Kolera
Kolera është një sëmundje bakteriologjike e rëndë dhe ngjitëse që shkakton jashtëqitje dhe të vjella.
Historia e kolerës
RedaktoKolera si sëmundje ka filluar të vëzhgohet qe ne kohet e lashta . Për herë të parë ajo është paraqitur në Evropë rreth vitit 1831. Rreth vitit 1892, kolera e shkreton Afganistanin dhe përhapet në Rusi.
Epidemia e kolerës herën e fundit është paraqitur në Peru në vitin 1991. Më 9 shkurt presidenti i Perusë përshkakë të epidemisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo edhe përkundër kësaj mase epidemia është zgjeruar në Ekuador, Kolumbi dhe Nikaragua. Gjatë kësaj kohe prej 400 000 të infektuarve nga kolera në Amerikën Jugore kanë vdekur 12 000 persona.
Kolera paraqitet më së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit nuk ekziston.
Sëmundja
RedaktoSimptomat e kolerës ndahen në tri stadiume:
- Në fazën e parë, dominon diarreja dhe vjellët e shpeshta të cilat shkaktojnë dhimbje barku tek i infektuari.
- Në fazën e dytë (Exsikkoza) si shkak i diarresë dhe vjelljeje të shpeshta paraqitet mungesa e lëngjeve në trupin e njeriut. Kjo shkakton renjen e temperaturës e cila shprehet me ndryshimin e pamjes së fytyrës ku maja e hundës është më e mprehtë, faqet rrinë të vara dhe ndryshimi i ngadalshëm i rrudhave të fytyrës.
- Në fazen e fundit reagon i gjithë trupi me temperaturë të lartë dhe infektuari përmbahet, turbulloset dhe bie në agoni kjo mund të përcillet me një infektim të lëkurës, mushkërive apo ndonjë organi tjetër.
Personat me grupin e gjakut 0 janë më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar nga Kolera.
Shkaktari
RedaktoShkaktarë i infektimit është Bakteri Vibrio cholerae, toksina (e njohur edhe si Toksina e kolerës) e të cilës shkakton jashtëqitjet e shpeshta të përcjellura me humbje të sasive të mëdha të lëngjeve. Shkaktari për herë të parë është përshkruar nga Pacini në vitin 1854. Pacini e përshkruante bakterin si të krysur në formë të presjes (drejtshkrimore) dhe shumë të lëvizshëm. Ndërsa në vitin 1883 nga trupi i një pacienti të vdekur nga kolera në Egjipt është marr një baktere e tillë e cila është kultivuar për hulumtime të mëtejshme.
Diagnoza
RedaktoDiagnostifikimi bëhet:
- në bazë të simptomave tipike të pacientit
- ose në bazë të analizave laboratorike të jashtëqitjes
Shërimi
RedaktoParandalimi i kolerës është mënyra më efektive e shërimit nga kolera. Kjo bëhet duke përdorur ujë të pastër për pije dhe higjienën e trupit. Shërimi nga kolera është i mundshëm duke u kujdesur që trupi i të infektuarit të ketë sasi të mjaftueshme të lëngjeve, sheqerit dhe kripës. Kjo (pastrim i trupit) bëhet më së miri me infuzion në venë, ashtu që zorra dhe organet tjera të infektuara tejkalohen.
Antibiotikët janë të rekomanduar vetëm në raste të jashtëqitjes së shpeshtë.
Kjo përkujdese ndaj pacientëve të infektuar nga kolera do të zbriste përqindjen e vdekshmërisë nga 60% në 1%.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKy artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |