Ura e Taliqit

monument kulture në Kosovë

Ura e Taliqit është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër E.K. 02-571/52.

Ura e Taliqit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjakovë, Kosovë
NdërtuarShek. XIX -1816
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarE.K. 02-571/52
Nr. i referencës2892

Historiku

Redakto

Ura e Taliqit gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi Lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndërtuar në mëhallën e Tabakëve nga esnafi Tabak. Ura është ndërtuar nga guri i gdhendur, përbëhet nga qemeri i madh dhe dy qemerë më të vegjël në afërsi të brigjeve. Ndërmjet dy qemerëve është hapur një dritare ndihmëse. Kjo urë në origjinë paraqiste tipin e urës së gurit me kompozicion simetrik. Ura është në gjendje të mirë, sot shërben për kalimtarët këmbësorë. Gjatësia e urës është 26 metra, kurse gjerësia 4.05 metra.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Ura e Taliqit (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 12 nëntor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto