Vangjush Dako

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 3 dhjetor 2021. 4 pending changes await review.

Vangjush Dako (u lind në Durrës, më 29 nëntor 1966) është Kryetari i Bashkisë Durrës.

Jetëshkrimi

Redakto

Në qytetin e lindjes kreu studimet e mesme. Shkollën e lartë e mbaroi në vitin 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Eshtë një prej veprimtarëve të lëvizjes studentore të atij viti, që shpërfaqi idealin e një brezi të ri për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Për një periudhë të shkurtër punoi pranë ndërrmarjes së shfrytëzimit të ujërave. Më pas, për një periudhë afro 10-vjeçare, iu kushtua tërësisht nismës private, duke themeluar e zhvilluar veprimtarinë e sipërmarrjes së lirë. Në vitet 2001-2002 ka drejtuar shërbimin e policisë ndërtimore në qarkun e Durrësit, duke qenë njëherësh anëtar i këshillit të rregullimit të territorit, detyrë prej së cilës u largua me dorëheqje. Në vitet 2004-2005 ka drejtuar zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (hipotekës) të qarkut, detyrë me të cilën gjithashtu është ndarë me dorëheqje.

Në këto përvoja shërbimi e komunikimi me qytetarët z. V. Dako u njoh në imtësi me shqetësimet e bashkësisë dhe gjithashtu bë i njohur prej popullit për hapjen e zyrave dhe të shërbimeve publike. Megjithëse në detyra të vështira, duke ofruar barazi ligjore në shërbimin ndaj qytetarëve, ai krijoi emrin e mirë dhe fitoi nderimin e merituar të popullit t ë Durrësit. Në ushtrimin e përgjegjësive publike Dako ka meritën që i çbunkerizoi në mendësi zyrat që kryesoi, duke i afruar ato me qytetarët.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto