Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Veteranët zënë një vend të veçantë në çdo shoqëri, pasi kanë sakrifikuar për sigurinë dhe stabilitetin e kombit të tyre. Në Kosovë, një vend me një histori të ndjeshme të luftës dhe qëndrueshmërisë, veteranët ishin krah i fuqishëm i shoqërisë dhe kombit. Kur përmendim veteranët, nuk nënkuptohet vetëm për forcat e armatosura, por edhe për ata që kanë përkushtuar jetën e tyre në mësimdhënie, pavarësisht sfidave. Sidomos gjatë periudhave të shtypjes, veteranët e arsimit, shumë prej të cilëve ishin gra, luajtën një rol vendimtar në ruajtjen e identitetit dhe të ardhmes së vendit.

Konteksti Historik: Veteranet si Shtyllë e Qendresës

Redakto

Gjatë viteve 1990, nën sundimin shtypës të Sllobodan Millosheviqit, shqiptarët e Kosovës u përjashtuan sistematikisht nga institucionet publike, përfshirë shkollat dhe universitetet. Si përgjigje, edukatorët u bënë shtylla e një sistemi paralel arsimor, duke dhënë mësim në shtëpi private, bodrume dhe hapësira të improvizuara për të siguruar që mësimi të vazhdonte pavarësisht përpjekjeve të regjimit për ta shtypur atë. [1]

Gratë Veterane të Arsimit

Redakto

Gratë luajtën një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, shpesh duke rrezikuar sigurinë e tyre për të dhënë mësim fëmijëve.

Disa prej grave kontribuese janë:

  • Fahrije Hoti
  • Naxhije Buçinca
  • Mejreme Berisha
  • Fahrije Buçinca
  • Teuta Krasniqi
  • Luljeta Shala

Këto gra dhe shumë të tjera demonstruan guxim dhe përkushtim të pakrahasueshëm, duke mishëruar qëndrueshmërinë e sistemit arsimor të Kosovës. Ne fokus ishin vajzat, të cilat, përkrah regjimit dhe rrethanave të asaj kohe, ishin një grup i margjinalizuar dhe të shtypura për shkak të shoqërisë konservative dhe normave shoqërore të atëhershme, ato mbetën dhe të pa shkolluar.

Një ndër gratë mësuese që kontribuoi më shumë përkushtim për qëllimin e saj jetësor, shkollimin e vajzave, është Naxhije Buçinca. Ajo arriti të shkollonte 1000 vajza, pavarësisht sfidave të mëdha të asaj periudhe.  [2]

Naxhije Buçinca ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e arsimit gjatë Luftës së Kosovës, duke ndihmuar në organizimin e strehimit dhe mbështetjes për gratë dhe fëmijët e shpërngulur. Ajo ka kontribuar gjithashtu në ruajtjen e identitetit edukativ të Kosovës duke mbështetur mësimdhënësit dhe duke u angazhuar për mbrojtjen e arsimit në kushte të luftës. Buçinca ka bërë gjithashtu përpjekje për të siguruar kushte më të mira për nxënësit dhe edukatorët në periudhën e pasluftës. [3]

Përpos Naxhies dhe shumë grave të tjera dhe burra që kontribuan për Kosovën, rininë e Kosovës duke rritur gjenerata të dijeshme, ata krijuan një shoqëri të shkolluar dhe mbi të gjitha vajza të fuqizuara. Ata janë kontribuesit themelorë që mbajtën shoqërinë tonë të gjallë, përballë sfidave dhe përpjekjeve të regjimit.

Shikoni dhe

Redakto

Naxhije Buçinca

Referime

Redakto
  1. ^ "Kërkim për "Kosovo War" në Amnesty International" (në anglisht).
  2. ^ "Si një çift e mbajti arsimin të mundshëm" (në anglisht).
  3. ^ "Kontributi i grave në arsim gjatë dhe pas luftës në Kosovë".