Armenët në Bengal

Bashkësia historike armene në Bengal

Armenët në Bengal jetonin në atë që tani quhet Bangladesh dhe Bengali Perëndimor. Numri i tyre erdhi duke u pakësuar gradualisht. Gjatë pjesës së parë të shekullit të XVIII kishte një koloni mjaft të madhe armene në Dhaka, e përqëndruar në lagjen Armanitola. Bashkësia armene luajti një rol të rëndësishëm në tregtinë bengaleze në shekujt e XVII dhe XVIII. Kisha Armene në Dhaka e themeluar nga bashkësia armene në vitin 1781, bashkë me varrezën e afërt, është një vend emblematik dhe atraksion turistik i Dhakës së vjetër.[1][2]

Armenët në Bengal
Popullsia e përgjithshme
E papërfillshme
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Gjuhët
Armenishtja, anglishtja, bengalisht
Fetë
Kisha armene
Grupe etnike të lidhura
Armenët në Indi, Armenët në Pakistan, Armenët në Mjanmar

Prania e tyre, gjihtësesi, filloi të binte nga fillimi i Sundimit Britanik.[3] Michael Joseph Martin (Mikel Housep Martirosian), i konsideruar si armeni i fundit në Dhaka, vdiq më 9 maj 2020.[4][5][6]

Historia

Redakto
 
Bashkësia Armene në Dhaka duke kremtuar krishtlindjet armene, 1952

Nuk ka të dhëna të sakta se kur filluan të mbërrijnë armenët në Dhaka. Disa historianë sugjerojnë se ata mbërrintën në Bengal në fillim të shekullit të XVII si pjesë e mërgatës armene nga Persia.[7] Pasi sunduesit Safavidë pushtuan Armeninë Lindore në Kaukaz, Shah Abasi I deportoi rreth 40,000 tregtarë armenë të specializuar në tregtinë euroaziatike në Isfahan dhe Xhulfën e Re.[8]

Tregtarët armenë mbërritën për herë të parë në Bengal nga Isfahani dhe Xhalfa e Re në shekullin e XVII, duke krijuar bashkësinë e tyre tregtare. Ata njiheshin si një bashkësi e veçantë tregtare nga Perandoria Mogule që nga fundi i shekullit të XVII.[8] Nuk dihet se kur ata mbërritën në Dhaka, një nga qendrat kryesore tregtare të Bengalit të atëhershëm. Sipas të dhënave nga gurët e varreve data e mbërritjes së tyre mendohet të jetë fillimi i shekullit të XVIII.[9]

Duke qenë se persishtja ishte gjuha zyrtare e Oborrit Mogul, armenët persisht-folës mundën të vendoseshin lehtësisht në Perandorinë Mogule.[7] Dihet se navabët e Dhakës i lejuan ata ta kryenin aktivitetin e tyre sipërmarrës hapur ose në mënyrë klandestine, ashtu si dhe kompanitë tregtare europiane, që i përdorën ata si përfaqësues vendorë dhe përfaqësues të tyre në (vakil) oborret mbretërore mogule.[8] Khvaxha Hafizullah, një princ tregtar, vuri themelet e Familjes Navabe të Dhakës duke akumuluar pasuri nga tregtia me armenët dhe grekët. Kjo prirje u vijua nga nipi i tij, navabi i parë i familjes, Khvaxha Alimullahu.[10]

Fillimisht ata jetonin në lagjet e Mulvibazarit dhe Nolgolës, para se të zhvendoseshin te lagjja e Armanitolas.[11] Mes viteve 1833 dhe 1918, në kulmin e pranisë armene, regjistrimet e Kishës Armane në Dhaka listojnë mbi 200 vdekje, si dhe mbi 250 pagëzime dhe mbi 50 martesa.[12] Përveç Dhakës kishte një prani të rëndësishme armene në Saidabad (një lagje e Murshidabadit), në Hugli, Kalkuta, Çinsura, Patna dhe Kasimbazar.

Jetesa e bashkësisë

Redakto

Bashkësia Armene e Dhakës fillimisht ishte e angazhuar në tregtinë eksportuese, duke paguar tatimin prej 3.5% te qeveria.[8] Dhaka ishte qendra e prodhimit të tekstileve të rafinuara në atë kohë, gjë që i tërhoqi persët dhe aremenët ti vendosnin sipërmarrjet e tyre aty.[7] Sipas një vlerësimi eksporti i tekstileve nga Dhaka (që ishte qendra kryesore e prodhimit të tyre në Bengal), në vitin 1747 pjesa armene e këtyre eksporteve thuhej se ishte 27%. Në tregun e mëndafshit, ka të dhëna se armenët ishin blerësit kryesorë, bashkë me tregtarët nga Guxharati, Delhi, Agra dhe Varanasi.[13]

Hyrja e Kishës Armene, Armanitola
Pllakata themeluese e kishës, 1781

Ata spikatën gjithashtu në tregtinë e jutes.[13] Shumica e armenëve ishin të angazhuar në tregtinë e jutes. Tregtarë të shquar armenë të jutes zotëronin kompanitë e veta, si zotëruesit e "Sarkies & Sons", zotëruesit e "David & Co." dhe të tjerë. Por sipërmarrja e jutes gradualisht u monopolizua nga firmat më të fuqishme britanike që ishin të organizuara më mirë.[14] Përveç këtyre, ata u morën edhe me sipërmarrjen e arrave të betelit, kripën dhe nitratit të potasit.[7]

Bashkësia armene në Armanitola ishte e vogël por e pasur. Disa armenë të pasur banonin në bangalou të stilit europian. Një bangalou i tillë ishte shumë i famshëm. Pjesë të kopshteve të Shahbagut, Ruplal House (një tjetër vend i shquar në Dhakën e vjetër) dhe toka ku gjendet Bangabhabani (rezidenca presidenciale) u përkiste zamindarëve (pronarë tokash) armenë.[15][16][17] Brenda Bangabhabanit ndodhet akoma një ndërtesë e quajtur Manuk House, që bart emrin e pronarit origjinal të rezidencës. Armenët futën Tika-Garrin' (qerre-kuajsh) në Dhaka që u bë një mjet popullor transporti në Dhaka. Ata krijuan dyqane të stilit perëndimorë në Dhaka, që shisnin kryesisht mallra europianë dhe britanikë.[7]

Ata luajtën një rol të rëndësishëm si patronë të arësimit dhe zhvillimit urban Dhaka. "Shkolla Pogose", shkolla e parë private në vend, u themelua nga Nicholas Pogose, një tregtarë dhe zamindar armen.[18] P. Araton ishte drejtori i "Shkollës Normale". Sipas Dhaka Prakash, një gazetë e asaj kohe, nxënësit e shkollës së tij arrinin rezultate më të mira në provime sesa nxënësit e shkollave të tjera normale në Bengal, duke përfshirë edhe atë në Hugli.

Kisha Armene

Redakto
 
Kisha Armene në Dhaka

Para ndërtimit të kishës në Armanitola (e njohur si "Kisha Armani") ata faleshin në një kishëz të vogël të të njëjtës zonë, ndërsa anëtarët e vdekur të bashkësisë varroseshin në Kisha Kishën Katolike Romane në Texhgaon, që ishte pesë milje nga Dhaka në atë kohë. Disa gurë varri të armenëve datojnë midis viteve 1714 dhe 1794.[9] Guri më i vjetër i varrit është “Avetis”, një tregtarë armenë që vdiq në 15 gusht 1714.[12]

Pas zhvendosjes në Armanitola, bashkësia armene ndërtoi një kapelë të vogël në mes të varrezës së bashkësisë së tyre. Nga fundi i shekullit të XVIII, bashkësia armene ishte rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe kapela konsiderohej e papërshtatshme për nevojat e bashkësisë. Kështu ajo u zëvendësua nga Kisha e Ringjalljes së Shenjtë, e përfunduar në vitin 1781 dhe e shenjtëruar nga peshkopi armen Efreim. Në perëndim të kishës u shtua një kambanare në vitin 1837.[8] Kulla e kambanares u shemb nga tërmeti i vitit 1897.[19] Në vitin 1910 u shtua një rezidencë prifti dhe dyshemeja e kishës u shtrua me mermer, gjithashtu u pajis me drita elektrike.

Armenë të shquar të Bengalit

Redakto

Ndikimi armen në jetën tregtare të Dhakës u pri nga familjet Pogose, Agaci, Mikel, Stefen, Joakim, Sarkies, Aratun, Koxha dhe Manuk. Nga viti 1868, pesë nga gjashtë zamindarët europian në Dhaka ishin armenë – J.G. Nicholas Pogose, G.C. Paneati, J. Stegan, J.T. Lukas dhe U. Harnij.[20] Përveç anëtarëve të familjeve të rëndësishme tregtare, armenë të shquar në Dhaka ishin Margar David, Makerticç Abraham Xhorxh, Mikel Sarkies, Abraham Lukas, M. Hajkazoni, A. S. Makertiç, Tigran Nahapiet, Tadeus Nahapiet, M. J. Kaçhatur, Josef Lazarus dhe M. David.[8]

 
Shtëpia e Nicholas Pogose, para shkatërrimit

Dhaka nuk ishte qendra e vetme e ndikimit armen në rajon. Pati armenë që u shquan në të gjithë Bengalin. Në Kalkuta ndodhen lagjet Armanitola dhe Armanighat.

  • Koxha Fanus Kalandar[21]: Armeni më i hershëm i përmendur, i cili hyri në marrëveshje me Kompaninë Britanike të Indisë Lindore për përdorimin e anijeve angleze për tregti nga ai dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë së tij në vitin 1688.
  • Koxha Israel Sarhad[22]: Nip i Khvaxha Fanus, ai i ndihmoi anglezët të siguronin zamindarinë e Kalkutës për Kompaninë Britanike të Indisë Lindore nga subahdari Azim-ush Shan në vitin 1698 dhe ishte vakil (përfaqësues) i ambasadës së Kompanisë te Oborri Mogul. Ai ndihmoi edhe në nxjerrjen e fermanit perandorak të vitit 1717, që i jepte privilegje të jashtëzakonshme Kompanisë Britanike.
  • Koxha Petrus Nikolas: Ai ishte këshilltar i oborrit dhe financier i navabit Alivardi Khan dhe një udhëheqës i bashkësisë armene.
  • Koxha Vaxhidi: Armeni më i famshëm në Bengal. Një monopolist në tregtinë tepër fitimprurëse të nitratit të potasit (një nga mallrat më të rëndësishme në listën e mallrave kompanive tregtare evropiane) që nga viti 1753, ky tregtar armen drejtoi shumicën e negociatave mes Kompanisë Britanike të Indisë Lindore dhe navab Siraxh ud-Daulah. Duke e zhvilluar sipërmarrjen e tij nga Hugli, ai mbizotëroi skenën e Bengalit si një nga sipërmarrësit bashkë me Mahtab Çandin dhe Savarup Çandin, të njohur si dy Xhagat Sajtët (bankierët e botës), ashtu dhe Omi Çandi. Biri i Koxha Mahmet Fazel, një tregtar i fuqishëm armen në mesin e shekullit të XVIII, ai arriti të bëhej durbar i navabit si një përfaqësues i (vakil) i bashkësisë së tij në vitet 1740 dhe më vonë u ngrit si anëtar i rrethit të brendshëm të navabit.

Ai zhvillonte transaksione të gjera sipërmarrjeje me francezët, hollandezët dhe anglezët. Në një pikë, Jean Law de Lauriston, drejtuesi i qendrës së tregtimit francez në Pazarin Kasim, deklaroi se Vaxhidi donte ta kishte mirë me të çdokënd. Ai zotëronte të paktën gjashtë anije - Salamat Resan, Salamat Manzil, Mobarak, Gensamer, Medina Baksh dhe Mubarak Manzil – duke udhëtuar nga Hugli në Xhedah, Moka, Basra, Surat dhe Masulipatnam.

Pas Betejës së Plasejit, ai morri një parvana (dekret) nga Mir Xhafari, navabi i ri, "për zotërimin e gjithë tregtisë së nitratit të potasit në Patna", që ai premtoi ta përdorte në ndihmë të Kompanisë në sigurimin e kripës me çmimin më të ulët, në shkëmbim të "ndihmës së tyre në bërjen e hollandezëve të blenin nga ai". Kompania e mori në zotërmin perarndorinë e tij të nitratit të potasit në vitin 1758, që arriti të jepte 1 milionë rupi të ardhura vjetore në vitin 1773. Në vitin 1759, ai u kap dhe u burgos nga Kompania, duke bërë që të pinte helm. Pas vdekjes së tij, Koxha Petruse Aratuni mori detyrën e udhëheqësit të bashkësisë armene në Bengal.

  • Koxha Gregori: I njohur gjerësisht si Gurgin Khani, ai qe vëllai i Koxha Petruse dhe një ministër i navab Mir Qazimit ashtu dhe shef shtabi i ushtrisë së tij. Ai përmendet nga Gholam Hoseini te Sijar-ul-Mutakhkherin si drejtues i artilerisë dhe ndihmësi kryesor i navabit. Pas Betejës së Girias atë e vrau një vrasës me pagesë (gusht 1763).
  • Nikolas Pogose:' I njohur gjerësisht si Niki Pogose, ai ishte zamindar, tregtar, partner i bankës së parë në Bengal - Dhaka Bank – dhe një nga nëntë komisionerët e Bashkisë së Dhakës (18741875).

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "The Ubiquitous Armenian: Dhaka, Bangladesh". hayk.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2007.
  2. ^ "Armenian Churches in Asia". Armeniapedia (në anglisht).
  3. ^ William Wilson Hunter (1875). "Hermann Michael Kisch". A Statistical Account of Bengal (në anglisht). Vëll. 5. Truebner and Co. fq. 46.
  4. ^ "The mission of Dhaka's last Armenian". BBC News (në anglisht). 10 janar 2013.
  5. ^ "End of an era: Bangladesh's last Armenian dies". Bangkok Post (në anglisht). Marrë më 10 maj 2020.
  6. ^ Amos Chapple (26 janar 2021). "After 'Last Armenian Of Bangladesh' Dies, The Church He Saved Lives On". Radio Free Europe/Radio Liberty (në anglisht). Marrë më 9 prill 2021.
  7. ^ a b c d e Adnan Morshed. "Armenians in Dhaka". The Daily Star (Op-ed) (në anglisht). Marrë më 17 shtator 2017.
  8. ^ a b c d e f Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  9. ^ a b S. T. Sarkies (korrik–dhjetor 1916). Përkthyer nga G. Johannes. "The Armenian Church of the Holy Resurrection, Dacca". Bengal, Past & Present (në anglisht). XIII: 221–223.
  10. ^ M. Ali Akbar (2012). "Dhaka Nawab Estate". Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  11. ^ Syed Muhammed Taifoor (1965) [1952]. Glimpses of Old Dhaka (në anglisht). S. M. Perwez. fq. 271–72. OCLC 7584810.
  12. ^ a b Syed Maqsud Jamil (8 mars 2015). "Armenians of Dacca". The Daily Star (në anglisht).
  13. ^ a b "Indo-Armenian economic relations" (në anglisht). MENQ. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2007. Marrë më 4 maj 2007.
  14. ^ Mesrovb Jacob Seth (1983). Armenians in India, from the Earliest Times to the Present Day (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 575. ISBN 978-812060812-2.
  15. ^ Mohammad Alamgir (2012). "Shahbag". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  16. ^ Ahmed, Nazimuddin (2012). "Ruplal House". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  17. ^ Ahmed, Helal Uddin (2012). "Bangabhaban". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  18. ^ Rahman, S. M. Mahfuzur (2012). "Pogose School". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  19. ^ Rahman, Mahbubur (2012). "Architecture". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  20. ^ Arthur Lloyd Clay (1896). Leaves From a Diary in Loeer Bengal (në anglisht). Macmillan. fq. 104–05.
  21. ^ Moosvi, Shireen (1998). "Armenians in the Trade of the Mughal Empire During the Seventeenth Century". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 59: 266–78. ISSN 2249-1937. JSTOR 44146997. Tregtari armen, Khvaxha Fanus Kalandar, që në vitin 1688 negocioi një traktat si përfaqësues i armenëve, me Kompaninë Angleze të Indive Lindore.
  22. ^ Ruquiya K. Husain (2004). "Khwaja Israel Sarhad: Armenian Merchant and Diplomat". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 65: 258–66. ISSN 2249-1937. JSTOR 44144740. Khvaxha Israel Sarhad ishte një tregtar i shquar armen i Bengalit gjatë fundit të shekullit të XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII.

Bibliografia

Redakto
  • M. Ali Akbar (2012). "Dhaka Nawab Estate". Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • Alamgir, Mohammad (2012). "Shahbag". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • Ahmed, Nazimuddin (2012). "Ruplal House". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • Ahmed, Helal Uddin (2012). "Bangabhaban". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • Ali, Ansar; Chaudhury, Sushil; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • Arthur Lloyd Clay (1896). Leaves From a Diary in Lower Bengal (në anglisht). Londër: Macmillan.
  • William Wilson Hunter (1875). "Hermann Michael Kisch". A Statistical Account of Bengal (në anglisht). Vëll. 5. Londër: Truebner and Co.
  • Ruquiya K. Husain (2004). "Khwaja Israel Sarhad: Armenian Merchant and Diplomat". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 65: 258–66. ISSN 2249-1937. JSTOR 44144740.
  • Muntasir Mamoon (1993). Smriti Bismritir Dhaka (në bengalisht). Dhaka: Ananya. ISBN 984-412-104-3.
  • Moosvi, Shireen (1998). "Armenians in the Trade of the Mughal Empire During the Seventeenth Century". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 59: 266–78. ISSN 2249-1937. JSTOR 44146997.
  • Rahman, Mahbubur (2012). "Architecture". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • Rahman, S. M. Mahfuzur (2012). "Pogose School". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
  • S. T. Sarkies (korrik–dhjetor 1916). Përkthyer nga G. Johannes. "The Armenian Church of the Holy Resurrection, Dacca". Bengal, Past & Present (në anglisht). XIII: 221–223.
  • Mesrovb Jacob Seth (2005) [1937]. Armenians in India - From the Earliest Times to the Present Day: A Work of Original Research (në anglisht). Kalkuta: Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0812-2.
  • Syed Muhammed Taifoor (1965) [1952]. Glimpses of Old Dhaka (në anglisht). Dhaka: S. M. Perwez. OCLC 7584810.

Lidhje të jashtme

Redakto