Vaskë Koleci
Vaskë Koleci (Korçë, 22 tetor 1923 - Tiranë, 9 maj 2000) ishte shef Seksioni dhe më pas drejtor i Sigurimit të Shtetit, ndihmësministër i Punëve të Brendshme, rrobaqepës dhe kooperativist. Koleci përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Jeta
RedaktoU lind në Korçë, i biri i Sotirit dhe Amalisë[2] më 22 tetor 1923.
Më 1940-1941 anëtar i GKK-së, i rekrutuar nga Niko Xoxi, Në vitin 1942 mbaroi Normalen e Elbasanit. Po atë vit anëtar i PKSH-së. Më 1943 anëtar i Kryesisë së KANÇ-it Korçë. Në tetor-dhjetor 1944 është me detyrë pranë shtabit të përgjithshëm. Më 10 dhjetor 1944 deri më 5 maj 1946 është shef i Seksionit të 2-të të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit. Më 1946-1948 shef i Seksionit të 1-rë të Sigurimit të Shtetit. Në 1 mars deri më 30 tetor 1948 ndihmësministër i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Sigurimit të Shtetit. Më 1 nëntor lirohet si oficer[3] dhe gjykohet bashkë me eprorin Koçi Xoxe si një nga të besuarit e tij në grupin projugosllav.
Referime
Redakto- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Boriçi K., Kryegjyqtari Frederik Nosi: Ja fajësia e Koçi Xoxes dhe 4 të pandehurve si agjentë të jugosllavëve, gazetadita.al, 27 maj 2013.
- ^ Dervishi K., Sigurimi i Shtetit 1944-1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist, Tiranë: Shtëpia Botuese "55", 2012, fq. 143-144.