Urbanistika e Tiranës quhet i gjithë mjedisi i ndërtuar i qytetit.

Historia

Redakto

Në shekujt e parë të erës sonë, zona e sotme e Tiranës ka pasur një qendër fshatare, siç dëshmon Mozaiku i Tiranës. Qendra më pas u kthye në një vilë fshatare në shekullin e tretë.

Tirana u themelua në një zonë fushore midis dy lumenjve që përdoreshin për furnizim me ujë të pijshëm: lumi Tirana dhe përroi Lana.

Planet rregulluese

Redakto

Plani i parë rregullues 1923

Redakto

Pas caktimit të Tiranës si kryeqytet (i përkohshëm) i Shqipërisë u projektua plani i parë rregullues nga arkitektë e inxhinierë austriakë.

 
Plani i vitit 1925

Plani i dytë rregullues 1925

Redakto

Në fillim të vitit 1925, u vendos që Tirana të jetë kryeqyteti i përhershëm. Plani i dytë rregullues u projektua nga arkitekti italian Armando Brasini me objektiv krijimin e një "ishulli" të ri urban të shkëputur nga qyteti ekzistues në jug-përendimin e tij. Nga ky plan u realizua vetëm bulevardi i gjerë nga Sheshi Skënderbej drejt veriut, duke shembur shtëpitë në gjurmën e saj.

Plani i tretë rregullues 1928

Redakto

Plani i tretë u projekuta nga arkitekti austriak Wolfgang Köhler (Hans Köhler?). Plani kishte qëllim zgjerimin dhe zgjatimin e rrugëve kryesore dhe zhvillimin e qytetit të rij përkundrejt atij të vjetër.

Plani rregullues 1929

Redakto

Plani i katërt u projektua nga arkitekti italian Florestano Di Fausto dhe parashikonte rikualifikimin e një pjese të madhe të qytetit në parcela prej rreth 1500 metrash katrorë të pajisura me një hapësirë të madhe për lulishte. Në bazë të këtij plani u ndërtuan vila që shkonin nga stili neoklasik tek ai eklektik e deri te racionalizmi i daljes së parë.[1] Prej 64 vilave të ndërtuara pas vitit 1929, mbijetuan 52 dhe u zhdukën 12.

Plani projektonte lidhjen e sheshit Skënderbej me bulevardin "Zogu i Parë".

Plani rregullues 1940

Redakto

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Tirana duhej bërë një "qytet-shembull" të imperializmit italian. Arkitekti Gherardo Bosio projektoi një plan të përgjithshëm me një sistem rrugor radial, një unazë që përshkruan qytetin, dhe sistemimin e Lanës. Tirana do të konceptohej si një qytet-park.

Pjesa jugore e bulevardit (viale dell impero) dhe ndërtesat rrethuese si stadiumi, casa del fascio (sot UPT), opera dopolavoro albanese (sot Muzeu Arkeologjik), dhe gioventu del litorio albanese (sot Akademia e Arteve) janë vendosur në formën e simbolit fashist të sëpatës të mbështjellur me shkopinj (fascio littorio).[2]

Plani rregullues 1957

Redakto

Në vitin 1960 u prish Pazari i Vjetër për të ndërtuar Pallatin e Kulturës.

Plani rregullues 1990

Redakto

Ndërtesat

Redakto

Sipas Censusit 2011, në gjithë bashkinë e Tiranës ishin rreth 63 678 ndërtesa banimi ku për rreth 24,07% të ndërtesave nuk ju dihet viti i ndërtimit.

Numri i ndërtesave sipas vitit të ndërtimit në 11 njësitë adm.
Periudha Numri Kryetarët e bashkisë
Deri 1960 3484 shih këtu
1961-1980 2802 Sabri Pilkati (PP), Rifat Dedja (PP), Myqerem Fuga (PP), Ndue Marashi (PP), Nesip Ibrahimi (PP)
1981-1990 2700 Nesip Ibrahimi (PP), Jashar Mezenxhiu (PP), Llambi Gegprifti (PP)
1991-2000 14310 Tomor Malasi (PD), Sali Kelmendi (PD), Albert Brojka (PD)
2000-2005 4460 Edi Rama (PS)
2006-2011 2413 Edi Rama (PS)
Nuk dihet 9034
Gjithsej 39.203


Numri i ndërtesave sipas numrit të kateve në 11 njësitë adm.
Ndërtesa me 1 kat 26.236
Ndërtesa me 2 kate 7.083
Ndërtesa me 3-5 kate 4.279
Ndërtesa me mbi 5 kate 1.605
Gjithsej 39.203


Numri i ndërtesave sipas tipologjive të ndërtesave në 11 njësitë adm.
Shtëpi individuale 26.905
Shtëpi pjesërisht të veçuara 4.998
Shtëpi në rend o tarracore 2.522
Pallate 4.778
Gjithsej 39.203


Numri i ndërtesave sipas numrit të banesave në 11 njësitë adm.
Ndërtesa me 1 banesë 26.320
Ndërtesa me 2 banesa 6.421
Ndërtesa me 3 o 4 banesa 2.569
Ndërtesa me mbi 4 banesa 3.893
Gjithsej 39.203


Shpërndarja në përqindje e banesave boshe në secilën njësi administrative

Gjatë 2011, Njësia Kashar me 43% ka patur përqindjen më të lartë të banesave boshe me gati gjysmën e tyre. Dajti (39,7%) dhe Farka (36,8%) ishin dy njësitë e tjera me përqindjen më të lartë të banesave boshe. Në 11 njësitë administrative urbane të Tiranës ishin vetëm 15,2% e banesave boshe.


Përqindja e banesave sipas llojit të rrjetit ujësjellës kanalizimeve
  • 90%: Brenda banesës
  • 5%: Brenda ndërtesës, por jashtë banesës
  • 1%: Jashtë ndërtesës
  • 3%: Sistem i llojit tjetër


Sipërfaqja mesatare e banimit për person

Në 2011, sipërfaqja e banueshme për person e Bashkisë Tiranë ishte 17 m2 (mesatarja e vendit: 14.5 m2).

Shembjet e ndërtesave

Redakto


Sheshet dhe rrugët

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Rruga e Mimozave". Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2022. Marrë më 17 tetor 2022.
  2. ^ "BIRTH OF A NATION" (në gjermanisht).