Victorious
Victorious (shqip: Fitimtar)[note 1] është një sitcom amerikan i krijuar nga Dan Schneider për rrjetin Nickelodeon, që filloi më 27 mars 2010 dhe mbaroi më 2 shkurt 2013 pas katër sezonash. Ai i takon zhanrit komedi, dramë dhe muzikal. Seriali bëri premierën e vet më 27 mars 2010 në SHBA dhe më 10 tetor 2011 në Shqipëri. Seriali është dhënë për herë të parë në Shqipëri në kanalin Tip TV (përmes Tring), e më pas edhe në Junior TV (përmes DigitAlb) më 2 shkurt 2012. Seriali u anullua nga Nickelodeon më datë 2 shkurt 2013.
Victorious | |
---|---|
Kategoria | Sitcom |
Krijuar nga | Dan Schneider |
Marrin pjesë | Victoria Justice Leon Thomas III Matt Bennett Elizabeth Gillies Ariana Grande Avan Jogia Daniella Monet |
Opening theme | "Make It Shine" nga Victoria Justice |
Composers | Lukasz Gottwald Michael Corcoran Dan Schneider |
Shteti i origjinës | ShBA |
Gjuha origjinale | Anglisht |
No. of seasons | 4 |
No. of episodes | 58 |
Production | |
Kohëzgjatja | 24 minuta |
Një verzion i dubluar në shqip u lancua në Maqedoninë e Veriut në Vavoom më 17 prill 2018.[1]
Përmbajtja
RedaktoTori Vega (Victoria Justice) është një nxënëse e thjeshtë, por motra e saj, Trina (Daniella Monet) shkon në Hollywood Arts, një shkollë talentesh. Pasi motra e saj sëmuret nga një barishte kineze, Tori e zëvendëson atë duke kënduar në shfaqjen e madhe. Pasi Tori zgjidhet që të shkojë në Hollywood Arts, jeta e saj ndryshon përgjithmonë. Ajo njihet me shokë të rinj si: Cat Valentine (Ariana Grande), Robbie Shapiro (Matt Bennet), Beck Oliver (Avan Jogia), Jade West (Liz Gillies) dhe Andre Harris (Leon Thomas III).
Aktorët
Redakto- Victoria Justice si Tori Vega
- Leon Thomas III si Andre Harris
- Matt Bennett si Robbie Shapiro
- Ariana Grande si Cat Valentine
- Elizabeth Gillies si Jade West
- Avan Jogia si Beck Oliver
- Daniella Monet si Trina Vega
Episodet
RedaktoSezoni | Episodet | Transmetimi origjinal | ||
---|---|---|---|---|
Transmetimi i parë | Transmetimi i fundit | |||
1 | 19 | 27 mars 2010 | 26 mars 2011 | |
2 | 13 | 2 prill 2011 | 26 dhjetor 2011 | |
3 | 12 | 28 janar 2012[2] | 30 qershor 2012 | |
4 | 13[3] | 22 shtator 2012[4] | 2 shkurt 2013[5] |
Episode speciale
RedaktoTitulli | Lloji | Transmetimi |
---|---|---|
"Freak the Freak Out" | Episod special një-orësh | 26 nëntor 2010 |
"iParty with Victorious" | Film televiziv që kryqëzohet me iCarly | 11 qershor 2011 |
"Locked Up!" | Episod special një-orësh | 30 korrik 2011 |
"Tori Goes Platinum" | Episod special një-orësh | 19 maj 2012 |
Prodhimi
RedaktoVictorious është seria e pestë e krijuar nga Dan Schneider për Nickelodeon, pas The Amanda Show, Drake & Josh, Zoey 101, dhe iCarly. Schneider takoi për herë të parë Victoria Justice në vitin 2005, kur ajo ishte 12-vjeçe dhe erdhi në audicion për rolin e Lola Martinez në Zoey 101.[6] I lënë me përshtypje të mirë nga energjia dhe pamja e vet, Schneider e punësoi atë dhe, pasi punoi me të në tre episoda, thirri Nickelodeon-in për t'iu thënë që "e kam yllin tuaj të ardhshëm." Episodi i parë është xhiruar në mars të vitit 2010.
Shënime
Redakto- ^ Njohur në transmetimin shqip edhe si Hollywood Arts (Tip TV), Fitimtare (Junior), dhe Fitimtarët (RTSH Shkollë).
Referime
Redakto- ^ "Victorious". Albanian Dubs (në anglisht). Marrë më 2023-07-29.
- ^ "New Season of Victorious: Saturday, January 28th at 8/7c". Nick.com. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stampa:Cite tweetStampa:Cite tweet
- ^ "Victorious Season Premiere!". TheSlap. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012.
... check out the whole episode THIS SATURDAY at 8 PM!
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stampa:Cite tweet
- ^ "Breaking News – Rising Teen Talent Victoria Justice Takes Star Turn in "Victorious"" (në anglisht). TheFutonCritic.com. 15 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2012. Marrë më 15 maj 2010.
Lidhje të jashtme
Redakto- Victorious Arkivuar 13 maj 2012 tek Wayback Machine at Nick.com
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |