Armenët në Indi
Lidhja e armenëve me Indinë dhe prania e Armenëve në Indi janë shumë të vjetra dhe ka pasur lidhje të ndërsjelltë ekonomike dhe kulturore të armenëve me Indinë.[1][2] Tashmë, në Indi ndodhen rreth njëqind armën, shumica e të cilëve jetojnë brenda dhe përreth Kalkutës.
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
~100; Kalkuta, Mumbai, Hajderabadi, Bangalore, Nju Delhi, Surat, Çenai, Koçi | |
Gjuhët | |
Armenisht, anglisht dhe gjuhë të ndryshme indiane | |
Fetë | |
Kisha armene | |
Grupe etnike të lidhura | |
Diaspora Armene, Armenët në Bengal, Armenët në Pakistan, Armenët në Mjanmar |
Historia
RedaktoPërmendja më e hershme e dokumentuar e marrëdhënieve të ndërtjesllta të armenëve dhe indianëve gjenden te Ciropedia (Ekspedita Perse), një vepër e Ksenofonit (430 p.e.s. – 355 p.e.s.). Këto përmendje tregojnë se mjaft armenë udhëtuan në India.[1][3]
Një drejtori arkivore e publikuar në vitin 1956 në Delhi, tregon se një tregtar-diplomat armen, i quajtur Thomas Kana, kishte mbërritur bregun e Malabarit në vitin 780 duke përdorur rrugën tokësore.[2]
Pushtimet Osmane dhe Safavide të malësive armene në shekullin e XV bëri që shumë armenë të shpërndaheshin përgjatë Perandorisë Osmane dhe Safavide, me disa prej tyre që mbërritën në Indinë Mogule (India Veriore). Gjatë sundimit të perandorit mogul Akbar, armenianët—si p.sh. gruaja e vetë Akbarit, Mariam Begum Saheba dhe gjykatësi Abdul Hai—u bënë të famshëm në perandori. Ndërsa armenët u bënë të njohur duke shërbyer si guvernatorë dhe gjeneralë gjetkë në perandori, si në Delhi, Lahore dhe Bengal, ata jetonin në ngulime të mbyllura duke ndërtuar kisha. Armenët punonin si tregtarë, armëpunues, priftërinj dhe mercenarë për disa sundues islamikë në Indi, me shumë të shquar duke shërbyer në ushtritë e navabëve të ndryshëm të Bengalit dhe Panxhabit, si Koxha Petrus Nikolas dhe Koxha Gurgin Khani.[4]
Thomas Kana ishte një tregtar i pasur që merrej kryesisht me erëzat dhe muslinën. Ai ndihmoi në nxierrjen e një dekreti, të shkruar në një pllakë bakri, nga sunduesit e Malabarit (Kerala e tanishme dhe Jugu i Indisë), që jepte mjaft privilegje tregtare, shoqërore dhe fetare për të krishterët e atij rajoni. Në përmendjet vendore të këtij rasti, Thomas Kana njihet si "Knaji Thoman" ose "Kanaj Toma", që do të thotë Thomas tregtari.
Shekuj më vonë, një nxitje shtesë që armenët të vendoseshin në Indi ishte një marrëveshje e armenëve me Kompaninë Britanike të Indisë Lindore. Marrëveshja u nënshkrua në Londër më 22 qershor 1688, me një tregtar nga Xhulfa, banues në Londër në atë kohë, i cili e nënshkroi atë në emër të “Kombit Armen”. Duke konkuruar me portugezët dhe francezët, britanikët dëshironin të nxisnin praninë armene në Indi dhe marrëveshja u dha privilegje të veçanta tregtare armenëve, si dhe të drejta të barabarta me qytetarët britanikë në lidhje me lirinë për të banuar, udhëtuar dhe aksesin e pakufizuar në administratën civile.
Për shkak se armënët nuk kishin një shtet të tyrin, fuqitë koloniale të Europës e favorizuan masivisht tregtinë me armenët krahasuar me qytetarët e tjerë europianë gjatë periudhës merkantiliste. Në mënyrë të dukshme, ata u bënë ndërmjetës mes spanjollëve dhe anglezëve. Armenët njiheshin për ndershmërinë e tyre.[5] Kështu, kjo bëri që ata të kishin pozita të shkëlqyera si tregtarë ndërkombëtarë. Armenët u zhvilluan duke u bërë shumë të pasur në Indi; për shkak të pasurisë së tyre, ata krijuan ngulimet e tyre në qytete të ndryshme indiane, ku ata ndërtuan kishat e tyre, botimin e gazetave dhe madje në Madras të Indisë u shkrua kushtetuta e parë armene në 1773, nga Shahamir Shahamirian, 14 vjet para se të shkruahej kushtetuta amerikane.
Rrjeti tregtar armen zgjatej nga Manila deri në Amsterdam. Gjithësesi, padyshim që tregtarët armenë ishin më të suksesshmit në Indi.[6]
Ngulimet e hershme
RedaktoDisa shekuj të pranisë armene kanë rezultuar në krijimin e një numri të madh ngulimesh të mëdha dhe të vogla armene në mjaft vende të Indisë, si Agra, Surati, Mumbai, Kanpuri, Çinsura, Çandernagore, Kalkuta, Saidabadi, një rrethinë e Murshidabadit, Çenai, Gualiori, Laknau dhe mjaft vende të tjera tashmë në Republikën e Indisë. Lahore dhe Dhaka – tashmë përkatësisht në Pakistan dhe Bangladesh, – por, më herët pjesë të Indisë së Pandarë, dhe Kabuli, kryeqyteti i Afganistanit, kishte gjithashtu një popullsi armene. Armenë kishte edhenë në Burma dhe pjesë të tjera të Azisë Juglindore.
- Agra
Akbari (1556–1605), perandori mogul, i ftoi armenët të vendoseshin në Agra në shekullin e XVI[7] dhe nga mesi i shekullit të XIX, Agra kishte një popullsi të rëndësishme armene. Nëpërmjet një dekreti perandorak, tregtarët armenë u përjashtuan nga pagimi i taksave mbi mallrat e importuara dhe eksportuara nga ata dhe u lejuan gjithashtu të lëviznin përreth në hapsirat e Perandorisë Mogule ku hyrja e të huajve ishte e ndaluar. Gjithësesi, duke u njohur nga perandorët për aftësitë e tyre inovative, bëri që armenët të arrinin një status të jashtëzakonshëm në Indi. Në vitin 1562, në Agra u ndërtua një kishë armene.
- Murshidabadi
Aurangzebi (1658–1707), perandori mogul, nxori një ferman që i lejonte armenët të formonin një ngulim në Saidabad, një rrethinë e Murshidabadit, kryeqyteti i atëhershëm i provincës (subah) mogule të Bengalit. Dekreti perandorak i gjithashtu u pakësoi taksën nga 5% në 3.5% mbi dy mallrat kryesore të tregtisë së tyre, përkatësisht të mëndafshit. Dekreti gjithashtu sanksiononte se pronat e armenëve të vdekur do ti kalonin bashkësisë armene. Nga mesi i shekullit të XVIII, armenët ishin bërë një bashkësi shumë aktive dhe vibrante tregtare e Bengalit. Në vitin 1758, armenët kishin ndërtuar një kishë të virgjëreshës Mari në tregun e Saidabadit.
- Surati
Gurët e varreve armene nga shekujt e XVI dhe XVII në Surat të Indisë, pasqyrojnë praninë historike të bashkësisë armene në rajon. Këta gurë varri, që paraqesin dizajne dhe mbishkrime të ndërlikuara, janë pjesë e varrezës armene në Surat, bashkë me varrezat e hershme të ngulimeve britanike dhe hollandeze. Historianët sugjerojnë se armenët filluan të vendosen në Surat që nga shekulli XIV, me një rritje të dallueshme në shekullin e XVI.[8]
Armenët në Surat ishin kryesisht tregtarë, që merreshin me xhevahiret, gurët e çmuar, pambukun, mëndafshin dhe mallra të tjera. Ata u angazhuan në tregti me anije tregtare me pronësi armene, duke eksportuar mallra në vende të ndryshme si Egjipti, Levanti, Turqia, Venecia dhe Livorno. Ndryshe nga tregtarët e tjerë nga Azia Perëndimore, që shpesh udhëtonin vetëm, tregtarët armenë shpesh merrnin edhe familjet e tyre me vete.[9]
Nga shekulli XVI e më pas, armenët (kryesisht nga Persia) formuan një bashkësi të rëndësishme tregtare në Surat, porti më i ngarkuar indian i asaj periudhe, i vendosur në bregun perëndimor të Indisë. Qyteti port i Suratit kishte shkëmbime të rregullta detare me anije tregtare nga Basra dhe qytetin “Bandar Abas". Armenët e Suratit ndërtuan dy kisha dhe një varrezë aty, ku një gurë varri nga viti 1579 bart mbishkrime armene. Kisha e dytë u ndërtua në vitin 1778 dhe iu kushtua Marias. Një dorëshkrim i shkruar në armenisht nga viti 1678 (tashmë i ruajtur në Bibliotekën Saltikov-Shçedrin, në Shën Petersburg) ka një rrëfim të një ngulimi të përheshëm armenësh në Surat.[10]
Britanikët e vlerësonin aftësinë sipërmarrëse të bashkësisë armene dhe kërkuan bashkëpunimin e tyre për të siguruar privilegje tregtare në Oborrin Mogul. Tashmë, gurët e varrit armenë në Surat qëndrojnë si përkujtues të kontributit të bashkësisë në historinë e qytetit dhe lidhjet e tij tregtare dhe kulturore me rajone të ndryshme.[11]
- Çenai
Simbole të kontributeve të bëra nga armenët në qytetin e Çenait ekzistojnë akoma. Koxha Petrus Uskan, një tregtar armen që kishte grumbulluar një pasuri të madhe nga tregtia me navabin e Arkotit, investoi një sasi të madhe në ndërtesa. Ura Marmalong, me shumë harqe përgjatë lumit Adjar u ndërtua nga ai, që dhuroi edhe një shumë të madhe për mirëmbajtjen e saj te autoritetet vendore. Përveç ndërtimit të bujtinave për pelegrinët, ai ndërtoi Kapelën e Zonjës Sonë të Mrekullive në Madras. Përkujtuesja e vetme e periudhës është Kisha Armene e së Shenjtës Virgjëreshë Mari e vitit 1772 në Rrugën Armene 2/A, Xhorxhtoun. Trashëgima armene e Indisë në Çenai dhe kontributet armene janë të mirë-dokumentuara në Muzeun Virtual të Armenisë.[12]
Armenët u vendosën në Hugli-Çuçura, afër Kalkutës në Bengalin Perëndimor dhe në vitin 1688 ndërtuan një kishë aty, që tani është e njohur si Kisha Armene e Nazaretit të Shenjtë. Ajo është kisha e dytë më e vjetër në Bengal dhe është akoma në gjendje të mirë për shkak të kujdesit të “Komitetit të Kishës Armene në Kalkuta”.[13][14]
Demografia
RedaktoPopullsia
RedaktoPas pavarësisë së Armenisë nga Bashkimi Sovjetik, shumë armeno-indianë zgjodhën të vendosen në atdheun e tyre historik. Tani vështirë se bëhen rreth njëqind armenë në India, kryesisht në Kalkuta. Kalkuta ka akoma rreth 150 armenë, që i festojnë krishtlidjet në 6 janar,[15] dhe pashkët.[16] Dita e Përkujtimit të Gjenocidit Armen zhvillohet në Kishën Armene në Kalkuta. Kisha Armene e Nazaretit të Shenjtë, e vendosur në Rrugën Braburn të Kalkuta u ndërtua në vitin 1734 dhe është kisha më e vjetër në Kalkuta.[17] Institucioni më i mirënjohur armen në Indi është Kolegji dhe Akademia Filantropike Armene (rreth vitit 1821)[18] i njohur më mirë si Kolegji Armen në Kalkuta, i themeluar nga dhurimet dhe donacionet. Menaxhimi i kolegjit iu dorëzua Selisë së Shenjtë Armene të Eçmiadzinit të Kishës Apostolike Armene disa vjet më parë nga një grup nxënësish të drejtuar nga Heros Avetum. Tanimë aty mësojnë rreth 125 fëmijë nga Armenia, Irani dhe Iraku si dhe banorë armenë të vendit. Ekziston edhe një Klub Sportiv Armen (krijuar rreth vitit 1890).
Mbiemrat e armenëve të vendosur në Indi
Redakto- Arakiel
- Aratun
- Avetum
- Aviet
- Apkar
- Çater
- Çeriman
- de Murat
- Galstaun
- Gaspar/Gasper
- Gregori
- Jordan
- Minas
- Pogose
- Sarkies
- Satur
- Sukias
- Armen
- Mehr
- Seriman
- Sherimanian
Besimi
RedaktoShumica e armenëve në Armeni janë Ortodoksë Apostolikë dhe i përkasin Kishës Apostolike Armene dhe janë nën juridiksionin e Selisë së Shenjtë të Eçmiadzinit. Në shkurt 2007, Karekini II, Patriarku i të Gjithë Armenëve vizitoi Indinë. Në Delhi ai takoi presidentin e Indisë. Ai vizitoi gjithashtu Çenain, Mumbain dhe Kalkutën. Në Indi ndodhen shumë Kisha Ortodokse Apostolike Armene:
- Kisha Armene e Nazaretit të Shenjtë në Kalkuta.
- Kisha Armene e Shën Gjon Pagëzorit në Kalkuta.
- Kolegji dhe Akademia Filantropike Armene në Kalkuta.
- Kisha Armene e Shën Gregorit në Kalkuta.
- Kapela e Trinisë së Shenjtë (Kisha e Tangrës), Kalkuta.
- Vende të tjera:
- Kisha Armene në Çenai.
- Kisha Apostolike Armene e Shën Pjetrit në Mumbai
- Kisha Armene e Shën Mërisë së Saidabadit në Murshidabad.
Marrëdhëniet Armeni–Indi
RedaktoPresidenti Levon Ter-Petrosian e vizitoi Indinë në dhjetor 1995, ku nënshkroi një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi. Ministri i jashtëm Vartan Oskanian udhëtoi në Indi në dhjetor 2000. Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Indisë, Mr. Digvixhaj Singh e vizitoi Armeninë në korrik 2003. Presidenti Robert Koçarian, i shoqëruar nga mjaft ministra dhe një përfaqësi e rëndësishme sipërmarrjeje, vizitoi Indinë në tetor–nëntor 2003.[19]
Shoqëria e Miqësisë Armeni-Indi (brenda Shoqërisë Armene për Miqësi dhe Marrëdhënie Kulturore me Vendet e Tjera) kremton rregullisht Ditën e Republikës dhe Pavarësisë së Indisë.
Anëtarë të shquar
Redakto- Abdul Hai ishte kryetari i Gjykatës së Perandorisë Mogule gjatë mbretërimit të Akbarit.
- Kvaxha Israel Sarhadi ishte një tregtar i shquar judeo-pers me origjinë armene në Bengal gjatë fundit të shekujve të XVII dhe XVIII. Ai ishte nga Xhulfa e Re, Isfahani në Iran, nipi i Kvaxha Fanus Kalantarit të famshëm—në vitin 1688, ky i fundit arriti një marrëveshje me Kompaninë Angleze të Indisë Lindore në Londër në emër të “Kombit Armen”. Ai arriti të merrte lejen nga perandori mogul Aurangzeb në vitin 1698 që i lejonte anglezët të blinin financiarisht nga zotëruesit ekzistues të së drejtës së marrjes së rentës nga tre fshatra të Kalkutës, Sutanati dhe Govindpore për shumën e gjashtëmbëdhjetë mijë rupive.[20]
- Eliza Kevark ose Kevork, i ati i së cilës ishte armen u bë gruaja e Theodore Forbes, duke e bërë atë katragjyshen e Lejdi Dianës.
- Gauhar Jaan (e lindur si Angelina Jeovard) ishte një këngëtare dhe kërcimtare indiane (e cilësuar tavaif) me origjinë armene nga Kalkuta.
- Juliana, ishte një doktoreshë në haremin mbretëror të Akbarit. Besohet se ajo qe motra e një prej grave armene të Akbarit. Lejdi Juliana ndërtoi kishën e parë në Agra. Më vonë ajo u martua me Jean Philippe de Bourbon të Navarrës, një pasardhës mbretëror i Francës.
- Mariam Zamani Begum, një nga gratë e Akbarit, besohet se ishte armene. Pallati i Marium Zamani Begumit gjendet akoma në Fatehpur Sikri, në shtetin Uttar Pradesh të Indisë. Por tanimë shumica e historianëve bien dakord se Mariam Zamani ishte gruaja e parë hindu e Akbarit dhe princeshë e Amberit.
- Mariam Begum Saheba, e njohur edhe si Vilajati Begum (që do të thotë mbretëresha angleze) u martua me mbretin e Udhit, kur britanikët i dhanë atij titullin e mbretit në vitin 1814.
- Mirza Zul Kuarnain, djali i adoptuar i Akbarit dhe gruas së tij armene, ishte armen. Ai zotëronte mjaft gjuhë, veçanërisht portugalisht. Pas vdekjes së të atit në vitin 1613, ai u bë kolektor i taksës së kripës së prodhuar në Sambhar (Raxhputana). Ngjitja e tij ishte e shpejtë dhe ai mbajti pozicione si guvernator i Sambharit, Mogorit, Babraiçit (Udhi), Lahores dhe Bengalit. Perandori Xhahangir i dha atij titullin amir. Ai mbajti marrëdhënie shumë të përzemërta me Jezuitët në Indi në kohën e tij. Mirza ishte gjithashtu poet, këngëtar dhe dramaturg, që thurte vargje në urdu dhe persisht.
- Sarmad Kashani (një fjalë perse që do të thotë "i përjetshëm"), një armen i periudhës së Aurangzebit (1658–1707) qe një studiues dhe një shenjt mistik, varri i të cilit ndodhet pranë Xhama Masxhidit në Delhi. Talenti i tij poetik shpesh është krahasuar me poetët e mëdhenj si Firdeusiu, Sajadi, Hafezi dhe Khajami. Sipas dëshmive ai u ekzekutua nga Aurangzebi në vitin 1671.
Mjekësi
Redakto- Arthur Zorab, një specialist okulist, persosi një stil operimi për glaukomën, që u quajt sipas emrit të tij "Operacioni Zorab".
- Frederik Josef Satur, mjek i Korpusit i Mjekëve të Ushtrisë M.B., B.S, DV. I diplomuar në Kolegjin Mjekësor të Madrasit në vitin 1938. Shërbeu në Afrikën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore, Luftës Indo-Kineze të vitit 1962 në Spitalin e Kongos së forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në vitin 1960. U tërhoq nga shërbimi në vitin 1969.
- Josef Markus Josef, doktor në mjekësi, armen që iu bashkua Shërbimit Mjekësor Indian në vitin 1852 dhe u ngrit në nivelin e zëvendës kirurgut të përgjithshëm në vitin 1880. Ushtria Indiane, në sundimin britanik, kishte mjaft lejtnant kolonelë armenë, kirurgë kapitenë dhe majorë.
- Marie Kaçatur, qe gruaja e parë në Indi që u caktuar si presidente e kirurgjisë së Bengalit Perëndimor, ishte me origjinë armene. Ajo u tërhoq në fillim të viteve 1980 si mbikëqyrëse e Spitalit "Lady Dufferin" në Kalkuta.[17]
- Sargis Avetum i Ushtrisë Indian, mori pjesë në aksionet e Ushtrisë Britanike në Afganistan, Egjipt dhe Burma, duke u nderuar nga Qeveria Britanike me medaljen dhe dekoratën e “yllit khediv” me dekoratën e Egjiptit dhe medaljen dhe dekoratën nga Burma. Ai zbuloi një mjekim për dizenterinë dhe zotëronte rrjedhshëm shumë gjuhë si armenisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, hindi, belugi dhe pashtunisht.
- Stephan Manuk, djali i sipërmarrësit të shquar, Hovsep Manuk, mori një "Diploma of Doctor Surgeon" nga “Royal Medical University" në Londër në vitin 1862. Shërbimet e tij gjatë një epidemie kolere të asaj kohe, bënë që të merrte "Çertifikatën e Nderimeve" nga Qeveria Britanike.
- Stepen Ouen Moses futi për herë të parë kurset e ambulacës së Shën Gjonit në Kalkuta[17] dhe nisi ambulancën e parë të Kryqit të Kuq në Kalkuta gjatë Luftës së Parë Botërore.
Juristë
Redakto- Gregori Paul, u diplomua nga Universiteti i Kembrixhit, mbajti poste të ndryshme në Gjykatën e Lartë të Indisë.[17]
- M. P. Gasper, barristeri (një lloj avokati i vendeve anglo-saksone) kryesor i Gjykatës së Lartë të Kalkutës, qe armeni i parë që kaloi ekzaminimet e Shërbimit Civil Indian në vitin 1869.
Profesione të tjera
Redakto- Koxha Petrus Uskan drejtori bashkësinë armene në Madras. Ai ndërtoi Urën Marmalongut përgjatë lumit Adjar dhe shkallët për te kapela në majë të Malit të Shën Thomait.
- Gregori Çarls Paul (1831–1900) armen i lindur në Kalkuta, i arsimuar në Universitetin e Kembrixhit, ishte avokati i përgjithshëm i Bengalit gjatë Sundimit Britanik. Ai shërbeu si avokat i përgjithshëm për më shumë se 30 vjetë dhe mori titullin kalorës. Ai është varrosur në Varrezën Greke në Narkeldanga. Komiteti i Kishës Armene me vdekjen e tij refuzoi që ta lejonte atë të varrosej në mjedisin e Kishës Armene. Ai dhe barrister të tjerë të shquar armenë të kohës e vunë Trustin Armen të Kalkutës nën juridiksionin administratën e Gjykatës së Lartë të Kalkutës në vitin 1888. (Xhon Gregori Apkar dhe të tjerë përballë 1. Thomas Malkolm dhe 2. Sir Gregori Çarls Paul, avokat i përgjithshëm i Bengalit, Gjykata e Lartë e Kalkutës në vitin 1888. Dy trustet ishin formuluar nga ata, njëri për menaxhimin e Trustit Armen të Bamirsisë të menaxhuar nga zyrtarët e Kishës Armene dhe një trust tjetër për menaxhimin e Kolegjit dhe Akademisë Filantropike Armene. (Avokati i përgjithshëm kundër Arabella Vardon, Gjykata e Lartë e Kalkutës). Formimi i këtyre trusteve kishte lejuar mbështetjen e bashkësisë armene në Indi.
- Harutjun Shmavonjan (armenisht: Հարություն Շմավոնյան) publikoi Azdarar-in, gazeta e parë në armenisht e nxierr në Madras më 14 tetor 1794.
- Josef David Beglar (1845–1907) arkeolog në Departamentin e Punëve Publike të Indisë Britanik, u lidh me gërmime të rëndësishme arkeologjike, që përfshinin gërmimet e kompleksit të Tempullit Mahabodhi në Bodh Gaja të Indisë.
- Thomas Malkolm (1837–1918) / kujdestar i kishës armene për 50 vjet / lindur në 1837 në Bushire të Persisë / vdekur më 6 mars 1918 në Kalkuta të Indisë. Guri i tij i varrit ndodhet në Varrezën e kishës armene në rrugën e poshtme qarkore.[21]
- Kaçik Paul Çater (8 shtator 1846 – 27 maj 1926) ishte një sipërmarrës me bazë në Hong Kong, që kishte lindur dhe ishte rritur në Kalkuta
Sport
RedaktoShiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "India and Armenia Partners". Embassy of India in Armenia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2007.
- ^ a b Anusha Parthasarathy (30 korrik 2013). "Merchants on a mission". The Hindu (në anglisht). Çenai, Indi. Marrë më 25 dhjetor 2013.
- ^ E. D. Maclagan (korrik 1938). "Armenians in India from the Earliest Times to the Present Day of Mesrovb Jacob Seth". Journal of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 70 (3): 446–447. doi:10.1017/s0035869x00077947. ISSN 1356-1863.
- ^ Mesrovb Jacob Seth (2005) [1937]. Armenians in India - From the Earliest Times to the Present Day: A Work of Original Research (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0812-2.
- ^ Sebouh Aslanian (2011). From the Indian Ocean to the Mediterranean (në anglisht). doi:10.1525/9780520947573. ISBN 978-052094757-3.
- ^ Mesrovb Jacob Seth (2005) [1937]. Armenians in India - From the Earliest Times to the Present Day: A Work of Original Research (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0812-2.
- ^ "Julfa v. Armenians in India". Encyclopaedia Iranica (në anglisht). Marrë më 7 korrik 2019.
- ^ Ani, Margaryan. "The 16th-17th Centuries' Armenian Gravestones – A Testament to the Armenian Presence in Surat, India". Chinarmart (në anglisht).
- ^ Ani, Margaryan. "The 16th-17th Centuries' Armenian Gravestones – A Testament to the Armenian Presence in Surat, India". Chinarmart (në anglisht).
- ^ E. D. Maclagan (korrik 1938). "Armenians in India from the Earliest Times to the Present Day of Mesrovb Jacob Seth". Journal of the Royal Asiatic Society (në anglisht). Kalkuta. 70 (3): 446–447. doi:10.1017/s0035869x00077947. ISSN 1356-1863.
- ^ Ani, Margaryan. "The 16th-17th Centuries' Armenian Gravestones – A Testament to the Armenian Presence in Surat, India". Chinarmart (në anglisht).
- ^ "Armenia Virtual Museum - Armenia in India A Cultural Legacy - Armenian Cultural Centre Chennai". cognishift.org (në anglishte britanike). Marrë më 4 tetor 2023.
- ^ "History - The Armenian Holy Nazareth Church Calcutta". freepages.rootsweb.com (në anglisht). Marrë më 19 prill 2020.
- ^ "Armenian Church of the Holy Nazareth". Atlas Obscura (në anglisht). Marrë më 19 prill 2020.
- ^ "Kolkata, Armenian celebrates Christmas". Business Line (në anglisht). 6 janar 2004. Marrë më 4 shkurt 2014.
- ^ Datta Rangan (21 prill 2013). "Easter with Armenians". The Telegraph, Kalkuta (në anglisht). Kalkuta, Indi. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 4 shkurt 2014.
- ^ a b c d PoulamiBanerjee (23 maj 2010). "Church Children". The Telegraph, Kalkuta (në anglisht). Kalkuta, Indi. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2013. Marrë më 5 shkurt 2014.
- ^ "Armenian College and Philanthropic Academy official ëebsite". armeniancollege.in (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013.
- ^ "Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Armenia - Armenia India Bliateral Relations" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013. Marrë më 25 dhjetor 2013.
- ^ Husain, Ruquiya K. (2004). "Khwaja Israel Sarhad: Armenian Merchant and Diplomat". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 65: 258–266. ISSN 2249-1937. JSTOR 44144740.
- ^ Mesrovb Jacob Seth (2005) [1937]. Armenians in India - From the Earliest Times to the Present Day: A Work of Original Research (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 444. ISBN 978-81-206-0812-2.
Bibliografia
Redakto- Sebouh Aslanian (2011). From the Indian Ocean to the Mediterranean (në anglisht). doi:10.1525/9780520947573. ISBN 978-052094757-3.
- Husain, Ruquiya K. (2004). "Khwaja Israel Sarhad: Armenian Merchant and Diplomat". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 65: 258–266. ISSN 2249-1937. JSTOR 44144740.
- Mesrovb Jacob Seth (2005) [1937]. Armenians in India - From the Earliest Times to the Present Day: A Work of Original Research (në anglisht). Kalkuta: Asian Educational Services. ISBN 978-81-206-0812-2.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Diaspora Armene në Indi. |
- David Zenian. "The Armenians of India: An Historical Legacy" (në anglisht). Armenian General Benevolent Union. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2010.
- The saga of an Armenian family of Old Dhaka
- Recovering the stories of the Armenians of Asia