Vatra Shqiptare e Torinos
Vatra Shqiptare e Torinos është shoqatë kulturore italo-shqiptare që është themeluar në Torino, Itali në vitin 2002, me nismën e një grupi intelektualësh shqiptarë dhe italianë.
Rreth shoqatës
RedaktoAjo është krijuar për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë e të organizuar sfidave të reja e të hershme që karakterizojnë rrugëtimin e diasporës Shqiptare drejt integrimit të plotë.
Objektivat e saj kryesorë janë:
- nxitja, lehtësimi dhe përshpejtimi i procesit të integrimit;
- mbrojtja e identitetit kulturor e kombëtar të Shqiptarëve (dhe njëkohësisht ndërgjegjësimi i këtyre të fundit për rolin dhe rëndësinë e tij të dorës së parë);
- promovimi i imazhit të Shqipërisë në territorin e veri-perëndimit të gadishullit Apenin.
Shoqata synon t’i arrijë këto objektiva përmes krijimit dhe koordinimit, në territorin e mbuluar nga veprimtaria e saj, të një rrjeti bashkëpunimi sa më të ngushtë e funksional mes atyre aktorëve dhe faktorëve interesat e të cilëve përkojnë, ndërthuren e kryqëzohen me ato të bashkësisë Shqiptare.
Etimologjia e emrit
RedaktoFjala vatër është një term figurativ i cili, në gjuhën e pasur të popullit tonë përdoret si sinonim i disa prej fjalëve më të shtrenjta të leksikut të Shqipes: shtëpisë, familjes, atdheut, vendlindjes, truallit të të parëve. Ajo përdoret gjithashtu për të përcjellë idenë e një vendi (fizik, apo virtual) ku e lind e zhvillohet dicka; idenë e qëndrës së një veprimtarie, të një cerdheje a të një djepi. Ndoshta pikërisht për këtë virtuozitet shprehës të jashtëzakonshëm të sajin, - për këtë aftësi të madhe për të përcjellë, me dy rrokje të thjeshta, disa prej koncepteve më të vyera e më të fuqishme në themel të identitetit e të historisë sonë kombëtare, - fjala vatër është përzgjedhur që herët si emër i preferuar i formave të organizimit të bashkësive Shqiptare në diasporë. E famshme dhe ndoshta e paarritshme në veprimtarinë e saj mbahet mend historikja “Vatër” e Shqiptarëve të Amerikës, Vatra e Nolit dhe e Konicës, për burrat e së cilës thuhet se okupimi kryesor në kohën e lirë ishte Shqiptaria.
Bashkëpunimi i shoqatës
RedaktoPër të arritur objektivat e lartpërmendur “Vatra” punon që të mbledhë rreth vetes energjitë më të mira të territorit ku jetojmë. Skuadra e saj e punës përbëhet nga intelektualë të afirmuar, studentë universitarë, sipërmarrës të suksesshëm, miq e dashamirës, të cilët jetojnë, punojnë e studjojnë prej vitesh në Torino. Përvoja e tyre e gjerë, njohja e thellë dhe e detajuar e risurseve të territorit, lidhjet e ngushta individuale dhe institucionale së bashku me mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të mbi 200 familjeve të anëtarësuara pranë shoqatës krijojnë sinergjinë e nevojshme për ta cuar përpara e për ta kurorëzuar me sukses këtë projekt të madh ku ndërthuren, në harmoni të plotë, interesat e përbashkëta të bashkësisë Shqiptare në Torino. “Vatra” drejtohet dhe mbështetet nga intelektualë, artistë dhe personalitete të spikatura të bashkësisë Shqiptare. Projektet e saj mbështeten nga institucione të rëndësishme të territorit, si Regione Piemonte dhe Comune di Torino. Ajo vepron në partneritet me shumë shoqata dhe organizata të tjera.[1]
Referime
Redakto- ^ "Burimi i të dhënave". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 12 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Amëza Zyrtare e shoqatës Vatra