Bikramapur Vihara

Vihara e lashtë në Bangladesh

Bikramapur Vihara është një vihara e lashtë budiste në fshatin e Raghurampurit, në Bikramapur, distrikti i Munshiganxhit, Divizioni i Dhakës në Bangladesh.[1]

Bikramapur Vihara
বিক্রমপুর বিহার
Rrënoja të Bikramapur Viharës
Informacion i përgjithshëm
TipiVihara
Stili arkitekturalArkitektura budiste
VendndodhjaKatundi Raghurampur, vendbanimi i lashtë i Bikramapurit, nën komunën e Rampalit, upazila Munshiganj Sadar e distriktit të Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat23°32′03″N 90°29′24″E / 23.534187°N 90.489965°E / 23.534187; 90.489965
Përfundimi820

Vendndodhja

Redakto

Manastiri gjendet në fshatin Raghurampur nën komunën Rampal, në krahinën historike të Bikramapurit, në upazilën Munshiganxh Sadar të distriktit të Munshiganxhit, në divizionin e Dhakës. Bikramapuri (Vikramapura, Qyteti i kurajos) ishte një njësi e distriktit të Dhakës në Presidencën e BengalitIndisë Britanike. Ai ishte një rajon historik i Bengalit, i vendosur në brigjet e lumit Padma të Bengalit. Në ditët e sotme, ai përfshihet nga distrikti i Munshiganxhit të Bangladeshit (Bengali Lindor).

Sfondi Historik

Redakto
 
Pamje e rrënojave

Gjatë Periudhës Pala rajoni u drejtua vijimisht nga Vigrahapala I, Narajanapala, Raxhjapala, Gopala II, Vigrahapala II, Mahipala, Najapala, Vigrahapala III, Mahipala II, Shurapala II, Ramapala, Kumarapala, Gopala III dhe Madanapala.[2] Perandoria Pala u shpërbë në vitin 1174 e dobësuar nga sulmet e Dinastisë Sena.[3]

Gjatë sundimit të Sriçandras (mbretëruar në vitet930975), qendra administrative e Dinastisë Çandra u vendos në Bikramapur.[4] Dinastia Varman (1035-1150) zëvendësoi atë Çandra duke krijuar mbretërinë e saj të pavarur.[5][6]

 
Rrënoja të sitit

Dinastia Varman u bë e fuqishme në Bengalin Lindor. Varmanët pretendonin se rridhnin nga një degë e Dinastisë Jadava të Simhapurit.[7][8] Xhat Varmani, Hari Varmani, Samala Varmani ishin sunduesit e fuqishëm që sunduan në Bikramapur. Bhoxha Varmani ishte sunduesi i fundit i pavarur i Dinastisë Varman që u mund nga Vixhaja Sena i Dinastisë Sena.[9]

Një mbishkrim në pllakatë bakri nga koha e Vixhaja Senës (mbretëroi në vitet 10971160), themeluesi i Dinastisë Sena, u gjet në Barrakpore, në veri të Kalkutës në Bengalin Perëndimor, në vitin 1911. Në atë mbishkrim, Bikramapuri përmendej si kryeqyteti i rajonit.[10] Ai vijoi të ishte kryeqytet përgjatë Dinastisë Sena. Në vitin 1205, pushtuesi turk Bakhtijar Khalxhi e mundi sunduesin e atëhershëm Lakshman Sena në Nadia. Lakshmani u largua për në Bikramapur.[11] Dy djemtë e tij Vishvarup Sena dhe Keshab Sena vijuan të sundonin nga aty deri në vitin 1230.[12] Megjithatë mbishkrimi i pllakatës prej bakri gjatë mbretërimit të tyre nuk e përmend Bikramapurin si kryeqytet.[13]

 
Rrënoja nga vihara

Një tjetër sundues hindu, Danuxh Rai, mundi një pasues të Keshab Senës dhe filloi të sundonte nga aty. Në fillim të vitit 1280 ai e zhvendosi kryeqytetin në Suvarnagrama (më vonë i quajtur Sonargaon).[13][14]

Perandori mogul Akbar e bëri Bikramapurin një nga 52 parganat e Sonargaon sarkarit në provincën e Bengalit gjatë reformave të tij administrative në vitet 15721580.[15] Gjatë kohës së tij, Çand Rai[16] dhe Kedar Rai[17] ishin zamindarë të Bikramapurit. Në ekspeditat kundër bara-bhuijanëve, guvernatori mogul Man Singh e vrau Kedar Rain në fillim të viteve 1600.[18]

 
Hollësi e rrënojave

Në periudhën pas Aurangzebit, gjatë kohës së Murshid Kuli Khanit, Bikramapuri u nda në tetë talukë – Bhagjakuli, Srinagari, Maixhpara, Sinhapara, Taltala, Siraxhdikhani, Louhaxhongu dhe Baligaoni. Secili taluk përfaqësohej nga një zamindar. Muhamad Azim Khani u bë zamindari i Louhaxhongut, duke mbajtur titullin "Khan Bahadur". Gobinda Prasad Roj u bë zamindar i Maixhparës.[19]

Historia e arkeologjike

Redakto

Bikramapur Vihara është një nga tridhjetë viharat e ndërtuara nga perandori Dharmapala gjatë mbretërimit të tij rreth vitit 820 si perandori i dytë i Perandorisë Pala. Ajo është e lidhur me Atiśan, një figurë e rëndësishme e Budizmit tibetian. Gjatë kohës së Atiśës, ky rajon ishte qendra arësimore e Budizmit ku studionin 8,000 studentë dhe profesorë në Bikrampur nga vende si Kina, Tibeti, Nepali dhe Tailanda.[20][21][22]

Zbulimi u shpall më 23 mars 2013, pas katër vitesh gërmime të zhvilluara bashkarisht nga Agrasar Bikrampur Foundation, një organizatë socio-kulturore vendore dhe Departamenti i Arkeologjisë së Universitetit Xhahangirnagar. Gërmimet u financuan nga Ministria e Çështjeve Kulturore të Bangladeshit.

Më 23 mars 2013, Drejtori i gërmimeve arkeologjike dhe Kërkimeve në rajonin e Bikramapurit, deklaroi zbulimin e kësaj vihare budiste 1000-vjeçare. Deri në mars 2013 u zbuluan mbi 100 statuja dhe idhuj të çmuar. Nga vihara kryesore deri tani janë gërmuar pesë dhoma murgjish me përmasa 3.5 m (11 ft) me 3.5 m (11 ft). Megjithatë, përmasat e sakta të manastirit nuk mund të përllogariten akoma.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Archaeology - Ancient Buddhist Vihara found in Munshiganj". www.buddhistchannel.tv (në anglisht). Marrë më 17 qershor 2017.
  2. ^ A. M. Chowdhury (2012). "Pala Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  3. ^ David Scott (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen (në anglisht). 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172.
  4. ^ A. M. Chowdhury (2012). "The Chandra Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  5. ^ Huu Phuoc Le (2010). Buddhist Architecture (në anglisht). Grafikol. fq. 71. ISBN 978-0-9844043-0-8.
  6. ^ Ahmad Sajid (4 tetor 2014). Know Your India: Turn a New Page to Write Nationalism (në anglisht). Vij Books India Pvt Ltd. fq. 31. ISBN 978-93-84318-68-0.
  7. ^ Kanai Lal Hazra (1995). The Rise and Decline of Buddhism in India (në anglisht). Munshiram Manoharlal Publishers. ISBN 978-81-215-0651-9.
  8. ^ The Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Ministria e Informacionit dhe Transmetimit të Indisë. fq. 192. ISBN 978-81-230-2265-9.
  9. ^ T. Raatan (nëntor 2003). Encyclopaedia of North-East India (në anglisht). Gyan Publishing House. fq. 143. ISBN 978-81-7835-068-4.
  10. ^ Golam Ashraf Khan Uzzal. "Proof of Bikrampur as the ancient capital of Bengal" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2011.
  11. ^ Chitta Ranjan Misra (2012). "Laksmanasena". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  12. ^ Abhijit Rajadhyaksha. "Kingdoms of South Asia – Indian Kingdom of Bengal" (në anglisht). Marrë më 30 dhjetor 2013.
  13. ^ a b A. M. Chowdhury (2012). "Vikramapura". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  14. ^ M. A. Taher (2012). "Raja Ganesha". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  15. ^ Abul al-Fazl ibn Mubarak (1891). Ain-I-Akbari (në anglisht). Vëll. II. Përkthyer nga Henry Sullivan Jarrett. Asiatic Society of Bengal. fq. 151.
  16. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Chand Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  17. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Kedar Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  18. ^ Salahuddin Ahmed (2004). Bangladesh (në anglisht). APH. fq. 64. ISBN 978-817648469-5. Marrë më 29 shtator 2015.
  19. ^ "Munshigonj District – Heritage Places – Maijpara Math". munshigonj.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2015. Marrë më 29 shtator 2015.
  20. ^ "Ancient Buddhist Vihara found in Munshiganj". bdnews24.com (në anglisht). 23 mars 2013. Marrë më 17 qershor 2017.
  21. ^ "Ancient Buddhist monastery found in Munshiganj". The Independent (në anglisht). Dhaka. 24 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2014. Marrë më 17 qershor 2017.
  22. ^ "Bangladeshi 1000yr old relic". The Daily Star (në anglisht). 2 prill 2015. Marrë më 17 qershor 2017.

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto