Kisha Katedrale e Shën Thomait në Dhaka
Kisha Katedrale e Shën Thomait është një katedrale që i përket Dioqezës së Dhakës së Kishës së Bangladeshit, që është një Kishë e Bashkuar Protestante që u formua si rezultat i bashkimit mes Kishave Anglikane dhe Presbiteriane në rajon.[1] Shërben si selia e dioqezës. Territori i kishës ishte një sipërfaqe me gjelbërim të harlisur me Parkun e famshëm Bahadur Shah në një largësi të vogël në jug. Rruga aksiale veri-jug Navabpur / Johnson, rruga më e rëndësishme tregtare që lidh pjesën e vjetër të qytetit me të renë, është në perëndim dhe e ndanë zonën nga gjykata, banka, zyra e bashkisë dhe ndërtesa e Universitetit Xhaganath përgjatë saj. Në fakt kisha me pamje nga gjelbërimi ishte një pikë e rëndësishme e qendrës së qytetit në shekullin e XIX.
Kisha Katedrale e Shën Thomait në Dhaka | |
---|---|
সাধু থোমার ক্যাথেড্রাল চার্চ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | kishë |
Stili arkitektural | Arkitektura Gotike |
Vendndodhja | Rruga Johnson, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°42′37″N 90°24′44″E / 23.7102°N 90.4122°E |
Named for | Apostulli Shën Thoma |
Përfundimi | 1821 |
Renovimi | 2005 |
Historia
RedaktoNdërtimi i kishës, të vendosur në anën lindore të Rrugës Johnson, filloi në vitin 1819 dhe përfundoi në vitin 1821. Ajo u përurua më 10 korrik 1824 nga peshkopi i Kalkutës, Reginald Heber, ndërsa po vizitonte Dhakën.[2] Ajo ka shërbyer si katedrale që nga viti 1951. Thuhet se për ndërtimin e kësaj kishe kanë punuar edhe të dënuarit e Burgut të Dhakës.
Në fillim të viteve 1970 u bashkuan luteranët, anglikanët, presbiterianët, kongregacionalistët e Bengalit Lindor, ashtu si dhe grupe të ndryshme metodistësh dhe baptistësh për të formuar Kishën e Pakistanit. Pasi Bangladeshi fitoi pavarësinë e tij nga Pakistani në vitin 1971, Dioqeza e Dhakës doli nga Kisha e Pakistanit si Kisha e pavarur e Bangladeshit.[3]
Kisha drejtohet nga shumë i nderuari Paul S. Sarkar që në janar 2003 u bë peshkopi i tretë i Kishës së Bangladeshit. 71 famullitë ndahen në dy dioqeza. Kisha ka afërsisht 15,600 anëtarë (2005). Kryepeshkop i saj është shumë i nderuari Samuel Sunil Mankhin, dekan është shumë i nderuari Simson Mazumder, ndërsa prift është shumë i nderuari Emmanuel Mollick. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit Botëror të Kishave që nga viti 1975 dhe funksionon si pjesë e bashkësisë më të madhe botërore anglikane.
Veçoritë arkitekturore
RedaktoTërheqja e kësaj ndërtese, të ndërtuar sipas stilit të kishave lindore, me një kullë katrore sahati me dritare harkore në muret e saj. Kulla katrore e sahatit ngrihet në dy seksione,[4] ku kreu i saj është një torre. Çatia përdor trarë druri me kunja hekuri. Çatitë e verandave në të dy krahët janë vendosur mbi korhikath të pjerrët.[2] Punimet me shije prej guri dhe tullash të kësaj ndërtese me suva të bardhë janë akoma të pa njolla siç kanë qenë prej afërsisht dy shekujsh. Një kalim i vogël i mbuluar të çon në hyrjen e kishës të mbajtur nga katër kolona që kanë dizajn perpendikular gotik në krye të hyrjes.
Skaji perëndimor i navatës dominohet nga dy kolona me hulli që nuk janë peshë-mbajtëse. Dyshemeja është shtruar me pllaka. Mbrapa navatës drejtkëndore ndodhen dy kolona, që të çojnë për te pulpiti nëpërmjet një harku. Pulpiti është drejtkëndor dhe ka një kryq tunxhi në murin e mbrapëm. Altari, në skajin lindor të navatës,[2] është ndërtuar prej druri dhe ka edhe një kryq tunxhi në krye të tij. Për kongregacionin ka karrike elegante lakore. Një vaskë guri në pjesën e mbrapme të navatës shërben si pagëzimore. Muret e kishës janë zbukuruar me pllakata guri që përkujtojnë disa anëtarë të kishës. Madje më e trasha e orendive prej druri tiku, altari dhe baulja e ablucionit (për pagëzim) në mermer janë akoma të panjolla dhe në gjendje të mirë pune. Megjithatë, kolonadat e hapura përreth dy anëve të navatës (salla qendrore aksiale) janë rinovuar më vonë.
Në vitin 2005 autoritetet e kishës ndërmorën një rinovim masiv të ndërtesës. Arkeologu Sufi Mostafizur Rahman shkruan se "megjithëse kisha është e vogël në përmasa, ajo është një nga më tërheqëset në Bangladesh".[2]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kenneth R. Ross (14 mars 2019). Christianity in South and Central Asia (në anglisht). Edinburgh University Press. fq. 28. ISBN 978-1-4744-3984-8.
Kisha e Bangladeshit përfshin traditat Anglikane dhe Presbiteriane dhe luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës shpirtërore dhe socio-ekonomike të të krishterëve dhe jo të krishterëve bangladeshas.
- ^ a b c d Sufi Mostafizur Rahman; Kamrun Nesa Khandakar; Shohrab Uddin Showrov (2007). "Architecture". përmbledhur nga Sufi Mostafizur Rahman (red.). Archaeological Heritage. Cultural Survey of Bangladesh Series (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 348. OCLC 298612813.
- ^ J. Gordon Melton; Martin Baumann, red. (2010). "Bangladesh". Religions of the World: A Comprehensive Encyclopedia of Beliefs and Practices (në anglisht) (bot. i 2-të). Bloomsbury Academic. fq. 280. ISBN 978-1-59884-203-6.
- ^ Enamul Haque (2009). Dhaka alias Jahangirnagar: 400 years (në anglisht). International Centre for Study of Bengal Art. fq. 368. ISBN 978-984-33-0343-1.
Kulla katrore ngrihet në dy seksione, në nivelin e sipërm është vendosur një orë.
Bibliografia
Redakto- Enamul Haque (2009). Dhaka alias Jahangirnagar: 400 years (në anglisht). Dhaka: International Centre for Study of Bengal Art. ISBN 978-984-33-0343-1.
- J. Gordon Melton; Martin Baumann, red. (2010). "Bangladesh". Religions of the World: A Comprehensive Encyclopedia of Beliefs and Practices (në anglisht) (bot. i 2-të). Bloomsbury Academic. fq. 280. ISBN 978-1-59884-203-6.
- Sufi Mostafizur Rahman; Kamrun Nesa Khandakar; Shohrab Uddin Showrov (2007). "Architecture". përmbledhur nga Sufi Mostafizur Rahman (red.). Archaeological Heritage. Cultural Survey of Bangladesh Series (në anglisht). Vëll. 1. Asiatic Society of Bangladesh. fq. 348. OCLC 298612813.
- Kenneth R. Ross (14 mars 2019). Christianity in South and Central Asia (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-1-4744-3984-8.