Varfanji

fshat në Greqi
(Përcjellë nga Varfanj)

Varfanj (greqisht: Παραπόταμος/Parapótamos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βάρφανη/Várfani.[1]

Varfanj
Παραπόταμος
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.668
Emri i banorëveVarfanjot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Varfanji kufizohet me Vërselën, Sidherin e Galbaqin, nga jugu me Dhërmicën, nga lindja me Dolanin dhe nga perëndimi me Shulashin.

Toponimet të fshatit Varfanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ara e Muharremit - arë, në J.
  • Ara e Mulla Omerit - ara, në P.
  • Areza - copë are, në J. “Nek korrte një burrë, ju qemnë arezat e hengrën në kokë e vdiqi.
  • Armùsat - ara, në P.
  • Bardhëla e Muharrem Kamos - luginë, në J.
  • Bakçej’e Çara Dines - baçë, në J.
  • Bakçej’e Demos - baçë, në J.
  • Bakçej’e Haxhi Dullës - baçë, në J.
  • Bakçej’e Llaçit - baçë, në P.
  • Bakçej‘ e Malko Musait – baçë, në V.
  • Bakçej‘ e Mehmet Ali Kushit – baçë, në V.
  • Bakçej’ e Meto Haxhiut - baçë, në VL.
  • Bakçej’ e Saliko Lazit - baçë, në L.
  • Bakçej’ e Tajp Zubës - baçë, në V.
  • Bira e Bulgjerinës - shpellë, në P.
  • Bira e Çoqilet - shpellë ku jetonin çakaj, në V.
  • Bira e Dallajorgos - shpellë, në V.
  • Bira e Dushkut - shpellë, në V.
  • Bira e Pelisterëve - shpellë, në P.
  • Bordotua (Bordotoi) - krua, në V.
  • Bregu i Mulla Omerit - breg, në P.
  • Brrinjat e Tajp Zubës - ara, në VP.
  • Burbusla - arë, në P (Burbuëla - toka buke, në V.)
  • Burimet - burime, në VP.
  • Burimat e Burbuslës – burime, në V. “Më rëpara se të dil uji në Burbusël, dilte ne Shkall’ e Madhe, po i patën mbillë ato burima me bashka leshi dhe uji dolli në Burbusëla. Njërëzia besonin se natën atje dilnin xhinde, lajnë rrobat, luajnë valle e u bien dhiolive. Kur shkon ndonjë natën ati, këto i hipijn në vithnje të kalit. Aj njeri i trrëmbur mbetej i pa golë e ikte i patagosur me bët për në shtëpi. Andaj kur pënonin arat nuku kthehej njeri natën ka puna se u rrëftoheshin ato.” (Abaz Nuh Agaço)
  • Burimat e Veliko Selmanit - burime, në V.
  • Çefliku - arë, në P.
  • Çep’ i Malit - shkëmb, në P.
  • Çesma e Bordhotoit - krua, në V.
  • Çesma e Drivadhit - krua, në V.
  • Çesma e Kamares - krua, në JP.
  • Çokall’ i Osman Hatos - arë, në P.
  • Çuk’ e Kakùrit - fushë, në V.
  • Dallajorgua - ara, në V.
  • Dàuleja - gur në formën e daulles, në V.
  • Dengua i Ahmet Alushit - fushë, në P. “Në vitin 1926, rreth 400 dynymë të kësaj fushe iu sekuestrua varfanjotëve nga qeveria greke dhe instaloi aty familjet greke të ardhura nga Turqia” (Abaz Nuhu)
  • Drrás e Prroit Konicës - përrua i thatë, në V.
  • Duhanareja - arë që mbillej me duhan, në V.
  • Dulg’ e Mero Jasinit – ara, në L.
  • Dulg’ e Refat Ahmetit - ara, në L.
  • Dhragacula - kodër, në V.
  • Dhriz’ e Muho Çumanit – vësht, në P.
  • Fiku Hoxhës – arë, në VL.
  • Fiku Prasnjes - arë, në L.
  • Fiqa e Hato Metes - arë, në L.
  • Fiqa e Médajt - ara, në P.
  • Fiqt’ e Kàurve - ara, në V.
  • Folej’e Pulbardhës - shkëmb, në J. Ati bënin fole pulbardhat.
  • Fusha Arez - arë, në V.
  • Fush’ e Muhtarenje - fushë, në V.
  • Fusha e Varfanjit - fushë e madhe në bregun e majtë të lumit Kalamà. Tregojnë se fusha e Varfanjit në lashtësi ka qenë moçal. Atë e kulluan elimët. Ata në Varfanj mbollën ullinj, ndërtuan dhe furra buke, por u larguan, siç thonë, nga rreziku që u sillnin mushkonjat. (N. Agaço)
  • Gorric’ e Nexhipit - arë, në J.
  • Gorric’ e Rrahës - ara, në V.
  • Gorrica me di birà - kodër, në V.
  • Grava e Dine - shpellë, në V.
  • Gravat e Selimit - shpellë, në P.
  • Grik’ e Zallit - luginë, në P.
  • Grava e Mile - arë në gropë, në VP.
  • Grop’ e Osmanit – ara, në VP.
  • Grop’ e Prrarit – ara, në V.
  • Gruza – kodër, në V.
  • Guret e Trreshë – shkëmbinj, në P.
  • Gur’ i Kondos – shkëmb, në J.
  • Gur’ i Math - arë, në P.
  • Gur’ i Prerë – shkëmb, në L.
  • Gur i Kòrezës - shkëmb, në V.
  • Guri Minxuar - gur, në V. “Ne Guri Minxuar më rëpara dil një burim i ftohtë, po një herë u kuput një copë ka Shkëmb’i Kuq e zuri ati një hizmeqar të hipur në mushkë që doj mirr ujë ne burimi. Burima u vulos dhe dolli njëçikë më rëposh dhe ati pëstaj i thanë “Kroi Meçatë”.
  • Gurra - gurrë, në V.
  • Guva - burim, në V.
  • Hallazma - pyll, në JL.
  • Kalaj’ e Kululës - kala e vjetër, në P.
  • Kallmi Hasan Zeqos - ara, në P.
  • Kamàra - burim, në JP.
  • Karaudha - bregore, në V.
  • Katafiqi - kopështe, në V.
  • Katerò - brinjë, në P.
  • Kocen – kodër, në JL.
  • Kodr’ e Kleftate - kodër, në V.
  • Kòma - fushë, në VP.
  • Konopicëza e Merdajt - fushë, në V.
  • Krakuri - ara, në J.
  • Kroi i Robit - krua, në J. “Ne prroi afër kroit janë bënë vrasëla jesirësh”.
  • Kroi Zalos - krua, në J.
  • Kukùla - breg, ku ndodhet Kalaja e Kululës, në P.
  • Lajlika – bregore, në V.
  • Lëm’ i Hasan Baliut - lëmë, në J.
  • Liturvia e Vahos - mulli vaji, në V.
  • Lundra e Çeflikut - lundra që me të kalon lumin Kalamà, në V.
  • Lundra e Shulashit - lundër që hidhet për në Vërselë, në VP.
  • Llak’ e Galipit - ara, në J.
  • Llak’ e Gjonit - ara, në P.
  • Llak’ e Mero Husit - ara, në P.
  • Mala e Sqelbësit - majë mali, në VL.
  • Mal’ i Sqelbësit - mal, në L.
  • Mallathreja - ara, në V.
  • Mejdan’ i Konakëve - shesh, në V.
  • Mesokuqi - pyll, në J.
  • Mesone - ara, në J.
  • Mesovuni - mal, në L.
  • Ne Prrari Xhamisë - pyll, në V.
  • Ne Ur’ e Madhe – urë, në P.
  • Pilli i Bulatet - pyll, në P.
  • Pilli i Hato Metes - pyll, në JP.
  • Pilli i Kleftate - pyll, në V.
  • Pilli i Lamit - pyll, në V.
  • Pilli i Mëllezës - pyll, në V.
  • Pilaja e Qazimit - pllajë, në P.
  • Pllaja e Zalos - pllajë, në P.
  • Potòthi – pyll, në P.
  • Prrari i Kleftate - pyll me përall, në VL.
  • Prroi Hallazmës - përrua i thatë, në V.
  • Prroi Konicës - përrua, në J.
  • Prroi i Mesokuqit - përrua, në J.
  • Prroi Mollondrës - përrua, në J.
  • Prroi Qungjes - përrua, në V.
  • Prroi i Thellë - përrua, në VL.
  • Prroi Varadhit - përrua, në J.
  • Prroi i Zallit – përrua, në J.
  • Psakëza - kodra me bexga, në P.
  • Pusi Hatos - pus, ne P.
  • Pus’ i Meçate - pus, në V.
  • Pus’ i Salihenjet - pus, në P.
  • Qaf’ e Mollondrës - qafë mali, në L. Nga kjo qepe në Malin e Dulgës.
  • Qaf’ e Rrahes - qafë, në V.
  • Qungje – burim, në V.
  • Rrahu Haxhi Vahos – pyll, në V.
  • Rrap’ i Salihenjet – kullotë, në J.
  • Rrepet - grykë, në VL.
  • Rrug’ e Kleftejve - rrugë, në J.
  • Rrug’ e Psakës - rrugë, në J.
  • Rrushqaleja - pyll me argëlidha, në JP.
  • Stenési - rrugë, në L.
  • Strudhi - pyll, në L.
  • Shesh’ i Konakëve - shesh, në V.
  • Shëngëlli - shkëmb, në V.
  • Shkall’ e Brezave - brez shkëmbor, në V.
  • Shkall’ e Dhive - rrugë monopat që qepe në malin e Dulgës, në L.
  • Shkall’ e Prroit Konicës - qafë shkëmbore, në V.
  • Shkall’ e Qeve - qafë shkëmbore, në V.
  • Shkëmb’ i Glatë - shkëmb, në JP.
  • Shkëmb’ i Hallazmës - shkëmb, në V.
  • Shkëmb’ i lpjeve - shkëmb, në VL.
  • Shkëmb’ i Kapllanit - shkëmb. “Në kohën e Turqisë lëftuan di mahallanje: mahaleja e Meçate me mahalenë e Met Duçes. Ca ara ishin të Meçate e doj t’i zaptonte Mustafa Çafai i mahalesë Met Duçes. Mustafai njeri zengjin, me shumë pëndë qe, që ia pënonin njërëz fukarenj. Këta fukarënjtë ki i holqi për hunde dhe i shpuri të lëftonte me Meçatët që doj tu mirr arat. Si që a bë një muharrebe me Meçatët, ka an’ e Çafait u vranë di veta, andaj ja thonë ëmrin atij vëndi “Shkëmb i Kapllanit” se një ka ata që u vranë ja thoshnë ëmërin Kapllan. Hazmëllëku shkoi glatë: Ishte muaj i remezanit, behar ish. Iftarin e hapin nëpër lëmënje. Një darkë ishin mbledhur njerëzit në lëmë të Mustafa Çafait, për të hapur iftarin, dhe ishnë karshi me shtëpit e Meçatit. Ka tjetra anë edhe Meçatët ishin mbledhur ne lëma karshi këtyre, për të hapur edhe ata iftarin. Në këtë darkë të di krerët kishin ftuar musafirë e të afërm të tire ku bëhej një aheng i math. Hizmeqarët shërbenin në këmbë. Një njeri rrinte maksus me kupë me ujë në dorë që t’u ipte ujë atire që doj kërkojnë. Ne lëm’ i Mustafait zglodhën një njeri nishanlli. Për të tërpëruar Meçatët. Ki nishanlliu i ra me martinë atij që mbante kupën me ujë e ja thjeu në dorë. Meçatët u tërpëruan shumë ka kjo që glau pa pandehur. Pas ca ditëve edhe Meçatët zglodhën një nishanlli dhe në kohën e iftarit i ra me martinë atij që mbante kupën me ujë në dorë në lëm’ Çafait e ja thjeu. Këtijt nishanlliu ja thoshnë Koçil. Nuku zglati shumë kohë ranë kazaja dhe të di mahaletë i bënë barish (i pajtuan). (Xhevdet Malai).
  • Shkëmb’ i Kondos - shkëmb, në V.
  • Shkëmb’ i Kuq – shkëmb, në VL.
  • Shkëmb’ i Mjalcës – shkëmb, në J.
  • Shkëmb’ i Sullos - shkëmb, në V.
  • Shpell’ e Bufit - shpellë, në J.
  • Shpell’ e Dulgës – shpellë, në L. Kjo shpellë kishte poshtë një sterë ku dilte një gur ujë. Aty mbushnin ujë barijt.
  • Shpell’ e Selim Nexhipit – shpellë, në JL.
  • Shpellat e Mezenenjëvet – shpellë, në J.
  • Shtepij’ e Mero Muratit – gërmadhe, në J.
  • Te Dhoga - shenjë ushtarake e kohës turke, në V.
  • Trap’ i Kleftate – pyll, në J.
  • Trap’ i Pelave - pyll, në J. “Ne trapi i Pelave ishte një pill i math. Në këtë vënt dilte një burimë me ujë të ftohtë. Thoshin se aj shkëmb ka zënë nënë vetëhe një grua me bucelë në krahë. Bashkë megruan shkëmbi mbilli edhe burimën e ujit. Atijt vëndi ja vunë ëmrin “vënd i uruar” (vënd’ i mirë). Shkëmbi kishte një birë. Kur sumureshin njerzit venin e shkonin 3 herë nëpër birën e gurit që t’i linin ethet.” (Servet Huseni)
  • Trap’ i Xhemaliut - gropë me ullinj, në P.
  • Turbetë - varret e fshatit, në V.
  • Turjéla - lundrë mbi lumin Kalamá, në VL.
  • Varàdhi - mal, në J.
  • Varathi - mal, në L.
  • Varret e Lëmi Hitos - varre, në P.
  • Varreza - gur i shpuar, në J.
  • Xhamia e Vjetër - gërmadhë xhamie, në V.

Demografia

Redakto

Fshati në 2002 kishte 1,668 banorë.

Familjet në fshatin Varfanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Agaço, Arapénj, Bediavénj, Brahimatë, Bulàtë (Buli), Dauténj, Dërvizhatë, Diko, Gorràtë, Groparitë, Haskenj, Kapllanatë, Kleftatë, Kosilatë, Meçatë, Meduça, Met’hatë, Mezanenjtë, Muhtarenjtë, Muhtenjtë (Muhti), Salihenjtë, Tahirenjtë, Zigaratë.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Várfani - Parapótamos
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 226-230. Treguan: 1) Laze Dik Kasëmi, 98 vjeç, bari, analfabet nga Varfanji, refugjat i vitit 1944. Sot banon në fshatin Peshtan i Vogël - Fier. 2) Abaz Qazim Agaço, 46 vjeç, nëpunës, me arsim 7 vjeçar, nga Varfanji, refugjat i vitit 1944. Sot banon në Fitore të Vlorës. 3) Servet Mero Husi, 58 vjeç, analfabet, nga Varfanji, refugjat i vitit 1944. Sot banon në Fitore të Vlorës. 1967.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 225-226.