Stampa:Kutia Shkrimtar Vangjel Meksi (Labovë e Zhapës, 1770Tripolica, 1821) ka qenë mjek, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar. Njëherë si mjek personal i Ali Pashës, njihet si përkthyesi i parë i Dhjatës së Regjuhën shqipe për llogari të Shoqërisë Biblike të Londrës.

Biografia

Redakto

U lind në Labovë, një fshat i krishterë afër Gjirokastrës. Në moshë të njomë, u pajtua si mjek popullor në oborrin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës deri më 1803. Më pas me anë të një letre rekomandimi nga vetë veziri i Janinës,[1] vazhdoi studime për mjekësi në Universitetin e Napolit "Federico II", ku ai studioi me Dr. Nikola Akuto dhe praktikoi në një spital i administruar nga famullia e Shën Gjonit të Karbonarës (San Giovanni a Carbonara) në atë qytet. Pas përfundimit të studimeve më 1808, ai u kthye mjek në oborr të Ali Pashës në Janinë.

Aktivitete filologjike

Redakto

Në vitin 1810, Meksi largohet nga Janina për arësye të panjohura dhe udhëton rreth Evropës. Gjatë një vizite të shkurtër në Venedik, ai filloi të interesohej për gramatikën dhe alfabetin shqip. Ai ka botuar dy përkthime në shqip gjatë vitit 1814, njëri prej të cilëve ishte një libër i historianit kishtar francez Claude Fleury (1640–1723).[2] Të dyja botimet konsiderohen të humbura.

Lufta greke për pavarësi

Redakto

Meksi ishte anëtar i Filiqi Eteria,[3] shoqatë e cila kishte qëllimin për t'i jepur fund sundimit osman në Ballkan dhe për ta bërë Greqinë shtet të pavarur. Kur lufta greke për pavarësi shpërtheu më 1821, pasi përkthimi i tij ishte përfunduar, Meksi u bashkua me grekët në rrethimin e Tripolisës.[3] Megjithëse u prek nga një pneumoni serioze gjatë konfliktit, ai vazhdoi të shërbente si mjek. Thuhet se ka marrë pjesë në negociatat që çuan në një marrëveshje të propozuar nga Teodor Kollokotroni që lejoi shqiptarët që mbronin Tripolisën për llogari të Perandorisë Osmane për të lënë të padëmtuar,[4] një marrëveshje që ndihmoi grekët për tua marrë qytetin osmanëve.

Referime

Redakto
  1. ^ Meksi, Fedhon (14 dhjetor 2008). "Të pathënat për Vangjel Meksin, rilindësinë e parë shqiptar". arkivalajmeve.com. Panorama.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur]
  2. ^ Kastrati, p. 516
  3. ^ a b Clayers, p. 182
  4. ^ Meksi (2000), p. 56