Stampa:Fshat në Shqipëri Vaqarri është një fshatBashkinë Tiranërrethin e TiranësShqipërisë. Në Vaqarr ndodhet edhe Instituti Arsimor Vëllezërit Kajtazi i cili është krijuar në vitin 2001.Vaqarri shtrihet në jug perëndim të Tiranës rreth 6 km larg saj. Territori i Vaqarrit kufizohet me Kasharin  në veri, me Ndroqin në perëndim, me Pezën dhe Baldushkun në jug dhe me Farkën në lindje.

  Kryesisht banorët e zonës merren me bujqësi dhe blegtori dhe një pakicë me prodhime artizanale si gdhendje në dru, qëndistari, etj.

Fshatrat janë fushore, ku banorët në pronat e tyre kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore si foragjere, drithëra, perime të llojeve të ndryshme. Një pjesë e mirë e banorëve merren dhe me blegtori me mbarështimin e gjedheve  dhe me shitjen e qumështit dhe të nënprodukteve të tij.

Pozita gjeografike e fshatrave është fushore dhe kodrinore ku lartësia mesatare është rreth 150 m mbi nivelin e detit.

Histori Redakto

Kalatë dhe gjetjet e tjera arkeologjike tregojnë se zona ka qenë e banuar që në antikitet.

Një mbishkrim i zbuluar në fshatin Prush (në afërsi të ish Kombinatit të  Tekstileve) në vitet 70’ të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rrafshimin e vendit të quajtur “kodra e kishës” , ku dolën në pah gurë të punuar dhe disa të zbukuruar si dhe një pllakë me mbishkrim përkujtimor, dëshmojnë për Vaqarin si një vendbanim i hershëm.

Pllaka prej mermeri i përkiste një varri të vjetër. Mbishkrimi i vendosur në njërën anë të pllakës përbëhet prej pesë rreshtash. Në krye të rreshtit të parë është gdhendur një kryq i vogël.

Në fshatin Lalm është zbuluar një pllakë varri e vjetër prej guri gëlqeror. Mbishkrimi mortor i gdhendur brenda një kornize i përket një skllaveje të liruar për merita të saj si mëndeshë.

Në fshatin Allgjatë është zbuluar pjesa e sipërme e një stele prej guri gëlqeror. Mbishkrimi është epitafi i varrit të një skllaveje të shek. I ose II e cila ka vdekur në moshë të re. Emri i skllaves dhe i pronares së saj janë të zakonshme për qytetin e Dyrrahut. Ruhet në Muzeun Arkeologjik.

Ekonomi dhe mjedis Redakto

Pyjet zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Vaqarrit. Në krahun e djathtë të rrugës Tiranë – Durrës ndodhet një nga sipërfaqet me pyllëzim më të dendur dhe më të veçantë të llojit pishë. Kjo sipërfaqe e pyllëzuar shtrihet kryesisht në fshatrat: Lalm, Allgjatë, Prushaj dhe Gropë.

Banorët vendorë trashëgojnë nga të parët e tyre praktika dhe njohuri të përcjella brez pas brezi mbi përdorimin e tokës bujqësore dhe asaj pyjore, ku organizojnë dhe mbështesin jetën e familjeve të tyre.

Kulinari Redakto

Një shumëllojshmëri specialitetesh autentike shqiptare mund të provohen në tryezat e kësaj zone të cilat njihen për shijen e tyre. Një ndër specialitetet më karakteristike të kësaj zone është “fërgesa” ose siç quhet ndryshe “tava e dheut”, e cila përmban gjizë, speca, mish ose mëlçi, duke i sjellë një shije mjaft të këndshme atyre që e provojnë. Ajo mund të përgatitet edhe me produkte të tjera siç janë vezët dhe domatet.

Po kështu, edhe llojet e byrekëve me lakra të egra apo spinaq.

Në rrugën nacionale Tiranë-Vaqarr gjenden një sërë restorantesh që ofrojnë kuzhinë tradicionale me produktet bio të zonës.

Shih edhe Redakto