Vangjush Gambeta

This is the stable version, checked on 10 nëntor 2017. 3 pending changes await review.

Vangjush Gambeta lindi në Korçë, më 2 Mars 1929. Përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Korçës më 1947. Kreu studimet e larta në Universitetin e Kievit në Ukrainë, 1948-1952. Në vitet 1953-1956, Vangjush Gambeta filloi punë si ekonomist në Kombinatin e Sheqerit, Maliq. Mbrehtësia e tij në ekonomi gjeti shpejt shtegun e rrahur pak deri atëherë të gazetarisë ekonomike. Në vitet 1956-1975, ai filloi punë si shef i sektorit ekonomik në gazetën "Zëri i Popullit". Ishin këto vitet e lindjes së një gazetarie ambicioze me përfaqësues të shquar të brezit të vet si i ndjeri Vangjush Gambeta, Petro Marko etj. Në vitet 1956-1975, Vangjush Gambeta dha mësim si pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kurse në 1975-1989, internohet për arsye politike.

Në janar 1991, ai bëhet anëtar i komisionit nismëtar të Partisë Republikane dhe në janar 1991-1992, nënkryetar i PR, dhe kryeredaktor i gazetës "Republika".

Në 1993, tërhiqet nga jeta politike për arsye moshe dhe i përkushtohet përkthimit dhe redaktimit. Disa nga përkthimet e tij janë: Zhukov: "Kujtime dhe Meditime", autobiografi. L.D. Trocki : "Jeta Ime", autobiografi. Vadim Bakatin : "Çlirimi nga KGB". Vangjush Gambeta mbante titullin : Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor. U nda nga jeta më 5 gusht 2008.