Epidemia

përhapje e shpejtë e sëmundjes duke prekur një numër të madh njerëzish në një kohë të shkurtër

Epidemia (nga greqishtja επιδημία - epi=epër, mbi dhe demos=popull) është paraqitja masive e një sëmundje përbrenda një popullimi të qënjeve të gjalla dhe nuk kufizohet në ndonjë grup të veçantë të popullimi.

Në rastet më të shpeshta janë sëmundjet infektuese por nuk përjashtohen edhe sëmundjet tjera si p.sh. në vendet e perëndimit mbipesha e trupit të njeriut merret si epidermi.

Epidemia është e kufizuar si për nga vendi dhe koha me këtë edhe dallohet nga Endemia. Epidemia është një shkallë më e lartë e Endemisë për të cilën flitet nëse 10 % e një popullimi është e prekur na ndonjë sëmundje.

Në rrastë kur Epidemia kalonë kufinjët e një vendi ose përhapet në disa vende atëherë përdoret termi Pandemia.

Sëmundjet më të njohura epidemike deri më tani (2005), kanë qenë : Kolera, Gripi i keq, Tifoja dhe Lia. Gjatë viti 2003 në disa vende është paraqitur sëmundja SARS e cila edhe mund të llogaritet si epidemi.

Shkenca që merret me studimin e epidemisë është Epidemiologjia dhe për kafshët Epizootia.

Shiko edhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto