Kisha Armene në Dhaka

Kishë armene në Bangladesh

Kisha Armene, e njohur edhe si Kisha Apostolike Armene e Ringjalljes së Shenjtë (armenisht: Դաքքայի Սուրբ Յարութիւն Եկեղեցի),[1] është një monument i rëndësishëm i vendosur në zonën Armanitola të Dhakës së vjetër, në Bangladesh. Kisha është dëshmi e ekzistencës së një bashkësie të rëndësishme armene në rajon në shekujt e XVII dhe të XVIII.[2]

Kisha Armene në Dhaka
Սուրբ Յարութիւն Եկեղեցի
Kisha Armene në Dhaka
Emra alternativKisha Apostolike Armene e Ringjalljes së Shenjtë
Informacion i përgjithshëm
StatusiMonument
TipiKishë
VendndodhjaArmanitola, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°42′45″N 90°24′08″E / 23.71249286°N 90.40208727°E / 23.71249286; 90.40208727
Përfundimi1781
Technical details
Floor count2
Uebfaqja
armenianchurchbangladesh.com

Historia

Redakto
 
Kisha Armene në Dhaka

Në vijim të dominimit pers të Armenisë nga Safavidët e asaj kohe, armenët u dërguan nga sunduesit e tyre të rinj në rajonin e Bengalit për arësye ekonomike dhe politike. Megjithëse prania armene në Azinë Jugore tani është e parëndësishme, prania e tyre në Dhaka daton që nga shekulli i XVII.[3] Armenët mbërritën në Dhaka për tregti, duke tregtuar jute dhe lëkurë. Përfitimet në këto sipërmarrje bindën disa prej tyre të vendoseshin në mënyrë permanente në Bengal.[4] Zona ku ata banuan u bë e njohur si Armanitola.[5]

 
Hyrja harkore e kompleksit të kishës

Në vitin 1781 u ndërtua kisha tashmë e famshme armene në Rrugën Armene në Armanitola, atëherë një zonë e lulëzuar biznesi. Para se të ndërtohej kisha, vendi kishte qenë një varrezë armene, ku gurët e varrit që kanë mbijetuar shërbejnë si një kronikë e jetës armene në zonë.[4] Agaminus Katçik, një armen, dhuroi tokën për ndërtimin e kishës. Në ndërtimin e kishës ndihmuan Mikel Cerkes, Okotavata Setur Sevorg, Aga Amnius dhe Merkers Poges.

 
Veranda e kishës

Në pesëdhjetë vjetët në vazhdim të ndërtimit të kishës, në anën perëndimore të saj u ndërtua një kullë sahati. Sipas dëshmive, sahati mund të dëgjohej katër milje larg dhe njerëzit i sinkronizonin orat e tyre me tingullin e kambanës. Sahati pushoi së punuari në vitin 1880, ndërsa në vitin 1897, një tërmet e shkatërroi kullën.[3] Armenët luajtën një pjesë të rëndësishme një tregtinë e jutes në Dhaka dhe konsideroheshin si pionerët e asaj tregtie në shekullin e XIX. Armeni i fundit që u kujdes për kishën ishte Mikel Housep Martirosian (Mikel Josef Martin).[6] Ai ishte edhe një nga armenët e angazhuar në tregtinë e jutes. Duhet përmendur se në vitet 1980, kur kisha ishte më e brishtë dhe pranë zaptimit, z. Martin ndihmoi në mirëmbajtjen dhe mbijetesën e Kishës Armene në Dhaka. Pa sakrificat personale dhe përkushtimin e tij të plotë ndaj kishës, monumenti dhe historia e armenëve në Dhaka, nuk do të kishin mbijetuar. Z. Martin vdiq në Kanada më 10 prill 2020.[7]

Arkitektura

Redakto
 
Kisha Armene, 2008

Kisha është 228.6 m (750 ft) e gjatë, me dy kate. Ajo ka katër dyer, 27 dritare, të cilat janë të gjitha harkore. Planimetria e ndërtesës ka një seksion kryesor, ku zhvillohen të gjitha ceremonitë e lutjes dhe dy krahë drejtkëndorë në secilën anë. Kati kryesor është i ndarë në tre pjesë: një pulpit i rrethuar me balustrada, një seksion i mesëm me dy dyer dhe një zonë e veçuar nga një gardh druri për tu ulur. Hyrja në kishë bëhet nëpërmjet këtyre dy krahëve drejtkëndorë, që janë edhe hapsira verande. Në katin e dytë të kishës ndodhen një palë shkallë spirale. Për skajin drejtkëndor në seksionin kryesor ndodhen tre dyer në katin përdhes dhe në katin e parë, që shndërrohet në një ballkon me balustrada. Krahët drejtkëndorë të kishës shndërrohen në hapsira tarrace në katin e parë. Përveç këtyre kishte edhe një kullë sahati të ndërtuar nga Johans Paru Pijet Sarkis. Kulla e sahatit u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1897. Kisha ka një kullë katrore me një "shonkhonil" (kullë e veçantë e përdorur në Indi për të treguar respekt) në krye të saj. Navata e kishës është 4.27 m (14.0 ft) e gjerë. Në kishë ka disa piktura të bukura të artistit Charles Port. Mbrapa pulpitit ndodhet një dhomë e përdorur si pagëzimore, me një vaskë pagëzimi prej mermeri 0.91 m (3.0 ft) të thellë.

Përdorimi modern

Redakto
 
Navata kryesore

Në vitin 1996 gjatë vizitës në Dhaka në kompleksin e kishës qëndroi Nënë Tereza.[8]

Në varrezën e vjetër, mes 350 vetave të varrosur aty, në varrin e Katçik Avatik Thomas, qëndron një shtatore që paraqet gruan e tij. Shtatorja u ble nga Kalkuta dhe në varr është gdhendur shkrimi "Më i miri i burrave".[1]

 
Shtatore e varrezës së kishës

Ka qenë subjek i dokumentarëve të BBC-së dhe AFP-së përpara se të shpallej një monument historik nga Qeveria e Bangladeshit dhe të vendosej nën mbikëqyrjen e Departamentit të Arkeologjisë të Ministrisë së Çështjeve Kulturore të Bangladeshit, që ka marrë masa për restaurimin dhe ruajtjen e saj. Qeveria e Armenisë ka treguar interes për të bashkëpunuar në përpjekjen e Qeverisë së Bangladeshit. Tani, gjatë ditës, kisha është e hapur për vizitorët.[9]

Mirëmbajtja

Redakto

Janë gjashtë anëtarë të stafit që kujdesen për kishën. Armen Arslanian është kujdestari, që drejton një skuadër të vogël.[10][11] Në Dhaka nuk ka më bashkësi armene, por kisha ofrohet për tu përdorur rregullisht për shërbime Kishës së Bangladeshit. Ndonjëherë zhvillohen rite armene nga priftërinjtë armenë vizitorë.

Një prift armen rezident u caktua për të shkuar aty nga Armenia në vitin 2023. Prifti do të banoi në kishën në Dhaka për shumicën e muajit, por gjithashtu do të jetë i disponueshëm edhe për nevojat e bashkësive armene në Singapor dhe Mjanmar.[2]

Çdo të enjte, kjo kishë pret qindra vizitorë, që janë kryesisht vendas. Gjatë asaj dite, ajo ofron ushqim për njerëzit në nevojë, që quhet "Programi i Ndihmës Ushqimore të Mikel Martinit". Foshnjet marrin qumësht, ndërsa të tjerët vaktin e plotë. Kisha ka një libër vizitorësh, ku mysafirët mund të nënshkruajnë.[2]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Tasnim Tajeb Kabir (23 dhjetor 2011). "The Armenian Church: Legacy of a Bygone Era". The Independent (Bangladesh) (në anglisht). Dhaka. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2013. Marrë më 27 mars 2012.
  2. ^ a b c Matthew Karanian (13 mars 2023). "Discovering an Armenian Church in Bangladesh". The Armenian Weekly (në anglishte amerikane). Marrë më 25 tetor 2023.
  3. ^ a b Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
  4. ^ a b Alastair Lawson (10 janar 2003). "The mission of Dhaka's last Armenian" (në anglisht). BBC. Marrë më 3 maj 2012.
  5. ^ "Must see attractions in Dhaka". lonelyplanet.com (në anglisht).
  6. ^ "The mission of Dhaka's last Armenian" (në anglisht). 10 janar 2003.
  7. ^ "Armenian Church Bangladesh". Armenian Church Bangladesh (në anglisht).
  8. ^ Iftekhar Ahmed (2012). "Case Studies of Informal Heritage Mangemnt in Old Dhaka". A Study of Architectural Heritage Management by the Informal Community Bodies in Traditional Neighborhoods of Old Dhaka (PhD) (në anglisht). National University of Singapore. fq. 319. Marrë më 6 qershor 2015. Gjatë vizitës së saj në Dhaka në vitin 1996, Nënë Teresa qëndroi gjithashtu në kompleksin e kishës
  9. ^ "Govt to preserve historic religious places: Minister". The Independent (në anglisht). Dhaka. Marrë më 7 shkurt 2016.
  10. ^ "Meet The Team". Armenian Church Bangladesh (në anglisht).
  11. ^ Nana Shakhnazaryan (gusht 2019). "Brethren of Bangladesh". AGBU Magazine (në anglisht).

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto