Bengal Renaissance: Five Anti-Caste Thinkers from Colonial Bengal, India". Caste: A Global Journal on Social Exclusion (në anglisht). 3 (1): 11–30. doi:10.26812/caste.v3i1.367. S2CID 249027627.
- P. J. Marshall, red. (2 gusht 2001). The Cambridge Illustrated History of the British Empire (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052100254-7.
- John R. McLane (1993). Land and Local Kingship in Eighteenth-Century Bengal (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052141074-8.
- Jaswant Lal Mehta (2005). Advanced Study in the History of Modern India 1707-1813 (në anglisht). New Dawn Press. ISBN 978-1-932705-54-6.
- Hena Mukherjee (1994). The Early History of the East Indian Railway 1845–1879 (në anglisht). Kalkuta: Firma KLM Private ltd. ISBN 81-7102-003-8.
- J. Forbes Munro (2003). Maritime Enterprise and Empire: Sir William Mackinnon and His Business Network, 1823-93 (në anglisht). Boydell Press. ISBN 978-0-85115-935-5.
- Nalanda Year-book & Who's Who in India (në anglisht). Nalanda Press. 1946.
- Stephen Nicholas; Peter R. Shergold (1989). "Transportation as Global Migration". përmbledhur nga Stephen Nicholas (red.). Convict Workers: Reinterpreting Australia's Past (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 28–40. ISBN 0-521-36126-5.
- Richard Dixon Oldham (1899). Report of the Great Earthquake of 12th June, 1897 (në anglisht). Office of the Geological Survey.
- L. S. S. O'Malley (1999) [1907]. Bengal District Gazetteer: Darjeeling (në anglisht). Logos Press. ISBN 978-81-7268-018-3.
- James Stuart Olson; Robert S. Shadle, red. (1996). "Bentinck, Lord William Cavendish". Historical Dictionary of the British Empire (në anglisht). Vëll. 1. Greenwood Press. ISBN 0-313-29366-X.
- Oturkar, R. V. (1953). "New Light on the Battle of Plassey". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 16: 279–281. ISSN 2249-1937. JSTOR 44303890.
- Prakash, Om (2006). "Empire, Mughal". përmbledhur nga McCusker, John J. (red.). History of World Trade Since 1450 (në anglisht). Vëll. 1. Macmillan Reference USA. fq. 237–240. ISBN 0-02-866070-6. Marrë më 3 gusht 2017.
- Kerala Putra (1928). The Working of Dyarchy In India 1919–1928 (në anglisht). D. B. Taraporevala Sons and Company.
- Zakir Raju (2015). Bangladesh Cinema and National Identity: In Search of the Modern (në anglisht). Londër: Routledge. ISBN 978-0-415-46544-1.
- Harold E. Raugh (2004). The Victorians at War, 1815-1914: An Encyclopedia of British Military History (në anglisht). ABC-CLIO Ltd. ISBN 978-157607925-6.
- Indrajit Ray (2011). Bengal Industries and the British Industrial Revolution (1757–1857) (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1-136-82552-1.
- The Asiatic Journal and Monthly Register for British and Foreign India, China, and Australia (në anglisht). Parbury, Allen, and Co. 1834.
- Turnbull, C. M. (1970). "Convicts in the Straits Settlements 1826-1867". Journal of the Malaysian Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 43 (1 (217)): 87–103. JSTOR 41492016.
- Nitish K. Sengupta (2001). History of the Bengali-speaking People (në anglisht). UBS Publishers' Distributors. ISBN 978-81-7476-355-6.
- G. Willis (1886). "Bengal Revenue Department". Report on the Administration of Bengal: Willis's Current Notes (në anglisht). Bengal Secretariat Press.
- Leela Visaria; Parvin Visaria (1983). "Population (1757–1947)". përmbledhur nga Dharma Kumar; Meghnad Desai (red.). The Cambridge Economic History of India (në anglisht). Vëll. 2, c.1757–c.1970. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-22802-2.
- Tan Tai Yong. "A Tale of Two Cities: Singapore and Kolkata Past and Present" (PDF) (në anglisht). National University of Singapore. fq. 3.