Ruplal House
Ruplal House (më herët e njohur si Aratun House) është një rezidencë e shekullit të XIX në zonën e Farashganxhit në Dhaka, Bangladesh. Ajo u ndërtua në bregun verior të lumit Buriganga, përkrahë digës Buckland. Rezidenca u ndërtua në vitin 1825 nga biznesmeni armen Stefen Aratun. Më vonë u ble nga dy tregëtarë të pasur, Ruplal Das dhe vëllai i tij Raghunath Das, në 1840. Më vonë një firmë arkitekturore nga Kalkuta, “Martin Company”, e rindërtoi atë.[1]
Alternative name | Aratun House, Jamall House |
---|---|
Location | Farashganj, Dhaka, Bangladesh |
Coordinates | 23°42′13.1″N 90°24′49.1″E / 23.703639°N 90.413639°E |
Type | Rezidencë |
Length | 9144 m |
Area | mbi 14 000 m2 |
Height | 2 kate |
History | |
Builder | fillimisht Stefen Aratun, pastaj Vëllezërit Ruplal dhe Raghunath Das, pastaj familja Xhamall |
Founded | 1825 |
Architecture | |
Architectural styles | Arkitektura e Rilindjes |
Historia
RedaktoRuplal House së pari bë e njohur në vitin 1886 kur Ruplal Dasi zhvilloi një ballo në nder të nënbretit të Indisë, Lord Dufferin-it.[2] Pas ndarjes së Indisë në 1947, familja e Ruplal Dasit e la atë për në Kalkuta. Në 1962, nëpërmjet një akti formal shkëmbimi, rezidencën e bleu Sidik Xhamalli.[2]
Veçoritë
RedaktoE ndarë në dy blloqe të pabarabarta në stile lehtësisht të ndryshme, ajo është një ndërtesë dy-katëshe. Ajo shtrihet madhështore përgjatë lumit rreth 9144 m e gjatë. Ajo përdor kolona dorike dhe kishte një orë të madhe në majë të ndërtesës, që u shkatërrua gjatë tërmetit të vitit 1897.[3] Planimetria e saj e themeleve ndjek formën e shkronjës 'E', me tre krahë që zgjaten drejt veriut, nga të cilët krahu i mesëm zgjatet rreth 1830 m. Ajo përmban një portik madhështor të mbajtur mbi një seri e lartë gjysmë-kolonash korintike me hulli, dhe kryesohet nga një pediment trekëndor, karakteristik i Arkitekturës së Rilindjes.
Dy blloqet përfshijnë në dy kate mbi 50 dhoma të madhësive të ndryshme, me një holl qëndror në katin e sipërm në krahun më mbresëlënës perëndimor, që është një holl kërcimi i zbukuruar në mënyrë elegante me një dysheme druri. Në anën veriore dhe jugore shtrihen veranda të gjera në gjithë gjatësinë e bllokut, dhe që mbahen nga gjysmë-kolona korintike të rrumbullakta ose shtylla katërkëndore tullash me harkada të segmentuara tërfilore sipër. "Ruplal House" ishte konkurentja e vetme e Ahsan Manzilit gjatë periudhës koloniale britanike.[4]
Stili dhe veçoritë arkitekturore
Redakto"Ruplal House" ka tre blloqe të veccantë me stile të ndryshme arkitekturore; këta blloqe ishin të ndarë në themele, por të lidhur në në katin e sipërm nga një harkadë. Këta tre blloqe ishin:[5]
- Blloku i Ruplalit, krahu perëndimor – rreth 7 620 metra2.]
- Blloku i Raghunathit, krahu lindor – rreth 3 657 metra2.]
- Blloku Qëndror, afërsisht 2 743 metra2.]
- Veçoritë arkitekturore të Bllokut të Ruplalit
Blloku i Ruplalit u dizenjua në stilin Neo-klasik. Ky krah madhështor ishte katror në planimetri me një oborr qëndror katror. Kolonat e thjeshta i japin oborrit ndjesinë e dritës dhe përpjesëtimit. Dhomat u vendosën rreth këtij oborri qëndror në mënyrë që të krijonin privaci. Hyrja e tij kryesore është nga portiku verior me një pediment trekëndor mbi kolona të hullizuara, e me kapitele të stilit korintik, që vënë në dukje hyrjen dhe hyrjen e tij dytësore nga oborri përmes serisë së harkadave që janë mjaft ftuese. Blloku i shërbimeve me lartësi më të ulët është lehtësisht i shkëputur nga blloku kryesor.
- Veçoritë strukturore të Bllokut të Ruplalit
Themelet: themelet peshë mbajtëse me tulla janë përdorur si superstrukturë pa përdorur ndonjë përforcim. Nuk shfaq ndonjë shenjë çarjeje apo plasaritje në themele. Plinta është 5 cm nga toka.
Muret: Janë peshë-mbajtës 63.5 cm të trashë. Punimi me tulla është i shtresëzuar në mur. LLaçi me gëlqere është përdorur si material lidhës dhe suva. Kolonat: Tre lloje kolonash; kolona Neo-korintike, cilindrike dhe drejtkëndore. Harkadat: Shërbejnë si trarë prej tulle mbi dyer, dritare dhe daljet e ajrimit. Trarët: Trarët prej çeliku: Për zgjatje më të madhe përdoren trarë të dyfishtë çeliku. Trarët prej çeliku janë të madhësisë 7.62 cm x 15.24 cm, 10.16 cm x 20.32 cm dhe 15.24 cm x 30.48 cm. Trarët prej druri: Janë të madhësisë 7.62 cm x 7.62 cm. Dyshemeja: dysheme e shtresëzuar 27.94 cm trashë prej oksidi të kuq, pllaka me tulla, llaç gëlqeror. Shkallët: shkallët prej druri: një shkallë është pjesërisht e përforcuar. Shkallët prej druri janë përforcuar me shirita hekuri. Materialet: Tullat janë përdorur si materiali kryesor i ndërtimit. Ato janë të madhësive dhe formave të ndryshme. Pllaka tulle janë përdorur në kornizë. Suvaja: Llaç gëlqeror. në mure dhe kolona nuk shihen plasaritje pasi është përdorur kollë. Materiale zbukuruese: pllaka mermeri, terrazzo, oksid i kuq, qelq i ngjyrosur.
- Veçoritë arkitekturore të bllokut të Raghunathit
Ky bllok, që ndodhet në pjesën lindore të kompleksit, ka stil të ndryshëm arkitekturor. Nuk ka harkada në façatën e oborrit të hyrjes në veri. Kapitelet nuk janë korintikë, por duken më shumë me prejardhje indiane. Këto kolona janë kryesisht cilindrike prej tullash me kapitele të thjeshta katërkëndore. Punimi i këtij blloku në fakt është më i zakonshëm se ai në Bllokun e Ruplalit. Ky bllok përbëhet nga dy oborre drejtkëndore. Dhomat janë më gjatësore.
- Zonimi dhe hierarkia e hapësirave
Është e dallueshme një përpjekje për ta zonuar. Zonat e shërbimit janë grupuar bashkë dhe vendosur anën e mbrapme të ndërtesës dhe shkallët janë në kënde. Duke ngjitur shkallët, shpaloset një sekuencë graduale hapësirash në zonat e ndërmjetme – verandat, përgjatë dhomave të qëndrimit deri te dhomat e gjumit dhe përtej saj, oborri i brendshëm i hapur dhe në fund blloqet e shërbimit.
- Ndriçimi dhe ventilimi
Dy oborret e brendshme të hapur, shërbejnë si puse drite, duke lejuar dritë të mjaftueshme dhe ajrim për dhomat e të dy kateve. Çdo dhomë ka një numër të madh dyerësh dhe dritaresh.
- Veçoritë strukturore të Bllokut të Raghunathit
Muret peshë-mbajtës 55.88cm me tulla si Blloku i Ruplalit. Këtu janë përdorur tulla dhe llaç gëlqeror. Muret janë lyer me gëlqere dhe bojë. Dyshemetë janë ndërtuar me pllaka balte të pjekur të mbuluara me llaç gëlqeror dhe janë lyer me oksid të kuq.
Tavani mbështetet mbi trarë druri që shtrihen në gjatësinë e secilës pllakë. Kjo kornizë është e mbështetur në mure me pllaka çeliku. Mungojnë trarët prej çeliku. Çatia ka një shtresë tarracimi gëlqeror. Përdoren harqe prej tullash.
- Veçoritë arkitekturore të Bllokut Qëndror
Ky bllok ka ngjashmëri me Bllokun e Ruplalit, por në planimetri është shumë i ngjashëm me Ahsan Manzilin, një ndërtesë e të njëjtës kohë. Dy harkada portikësh e lidhin atë me blloqet e Ruplalit dhe Raghunathit, që janë trajtuar në mënyrë të ndryshme. Harkada e portikut perëndimor ka në krye një fronton thelbësisht oriental që duket se është një shtesë e mëvonshme. Harkada lindore, nga ana tjetër, vijon në të njëjtin stil si Blloku Qëndror. Ky bllok përbëhet nga infrastruktura rekreacionale, si dhomat e kërcimit, holli i muzikës klasike etj. Në të dy anët e bllokut ka veranda të dyfishta, që e bëjnë vendin të hapur dhe krijon marrëdhënie midis mjedisit të jashtëm dhe brendësisë. Për shkak të hapjeve të mëdha në çdo mur dhomat janë të ndriçuara përshtatshëm në mënyrë natyrore. Trashësia e madhe e murit e mbron ndërtesën termikisht.
- Veçoritë strukturore të Bllokut Qëndror
Ky bllok është ndërtuar me mure peshë-mbajtës; kolonat janë përdorur në veranda dhe portikë. Muri 76.2cm i trashë, i gjithi i ndërtuar me tulla, për shkak të sallës së kërcimit 6.7056m të lartë.
Dyshemetë janë shtruar me pllaka balte të pjekur që qëndrojnë mbi një sistem rrjetë druri dhe pastaj me një shtresë llaçi gëlqeror mbi të. Veçoria më tërheqëse e sallës së kërcimit është dyshemeja e saj prej druri që është shtruar me parket dhe qëndron mbi trarë të trashë druri. Kolonat cilindrike janë ndërtuar me tulla rrethore, ashtu si shumica e hapjeve harkore, që kanë përjashtuar kështu përdorimin e trarëve. Muret, gjithashtu prej tulle që është materiali kryesor strukturor, janë të gjithë peshë-mbajtëse. Shkallët prej druri mbështeten prej një sistemi kornizë trarësh. Ndërsa në shtrimin e dyshemeve janë përdorur pllakat prej balte të pjekur. Kurse si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror gjithashtu edhe në dyshemenë e sallës së kërcimit. Ndërsa druri është përdorur në krijimin e sistemit të trarëve. Në sistemin e trarëve janë përdorur edhe trarë çeliku si përforcues. Në ndërtimin e shtyllave, qemerëve etj. janë përdorur tulla të përmasave të ndryshme. Zbukurimi i tavanit të sallës së kërcimit dhe vendeve të tjera të dekoruara është bërë me mozaikë të ndërlikuar. Gjithashtu në tavanin e sallës së kërcimit ka edhe pasqyra. Për të krijuar cilësinë dramatike të hapësirës është përdorur qelqi i ngjyrosur. Ndërsa dyshemeja e verandës është bërë me pllaka mermeri.
Begraundi
RedaktoRooplal Dasi ishte xhamindar dhe tregëtar. Ai ishte anëtari i parë i arsimuar i familjes së tij. Në provimin Probeshika ai u rendit i pari dhe ishte një adhurues i madh i muzikës. Ai nuk shpenzonte shumë në çështje shoqërore por shpenzonte shumë për muzikantët. Ruplal House është e shquar për bujtjen e aktiviteteve kulturore të kohës. Gurutë e muzikës klasike indiane si Ostad Alaudin Khani, Ostad Vall Ullah Khani dhe Lakshmi Devi u ftuan rregullisht në shfaqje. Në 1888 kur Lord Dafrin u ftua për të vizituar Dhakën nga paria e kohës. Midis Ahsan Manzilit dhe Ruplal House-it u zhvillua një garë, që me votat e parisë u fitua nga Ruplal House; kjo e shtoi rëndësi politike të Ruplal House-it në atë kohë. Për të shfaqur statusin e tyre shoqëror ata shpenzuan shumë për ta zbukuruar atë.
Pas tërmetit të vitit 1897 kulla e orës së rezidencës u rrëzua dhe familja e zhvendosi rezidencën e saj në një tjetër vend. Rezidenca e madhe u braktis për 50 vite. Historia e Pazarit Shjam fillon pasi familja Das e la shtëpinë. Në anën lindore të Ruplal House ndodhej një kopësht i emërtuar 'Roghubabur Bagaan' si dhe një pellg i emërtuar 'Pellgu Shajambabur'. Pasi familja e la shtëpinë, kopështi e humbi bukurinë e tij për shkak të mosmirëmbajtjes. Atëherë aty filloi tregu i njohur si Pazari Shjam. Mjedisi përreth ujëmbledhësit u zhvillua si një zonë e pasur rezidenciale që u zu kryesisht nga oficerë dhe tregtarë evropianë të klasës së lartë. Por nga viti 1930 bregu i lumit e humbi cilësinë e tij rezidenciale dhe u zhvillua si një zonë tepër komerciale.
Familja Das e la Dhakën pas ndarjes së Indisë në 1947. Në vitin 1958 Ruplal House-in dhe disa shtëpi të tjera në Dhaka i bleu Familja Xhamall në shkëmbim të shtëpisë së tyre në zonën shik të Auckland Square në Kalkuta. Mohamed Sidik Xhamall dhe vëllai i tij më i ri, Ibrahim Sidik Xhamall u bënë bashkëpronarët e Ruplal House-it duke e riemërtuar atë "Jamall House". Mohamed Sidik Xhamalli biri i tij Husain Sidik Xhamalli jetuan në katin e parë. Një tjetër djalë, Habib Sidik Xhamalli jetoi në katin e sipërm. Kati përdhes u përdor si një kamp policor zyrë të ardhurash. Mohamed Sidik Xhamalli dhe familja e tij ikën në Indi dhe perëndim në 1976. Shumica e nipërve të tij dh e vëllait të tij Ibrahim Sidik Xhamallit mërguan në ShBA, U.K., Kanada, Australi dhe vendet e Gjirit, megjithatë mund të prentendojnë pronësinë. Një pjesë e katit të parë të bllokut të 'Jamall House-it' u përdor nga Shkolla Përgatitëse princ Karim Ago Khan nga viti 1958. Në 1973 rezidenca u shndërrua në një kolegj, por kjo zgjati vetëm 16 ditë. Më vonë ajo u përdor si banesë rezidenciale e familjeve të nënoficerëve dhe oficerëve të rinj të ushtrisë. Blloku Roghunath është nën pronësi private që nga viti 1948. Tani ndërtesa funksionon edhe si një kompleks rezidencial edhe si kompleks komercial. Është e mbushur me shitës erëzash dhe perimesh dhe nga një ngulim i pa-autorizuar zaptuesish, që kanë ngritur baraka dhe kasolle përballë ndërtesës. Blloku lindor ka një pronar që e përdor si banesë në katin e parë dhe depo në katin përdhes.
- Farashganxhi
Në 1730 francezët erdhën në Dhaka për të ngritur sipërmarrjet e tyre. Ata blenë një shtëpi në bregun Burigangës nga Xhamindar Sheikh Mutiullah-u dhe bënë kuthin e tyre në vend, tashmë të njohur si Ahsan Manzili. Naib Nazimi, Navazish Ali Khani u dha leje atyre të ndërtonin tregun e tyre në zonë, kështu ajo u emërtua 'Frençganxh', por për vendasit ajo u njoh si 'Farashganxh'. Francezët nuk mundën të përfitojnë shumë, kështu që e lanë atë në 1784. Xhamindar Pogose armen e mori me qera pronën nga qeveria britanike.
- Buckland Bandi
Në vitin 1680 një digë apo argjinaturë u ndërtua përgjatë bregut të lumit Buriganga për ta mbrojtur bregun nga përmbytjet dhe erozioni, ashtu si dhe për të mundësuar një zonë rekreacionale përgjatë Burigangës. Në 1864, ajo u ndërtua nga komisioneri C.T. Buckland, prandaj u njoh si Buckland Bandi. Band është një fjalë hindi (Hindi: बंद) që tregon një rrethim dytësor, tipikisht të përbërë nga një mur, që rrethon një ujëmbledhës ose një mekanizëm për të mos lejuar rrjedhjet, rrjedhjet ose një argjinaturë. Buckland Bandi ishte një vend grumbullimi i ri për banorët e Dhakës; ata vinin këtu të shijonin pamjen e lumit. Sipas autobiografisë së Ridoai Nath Moxhhumderit, në fillim aty u vendosën 12 banka çeliku që nuk ishin të mjaftueshme. Kështu u shtuan tetë banka të tjera. Turma që vizitonte Buckland Bandin në atë kohë provonte se ai ishte një vend shumë i freskët dhe madje edhe sot pas pothuaj 300 viteve vendi është ende i përdorur si një vend grumbullimi shoqëror nga banorët vendorë. Ndërtimi i argjinaturës e shndërroi zonën në një vend shumë të pëlqyer dhe një sërë zamindarësh filluan të ngrinin banesat e tyre te dhe përreth bandit.
Gjendja e tanishme
RedaktoSot, Ruplal House është e zënë nga shitësit vendorë të erëzave dhe perimeve dhe një ngulim i paautorizuar zaptuesish. Së fundmi ka qenë "mbrojtur" nga by the Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit; por një ngulim zaptuesish vijon ende të mbajë pjesë të kompleksit. Nevojitet urgjentisht veprimi për të ruajtur këtë strukturë arkitekturore nga degradimi i mëtejshëm. Tashmë mjedisi përreth Ruplal House, duke përfshirë edhe zonën e Argjinaturës Buckland, përbëhet nga tregu më i madh i erëzave të Dhakës. Tregëtarët me shumicë të tipeve të ndryshme të erëzave e kanë zaptuar të gjithë zonën. Madje edhe brenda rezidencës janë futur disa familje. Pjesa tjetër e kompleksit, e njohur si Blloku i Raghunathit, i është dorëzuar një familjeje me origjinë indiane nga pasardhësit e Raghunath Babusë. Një numër i mirë i dyqaneve të erëzave tashmë po punojnë edhe në këtë pjesë. [6]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection". The Daily Star (në anglisht). 27 gusht 2018. Marrë më 31 gusht 2018.
- ^ a b Durdana Ghias (22 prill 2007). "Ruplal House: Unique features in wholesale wreck". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2018. Marrë më 31 gusht 2018.
- ^ Muntasir Uddin Khan Mamun (1993). Dhaka Smriti Bismritir Nagari (në ben). Vëll. 1. Bangla Academy. fq. 257. isbn-10 9840728202, isbn-13 9789840728206.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection". The Daily Star (në anglisht). 27 gusht 2018.
- ^ Sanjida Ahmed Sinthia (2010). Sustainable revitalization of the traditional old urban mansion: Ruplal house (pdf) (në anglisht). Lund University-Sida.
- ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection" (në anglisht). 27 gusht 2018.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Ruplal House. |
- Ahmed, Nazimuddin (2012). "Ruplal House". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh.
- McPherson, Poppy. "Illuminating Old City Dhaka". The Diplomat (në anglisht). Marrë më 30 dhjetor 2015.
- A photoblog on Ruplal House in Kothay Arkivuar 17 korrik 2019 tek Wayback Machine në bengalisht