Vagina

pjesë e traktit gjenital femëror tek gjitarët
(Përcjellë nga Vagjina)

Vagina është një pjesë muskulare tubulare e traktit gjenital femëror, e cila tek njerëzit shtrihet nga vulvaqafën e mitrës. Hapja e jashtme e vaginës mund të jetë pjesërisht e mbuluar nga një membranë që quhet hymen. Në anën e kundërt, qafa e mitrës zgjerohet në vaginë. Vagina lejon për marrëdhënien seksuale dhe lindjen e fëmijës, dhe kanalizon rrjedhjen menstruale, e cili ndodh në mënyrë periodike, si pjesë e ciklit menstrual.

Vagina
Sistemi i Riprodhimit njerëzor tek Femra

Ndryshe nga meshkujt, të cilët kanë daljen e jashtme uretrale si të vetmin kanal për urinim dhe riprodhim, femrat kanë hapjen urethral për urinim dhe hapjen vaginale për traktin gjenital. Hapja vaginale është shumë më e madhe hapja uretrale aty afër, dhe të dyja janë të mbrojtura nga labiat (labia majora dhe labia minora).

Sa i përket aktivitetit seksual, lagështia vaginale rritet gjatë zgjimit seksual, e cila arrihet nëpërmjet lubrifikimit vaginal, e cila ndihmon në reduktimin e fërkimeve dhe mundëson një penetrim më të lehtë të vaginës gjatë aktivitetit seksual. Prania e palëve në muret vaginale krijon fërkim për penisin gjatë marrëdhënies seksuale dhe e stimulon atë drejt derdhjes, duke bërë të mundur fekondimin. Pavarësisht benefiteve të riprodhimit, kënaqësisë dhe lidhjes intime, ekziston rreziku i infeksioneve seksualisht të transmetueshme (si HIV-AIDS) gjatë aktivitetit seksual, ndaj rekomandohet përdorimi i rregullt i praktikave të seksit të sigurt, sidomos përdorimi i profilaktikëve.

Në të folurën e zakonshme, fjala vaginë përdoret shpesh gabimisht për t'iu referuar vulvës, gjë që ndikon në keqinformimin e publikut mbi organet gjenitale femërore.

Shiko edhe

Redakto