Dolani (Gumenicë)

fshat në Greqi
This is the stable version, checked on 9 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Dolan-i (greqisht: Γεροπλάτανος Yeroplátanos) është fshat në krahinën e Çamërisë, Greqi. Në Dolan ndodhet vendbanimi antik i Fanotit i ndërtuar në Shekulli IV p.e.s..

Dolan
Γεροπλάτανος
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej83
Emri i banorëveDolanit
Pamje e Dolanit në krahinën e Çamërisë

Fanoti ka qenë një ndër qytetet e Mbretërisë së Epirit duke u bazur tek citimi që i bën historiani romak Titus Livius. Historiani shpjegon sesi qyteti i fortifikuar me 2 mure mbrojtëse arriti të zbraps rrethimin romak në vitin 170 p.e.s. - 169 p.e.s. dhe një vit më pas ishte qyteti i parë i Epirit që u pushtua nga romakët. Nga pikëpamja administrative, në periudhën e vonë të sundimit Osman, Dolani ishte pjesë e Kazasë së Filatit, ndërsa përfshihet përsëri në ndarjen e re administrative të Filatit edhe pas Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1913 i cili copëtoi trojet shqiptare dhe krahina e Çamërisë i kaloi Greqisë. Deri në vitin 1955, toponimi i përdorur në ndarjen administrative ishte forma greke e emrit Dolan - Ντόλιανη Ntóliani ndërsa pas vitit 1955 i ndërrohet emri në Γεροπλάτανος Yeroplátanos.[1] Në vitin 1997 iu bashkua bashkisë së Varfanjit (Parapotámou) ndërsa nga viti 2011 i përket njësisë bashkiake të Varfanjit në bashkinë e Gumenicës (Igoumenítsas).

Gjeografia

Redakto

Dolani ndodhet në një lartësi afërsisht 80 metra nga niveli i detit. Nga veriu Dolani kufizohet me Pjadhulin, nga jugu me Rrëzanjin, nga lindja me Sklavin, nga perëndimi me Varfanjin e Vërselën. Para Luftës së Dytë Botërore, Dolani kishte këto lagje: Ahmetat, Dërvizhat, Mëhalla e Sipërme dhe Sqeleva-ja .[2]

Toponimet të fshatit Dolan : (Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ahuri Horës - grumbull gurësh to skalitur të kohës Iashtë me vizatime në P.
  • Ar’ e Bebriut - arë, në P.
  • Ar’ e Elbit - arë në mal e cila mbillej elb, në P.
  • Ar’ e Madhe - arë në P.
  • Ar’ e Pelës - arë, në J.
  • Ar’ e Vejkos - arë e kullotë, në L.
  • Ar’ e Valiut - arë në L.
  • Avlitë - ara, pranë qëndresës fshatit.
  • Baltëza - arë, në P.
  • Baçëla - arë, në L.
  • Ballëverdhëza - majë në qendër
  • Balli Braho Kolit - qafë mali, në V.
  • Beqëla - arë, në L.
  • Bira e Gamines - sterrë e thellë ku strehoheshin pullumba t’egër, në V.
  • Bira e Stihisë - birrë në një shkëmb të madh ku thuhet se ka qenë strehuar një stihi. Në V.
  • Birat e Dhelprës - bira në një faqe kodre. në L.
  • Bishtarca - ara pranë qendrës.
  • Bishti Horës - rrëzë mali në P.
  • Bokçet - ara pranë qendrës.
  • Bokrrimat e Kroit Zërës - bokërimë në L.
  • Bostani Satatit - ara pranë qendrës
  • Brahëla - arë në L.
  • Bregu i Dakos - breg, kullotë, në L.
  • Bregu çafallive - breg në L.
  • Bregu i Çeflikut - breg, kullotë në J.
  • Bregu i Kaçarlës - breg në V.
  • Bregu i Kodrës - breg në L.
  • Bregu Lutruvisëe - breg i veshur me pyll në VL.
  • Bregu Manushaqes - breg në L.
  • Bregu Mullait - breg i vogël pranë një gërmadhë mulliri, në L.
  • Bregu i Mushit - breg shkëmbor në L.
  • Bregu Okoles - kodër në J.
  • Bregu Palovështit - breg pranë qendrës
  • Bregu Sorrave - breg, në qendër
  • Bregu Shkallëzës - breg në L.
  • Bregu Varvetës - breg, në V.
  • Bregjet e Dragonëlës - kodra me pyje përralli, sqindesh, shkozash etj, në VL.
  • Brrinjazt - brinja mali, në V.
  • Burbusël/a - arë me një burim pranë në V.
  • Burimi Qafës - burim në L.
  • Burim i Xhaasë - burim në L.
  • Çairet - ara no JL.
  • Çefliku - ara në mal, në J.
  • Çokalet - (shm. çoqele)- ara me grumbuj gurësh të vegjël, në JL.
  • Draganëla - burim në përrua, në V.
  • Dardhëza - arë, në J.
  • Dulga e Meros - kullotë, në P.
  • Dhi e Kardhaqes - tabje e kohës turke, në L.
  • Evgjitëza - pllajë afër qëndrës.
  • Faqa e Rrëzanjit - faqe mali në kufi me fshatin Rrëzanj, në P.
  • Fiqet - fushë, në VL.
  • Fijt e Okoles - ara e fiq, në J.
  • Fiteja - baçë me ullinj, pranë qendrës.
  • Frrashëre - arra, në L.
  • Fshati Horës - gërmadha të një fshati të vjetër, në P.
  • Gërmadhat - ara, në J.
  • Goneet - ara, në L.
  • Gorricëla - arë, në P.
  • Gostanji - breg shkëmbor, grykë lumi, në P.
  • Gostora - ara në fushë, në VP.
  • Grop’ e Botës - vend gropë ku populli merrnin baltë të bardhë për të zbardhur muret e brendëshme të banesave, në L.
  • Grop’ e Hallkushit - vend gropë, në L.
  • Grop Qirishte - vend gropë, në L.
  • Gurët - ara në L.
  • Guri Lejlekut - gur i madh në qendër.
  • Guri Mejtepit - gur, në qendër.
  • Guri Meros - arë, në P.
  • Guri Stravatoit - shkëmb në radhua, në L.
  • Gjiri Horës - gji në lumin e KaIamait, në L.
  • Hjers e Abedinit - ara e ullinj, në P.
  • Kalaja e Horës - gërmadhat e një kalaje të tjetër, në P.
  • Kalaja e Vjetër - gërmadhë e një kalaje të vjetër, në V.
  • Kalldrëmet - kalldrëme të vjetër, në L.
  • Këmba e Bakiut - këmbë mali në P. këmba e Ullive-këmbë mali, në P.
  • Klisha - gërmadhë kishe në P.
  • Konopicëla - arë në fushë, në J.
  • Kroi Thatë - krua që rridhte pak ujë, në J.
  • Kroi Vashëzës - krua, në J.
  • Kroi Zerrit - krua, në L.
  • Kroi Zërës - burim në përrua, në L. “Gjushi na molloiste se atje ne ai krua ka pasur zëra. po po n’e di u i varfëri se çi ishnë ato zëra, aj e dij se ish i vjetër. po u s’e keshë pjerë (pyetur) no një herë at” (Dalip Duçe-Dolan).
  • Kruathi - krua, në P.
  • Kashirat - fushë, në J.
  • Kshirazi - arë në fushë, në J.
  • Kula - gërmadhë e një qendre antike, në P.
  • Lëm i Nënarrës - lëm i gurtë, në P.
  • Lëm i Qafhorës - Iëm me pllaka guri pranë qendrës.
  • Lëmënjeza - kodër e vogël në fushë, në P.
  • Likudhëza - përrua me në burim, në L.
  • Lisëlat - ara, në P.
  • Litruvija - mulli vaji në qendër.
  • Llonxha - muze në fshatin e vjetër të Horës, në JP.
  • Mali Çafallive - mal, në L.
  • Mali Sqindaresë - mal, në V.
  • Manëla - arë e të shoqes Manes, në P.
  • Marmura - fushë, në L.
  • Marmuret - ara, në L.
  • Mejdani Diellit - ara, në L.
  • Mejtepi - ndërtesë e ish shkollës fillore në kohën turke, e kthyer në greqisht pas pushtimit të Çamërisë nga greket, pranë qendrës.
  • Mesonisia - fushë, në VP.
  • Mesorova - fushë, në VL.
  • Mëmëlat - ara, në J.
  • Mushëla - arë, në VL.
  • Nënarra - ara në fushë, ku ka pasur dhe arra, në P.
  • Nënëshkëmbet - arë e madhe pranë lumit, në JP.
  • Nisitë - ara, në L.
  • Okolet - ara, në J.
  • Palovështi - ara pranë qendrës.
  • Parasporeza - ara, në P.
  • Pezulet e Likudhës - ara, në V.
  • Pilli Himës - pyll pranë qendrës.
  • Pilli Vjetër - faqe mali në pyll, në V.
  • Pllajeja e Mesme - brinjë mali, në P.
  • Pllajeja e Rrushqalesë (rrushkullit) - pllajë, në V.
  • Pllakareja - pllajë shkëmbore, në afërsi të qendrës.
  • Prroi Dushkut - përrua që kalon në qendër të fshatit.
  • Prroi Dhelprës - përrua, në L.
  • Prroi Math - përrua që kalon afër mesit fshatit.
  • Prroi Mushit - përrua, në P.
  • Qaf’ e Gostanjit - qafë, në V.
  • Qaf’ e Kodrës - qafë, në L.
  • Qaf’ e Qoshqëzës - qafë, në J.
  • Qaf’ e Rrahut Kolit - qafë, në V.
  • Qaf’ e Sohorës - qafë, në JP.
  • Qaf’ e Shkallëzës - qafë midis kodrash, në L.
  • Qafazt - qafë e vogël, në L.
  • Qafkodëra - bregore ku rrinin pleqtë e fshatit, në P.
  • Qafora - lëm i gurtë, në P.
  • Qafqoshqeza - qafë mali, në V.
  • Qepuri/a - vend gropë, afër qendrës.
  • Qeramaréja - arë, në L.
  • Qirishta - pllajë, në L.
  • Qirishtet - brigje, në L.
  • Qiuri Rexhepit - varr pranë qendrës.
  • Qoshqeza e Mameçit - kullotë në mal, në J.
  • Qotek/u - mur gur i vjetër, në JP.
  • Radhoi Zboqes - brez shkëmbor, në L.
  • Rraha e Rexhepit - ara, në J.
  • Rraparéja - arë në fushë, në J.
  • Rrapi Kroit - rrap pranë kroit, në qendër.
  • Rrapomadhi - rrap i madh në qendër.
  • Rrepekanëla - fushë, në P.
  • Rrënjat - fushë, në P.
  • Rripat - ara, në P.
  • Rripat e Potameve - ara, në P.
  • Rripat e Varikoit - ara, në L.
  • Rripi Hajdërit - ara, në VL.
  • Rrip Shkallëzës - arë, në L.
  • Rrug’ e Sklavit - udhë që të çon në fshatin e Sklavit.
  • Sohorë/a - gërmadha të kohës lashtë me gurë të mëdhenj të skalitar.
  • Shkallëza - rrugë e ngushtë shkëmbore që kalon nga një përrua, në L.
  • Shkëmbët e Prroit Dhelprës - shkëmbenj, në L.
  • Shkëmb i Bregut Mushit - radhua, në L.
  • Shtëpia e Çibéesë - gërmadhë afër qendrës.
  • Shtrung’ e Meros - shtrungë e gurit, në V.
  • Shur’ e Galipit - arë, në P.
  • Shur/i - ara, në afërsi të qendrës.
  • Tragarëlat - përrua, në V.
  • Ullit e Mushit - baçë me uIlinj, në P.
  • Urëza - ara, në J.
  • Vaj’ e Nuhut - va lumi, në P.
  • Vakëfet - arë, në P, pronë e xhamisë.
  • Varikdéetë - ara, në L.
  • Vavetat - ara të vjetra që nuk punoheshin, në V.
  • Varr i S’ëmës Hajdërit - varr i vjetër, në L.
  • Vësht i Duhanje - baçë me ullinj, në P.
  • Vësht i Shegës - arë, në P.
  • Vréshtazi - ara, në qendër.
  • Vreshtat e Beut - baça me fiq, arra e ullinj, në L.
  • Vrojnéja - ara, në P.
  • Vrojnerat - ara, në P.
  • Xhamia - xhami e fshatit, në qendër.
  • Xhami e Sipërme - ish xhami e kthyer në shkollë greke pas pushtimit të Çamërisë nga këta të fundit.
  • Zboqe/a - ara në mal, në L.
  • Zboqa e Safallive - ara, në L.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Dolan: ( Para Luftës së Dytë Botërore )

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Alizoti, Balenj, Banenj, Çafallinj, Çelohora ( fis i shuar ), Dërvizhatët ( Dautenj e Hamitenj ), Duçenj, Panenj, Kutupatët dhe Zeqirenj .

Sipas statistikave të Perandorisë Osmane të vitit 1895, popullsia e Dolanit arrinte në 305 banorë (175 burra dhe 130 gra), të ndarë në 66 familje, në regjistrimin e vitit 1913 kishte 298 banorë. Deri në vitin 1944 (Genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë) të gjithë banorët ishin me kombësi shqiptare.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Ntóliani - Yeroplátanos
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 43.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 43-46.Treguan : 1) Dalip Emin Duçe, vjeç 63, nga Dolani, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. 2) Galip Hasan Beqiri, vjeç 68, nga Dolani. refugjat i 1944-ës, sot me banim në Fier. 3) Halit Damin Halo, vjeç 44, punëtor, analfabet, nga Dolani, sot me banim në Fier. Fier, 1971.