Instituti Arsimor Vëllezërit Kajtazi
Instituti Arsimor Vëllezërit Kajtazi (zyrtarisht: Instituti Arsimor Vëllezërit Kajtazi Tiranë; shkurt: VKT) është një shkollë jo publike në Republikën e Shqipërisë. E krijuar në vitin 2001 me licensimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkecnave të Republikës së Shqipërisë në periferi me qytetin e Tiranës në Komunën Vaqarr e më pas në vitin 2002 hapi degën e saj në qytetin e Durrësit. Në vitin e 2001 në Instituti Arsimor Vëllezërit Kajtazi zhvillohej arsimi bazë 8-vjeçarë dhe ai i mesëm 4 vjeçarë. Novacioni që solli kjo shkollë ishte fillimi i hapjes së degëve të profilizuara 5-vjeçare të shkollave të mesme në Tiranë dhe Durrës si profili ekonomist i mesëm (Bankë/Tatime/Sigurime) dhe profili hoteleri - turizëm. Sot me ndryshimin e sistemit arsimor në Republikën e Shqipërisë edhe në këtë shkollë kryhet shkolla 9-vjeçare e më pas ajo e mesme 3 vjeçare. Instituti Arsimor Vëllezërit Kajtazi është themeluar nga familja Kajtazi me origjin nga Republika e Kosovës. Në shtator 2011 dega e VKT-së në Durrës u mbyll.
Lloji | Shkollë e mesme jo publike |
---|---|
Themelimi | 2001 |
Director | Prof. Bedri Karapici |
Kampusi | Komuna Vaqarr, Tiranë dhe Durrës |
Faqja zyrtare | [1] |
Fushatë sensibilizuese
RedaktoBashkia e Tiranës (Drejtoria e Shërbimeve Njerëzore), një fushatë sensibilizuese për pastrimin e kryeqytetit Bashkia e Tiranës dhe nxënësit e shkollës tetëvjeçare “Vëllezërit Kajtazi”, kanë nisur një fushatë sensibilizimi për pastrimin e kryeqytetit. Kjo është një iniciativë e përbashkët, me qëllim sensibilizimin e komunitetit për një qytet më të pastër, e cila do të zgjerohet shkallë-shkallë me bashkëpunimin edhe të disa shkollave të tjera të kryeqytetit. Mbështetur me mjete nga firma “EcoAqua”, nxënësit të ndihmuar nga punonjësit e Ndërrmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Tiranës, kanë zgjedhur për të pastruar Bulevardin “Zogu i Parë”, si një nga arteriet e rrahura së tepërmi nga këmbësorët dhe kodrat e Liqenit Artificial (që nga Garda deri tek Kopshti Zoologjik, duke i konsideruar ato si simboli i gjelbërimit në Tiranë. Sipas organizatorëve, kjo është inicativë që do të përsëritet me qëllim përfshirjen e komunitetit në përmirësimin e kushteve të jetesës.[1]
Alumni
Redakto- Almeda Abazi - Miss Tirana 2007, Miss Shqipëria 2008, Kalaja e Prezës dhe Miss Globe International 2008 [2] Arkivuar 14 nëntor 2011 tek Wayback Machine[3]
- Albi Dosti, futbollist
Burimet
RedaktoReferime
Redakto- ^ [https://web.archive.org/web/20111004123423/http://tirana.gov.al/?cid=1,88,1233 Arkivuar 4 tetor 2011 tek Wayback Machine Projekte dhe aktivitete sociale gjatë vitit 2003, Bashkia Tiranë], tirana.gov.al, 2003