Uran Hajdari
Uran Hajdari ( 25 shkurt 1931-13 korrik 2017) ishte Artist, skulptor dhe professor Shqiptar.
Jeta e hershme
RedaktoUran Hajdari u lind ne Tirane, ndoqi shkollen e mesme ne Liceun Artistik, me pas vazhdon studimet e larta me kohe te pjesshme ne fakultetin e Histori-Filologjise ne Universitetin e Tiranes. Nga viti 1961-1966 kryen Akademine e Arteve te Bukura ne degen Skulpture Monumentale ne Pekin, (Kine), aty ku gdhendi mjeshterine profesionale.
Ne fillim te vitit akademik (Pekin 1961) Uran Hajdari prezanton dy vepra ne skulpture: portret afrikan (Ivon) dhe portret grotesk (Euforisti ne ekstaze), me te cilat u vleresua duke I dhene te drejten e nje viti akademik avance. Ne vitin 1966 mbaroi studimet duke hapur nje ekspozite vetjake ne Pekin, me 91 punime, vit I cili perkon edhe me fillimin e punes krijuese ne Shqiperi.
Karriera dhe krijimtaria
RedaktoI frymezuar nga skulptori I madh francez Honore Domje, Uran Hajdari ne veprat e tij shquan plastiken e lire ekspresiv-emocionale ashtu si larmishmeri e tejskajshme te figures ne gjinine e satires.
Ne menyre teper origjinale autori realizon nje zberthim kompleks psikologjik nepermjet konceptimit te formes plastike, ku shpreh bindshem se krijimtaria artistike nuk eshte tabu, por nje nocion filozofik I interpretimit, nje shprehje e lirise artistike larg ftohtesise se kallepeve e normave akademike.
Veprat e Skulptorit kane ne fokus prezantimin dhe goditjen ndaj fenomeneve si: intriga, mashtrimi, egoizmi, korrupsioni,materializmi, lakmia per pushtet e lavdi, loja me moralin, etj.
Vitet e para te karrieres I u perkushtua punes pedagogjike-shkencore dhe krijuese, pas nje pune intensive 6 vjecare , ne nentor te vitit 1973, hap ekspoziten me titull “Satira ne Skulpture” me rreth 200 punime. Perpjekjet dashakeqse nga komisioni I artit te asaj kohe, qe ekspozita te mos zhvillohej nuk arriten te ndalnin suksesin e jashtezakonshem qe korri kjo ekspozite. Ne vitin 1992 hap ne Tirane ekspoziten e dyte me te njejtin titull “Satira ne Skulpture” me 105 punime. Per suksesin e “Satires ne Skulpture “ te Uran Hajdarit eshte folur ne te gjithe organet e shtypit te kohes, keto vepra jane vendosur ne sektorin e artit te realizmit socialist, ne Galerine e Arteve.
Gjate jetes se tij krijuese autori ka marr disa cmime, si: cmim Republike, medaljen “Naim Frasheri”, cmim Kombetar, si edhe vleresime te shumta nga artiste te njohur te vendit: O.Paskali, J.Paco, A.Buda, Luarasi etj
Veprat e autorit jane pare me interest te vecante edhe nga personalitete te artit dhe cultures Franceze, Gjermane, Italiane dhe Angleze, nje prej tyre ishte Drejtori I Muzeut Historik te Louvre, prane Ministrise Kultures ne Paris, I cili kerkonte te hapej nje ekspozite me keto punime.
Uran Hajdari eshte autor I rreth 700 veprave ne sculpture, por ne krijimtarine e vet te larmishme me te njohura jane veprat:
Veprat
Redakto- “Kufitaret”
- “Coni Kockat ne vendin tuaj”
- “Dervishi I Luzhes”
- “Nene Tereza”
- “Brezat”
- “Baba Rexhepi”
- “GJ.K.Skenderbeu”
- “Konfucio”
- “Imam Ali”
- “Haxhi Bektashi”
- “Abdy Frasheri dhe Sulejman Vokshi”
- “Isa Buletini dhe Ismail Qemali”