Valentina Pistoli (1928-1993[1]) është arkitektja e parë shqiptare, e lindur në Korçë.[2] Ajo ka kryer shkollimin në Universitetin e Sofjes, duke studiuar arkitekturë dhe është diplomuar në vitin 1952.[2][3]

Valentina Pistoli
U lind në1928
Korçë, Shqipëri
Vdiq1993
Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Shqipërisë
ÇmimetÇmimi Shqiptar i Arkitekturës 2018 (pranuar nga djali i saj Tani Pistoli)

Në vitin 1957 Pistoli dha idetë për të gjithë kompleksin e kodrave të liqenit si dhe veprat e artit në të. Projekti u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në 1961.[4] Ajo drejtoi grupin që projektoi 15-katëshin, si një ndër veprat e saj më të rëndësishme Hotel Tirana.[5] Gjatë ushtrimit të profesionit të saj si arkitekte, ajo realizoi dhe disa komplekse rezidenciale dhe në të njejtën kohë punoi si pedagoge në degën e arkitekturës, në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Për projektin e Hotel Tiranës dhe projektet e Komplekseve rezidenciale, asaj iu dha çmimi i Arkitekturës Shqiptare në vitin 2018, cmimi u pranua nga djali i saj Tani Pistoli. Ky vlerësim iu dha si një nga gratë e para arkitekte të asaj periudhe, dhe për arritjet e saj në projektim duke kaluar rregullat dhe normativat e agjendës së regjimit komunist të kohës.[6]

Referime Redakto

  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2009.
  2. ^ a b "Valentina Pistoli" (në anglisht). Architectuul. 22 shtator 2014.
  3. ^ Elidor Mëhilli (15 nëntor 2017). From Stalin to Mao: Albania and the Socialist World (në anglisht). Cornell University Press. fq. 252–. ISBN 978-1-5017-1223-4.
  4. ^ Websajti Zyrtar (Bashkia e Tiranes). "Teatri i Hapur (Amfiteatri)". Marrë më 31 maj 2018.
  5. ^ Eliona Lata (25 shtator 2013). "Për projektin e 15-katëshit, arkitektët u dërguan dy javë në Jugosllavi". Shekulli Online. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 22 maj 2016.
  6. ^ https://worldarchitecture.org/architecture-news/cmpzv/a_u_a_awards_four_exceptional_albanian_architects_on_womenis_day.html