Revolucioni industrial ishte tranzicioni në një industri të re prodhuese e cila përfshinte periudhën në mes të viteve 1750-1850. Kjo periudhë përfshinte kalimin nga puna e dorës në punë me makineri, risi në prodhimtarinë kimike dhe në proceset e prodhimit të hekurit, rritjen e përdorimit të energjisë së avullit, zhvillimin e makinave të punës dhe ngritjen e sistemit të fabrikave.

Iron and Coal, 1855–60, nga William Bell Scott

Tekstili ishte industria dominuese e Revolucionit Industrial në aspektin e punësimit, vlerës së prodhimit dhe kaptalit të investuar. Gjithashtu industria e tekstilit ishte e para që përdori metoda moderne të prodhimtarisë.

Revolucioni Industrial fillet e saja i ka në Britaninë e Madhe, dhe shumica e risive ishin me origjinë britanike. Në mes të shekullit XVIII Britania ishte shteti më i fuqishëm tregtar, duke kontrolluar një perandori globale të tregëtisë me koloni në Amerikën Verirore dhe në Afrikë, dhe me disa ndikime poltike në gadishullin e Indisë, kryesisht përmes veprimtarive të kompanisë East India. Zhvillimi i tregtisë dhe ngritja e biznesit ishin shkaqet kryesore të Revolucionit Industrial.

Revolucioni Industrial shënon një kthesë të madhe në histori; në një mënyrë jeta e përditshme ishte ndikuar gati në çdo aspekt. Veçanërisht, të ardhurat mesatare dhe popullsia filluan të shfaqnin një rritje të papritur. Disa ekonomistë thonë se impakti kryesor i Revolucionit Industrial ishte se standardi i jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë kishte filluar të ngritej vazhdimisht.

PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për kokë banori ishte kryesisht i qëndrueshëm para Revoluciont Industrial dhe shfaqjes së ekonomisë moderne kapitaliste, gjatë Revolucionit Industrial filloi një epokë e rritjes ekonomike për kokë banori në ekonominë kapitaliste. Historianët ekonomik janë në pajtim se fillimi i Revoluciont Industrial është ngjarja më e rëndësishme në histornë e njerëzimit që prej zbutjes së kafshëve dhe të kultivimit të bimëve.

Megjithëse ndryshimi në strukturë nga agrokultura në industri ishte kryesisht i shoqëruar me Revolucionin Industrial, në Britaninë e Madhe ishte pothuajse e përfunduar pranë vitit 1760.

Fillimi dhe përfundimi i saktë i Revolucionit Industrial është ende i diskutueshm nga historianët, ashtu si edhe ritmi i ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike. Eric Hobsbawm konsideronte se Revolucioni Industrial filloi në vitet 1780 dhe nuk ishte ndjerë plotësisht deri në vitet 1830 dhe 1840, derisa T. S. Ashton konsideronte se ngjarjet me të mëdha ndodhën në mes të viteve 1760 dhe 1830. Industrializmi i shpejtë së pari filloi në Britani, duke filluar me tjerrjen mekanike në vitet 1780, me përdorim të lartë të energjisë së avullit dhe prodhimitarisë së hekurit që ndodhën pas vitit 1800. Prodhimet nga tekstili i mekanizuar u përhapën nga Britania e Madhe në Europën kontinentale dhe në Shtetet e Bashkuara në fillimet e shekullit 19, me qendra të rëndësishme të tekstilit, hekurit dhe qymyrit në Belgjikë dhe në Shtetet e Bashkuara, si dhe tekstilit të vonshëm në Francë.

Një rënie ekonomike ndodhi në fund të viteve 1830 dhe në fillim të viteve 1840 kur ndodhi përvetësimi i risive origjinale të Revolucionit Industrial, siç ishte tjerrja dhe thurja mekanike, të cilët u ngadalsuan dhe tregu i tyre u ngrit. Risitë të cilat u zbuluan më vonë në këtë periudhë, si miratimi i lokomotivave, varkave dhe anijeve me avull, furrave të pjekies së hekurit dhe teknologjive të reja, si telegrafi elektrik, kryesisht e paraqitur në vitet 1840 dhe 1850, nuk ishin të mjaft të fuqishëm të nxitnin rritje të mëdha ekonomike. Zhvillimi i hovshëm ekonomik filloi pas vitit 1870, duke lulëzuar nga një grup i ri i risive duke përfshirë procese të reja të përpunimit të çelikut, shkallë të lartë të prodhimit të makinave të punës dhe përdorimit të makinerive të avancuara me të madhe në fabrika me energji të avullit.

Etimologjia

Redakto

Përdorimi më i hershëm i regjistruar i termit "Revolucion Industrial" duket se ka qenë në një letër të shkruar më 6 qershor 1799 nga lajmëtari francez Louis-Guillaume Otto, duke bërë të ditur se Franca kishte hyrë në garën për industrializim. Në librin e tij të shkruar më 1976 Fjalët kyçe: Një Fjalor i Kulturës dhe Shoqërisë, Raymond Williams shënon në hyrje për "Industrinë": "Ideja për një rend të ri shoqëror duke u bazuar në ndryshimet e mëdha industriale ishte e qartë tek Southey dhe Owen, në mes të viteve 1811 dhe 1818, dhe kjo ishte përmendur edhe më herët nga Blake-u në fillimet e viteve 1790 dhe Wordsworth-u në fillim të shekullit 19." Termi Revolucioni Industrial i zbatuar për ndryshime teknologjike ishte duke u bërë më i zakonshëm vonë në vitet 1830, si në përshkrimin e Jérôme-Adolphe Blanqui të vitit 1837 të la révolution industrielle. Friedrich Engles në Gjendja e Klasës Puntore në Angli të vitit 1844 foli për "një revolucion industrial, një revolucion i cili në të njëjtën kohë ndryshoi gjithë shoqërinë civile". Megjithatë, edhe pse Engels shkroi në vitet 1840, libri i tij nuk u përkthye në gjuhën angleze vonë deri në vitet 1900, dhe thëniet e tij nuk hynë në gjuhën e përditshme deri më atëherë. Meritat për popullarizimin e termit mund t'i jepen Arnold Toybee-ut, ligjeratat e të cilit më 1881 dhanë një përshkrim të detajshëm të termit.

Disa historianë, siç janë John Clapham dhe Nicholas Crafts, kanë argumentuar se ndryshimet ekonomike dhe shoqërore u shfaqen gradualisht dhe se termi revolucion është një term i gabuar.

Zhvllime të rëndësishmë teknologjike

Redakto

Nisja e Revolucionit Industrial është e lidhur me një numër të vogël të risive, të cilat filluan në gjysën e dytë të shëkullit 18. Në vitiet 1830-ta përfitimet e mëdha të cekura më poshtë u bënë në teknologji të rëndësishme:

  • Tekstili - tjerrja mekanike e pambukut e përforcuar nga avulli ose nga uji e rritën numrin e prodhimeve të prodhuara nga një puntor për 40 herë. Kurse makina për zhveshjen e pambukut ngriti prodhimtarinë e heqjes së farave nga pambuku për 50 herë. Gjithashtu kishte përfitime të mëdha në tjerrjen dhe thurrjen e leshit dhe të lirit, por këto përfitime nuk ishin aq të mëdha sa nga përpunimi i pambukut.
  • Energjia e avullit - me rritjen e efektshmërisë së motorëve me avull u rrit edhe përdorimi i karburanteve. Përshtatja e motorëve të palëvizshëm me avull në ato me lëvizje rrotulluese i bëri ato të përshtatshme për përdorime industriale. Motorët me shtypje të lartë kishin një fuqi më të madhe për bartjen e peshave duke i bërë të përshtatshme për transportim. Energjia e avullit pësoi një zgjerim të menjëhershëm pas vitit 1800.
  • Prodhimi i hekurit - zëvendësimi i qymyr drurit në koks me të madhe uli çmimin e karburantit që përdorej për prodhimin e hekurit të papërpunuar dhe të përpunuar. Përdorimi i koksit bëri të mundur që të ndërtoheshin furra më të mëdha për pjekje, e cila rezultoi në rritje ekonomike. Makina me avull filloi të përdorej për shfryrjen e ajrit me pompim të ujit në mesin e viteve 1750, e cila mundësoi rritjen e prodhimtarisë së hekurit duke limituar përdorimin e fuqisë së ujit. Kurse cilindri për hudhjen e gizës për herë të parë u vë në përdorim më 1760. Më vonë u përmirsëua në cilindër me dy veprime, e cila mundësoi që furrat e pjekies të kenë temperatura më të larta. Po ashtu procesi ku gypat e furrës ishin të mbështjellur me argjilë të përzier me ujë nga brenda në dallim nga farkëtaria e thjeshtë mundësoi që hekuri të përfitohet me një kosto më të ulët. Në anën tjetër makina e petëzimit ishte 15 herë më e shpejtë në dallim nga procesi i goditjes së hekurit me çekan. Furrat e pjekies me të madhe rritën efektshmërinë e karburanteve në prodhimtarinë e hekurit në dekadat e ardhshme.
  • Zbulimi i makinave për punë - Makinat e para për punë ishin zbuluar. Këto zbulime përfshinin tornon për prerjen e vidhave, makinën për shpuarjen e cilindrave dhe makinën për bluarje. Makinat për punë mundësuan prodhimin e pjesëve metalike të zëvendësueshme, megjithëse përmirësimi i teknikave në përdorim morën kohë disa dekada.