Vodka
Vodka (polonisht: wódka, rusisht: водка) është pije e distiluar e përbëra nga uji dhe etanoli, nganjëherë me gjurmët e papastërtive dhe aromatizues. Tradicionalisht, vodka është bërë nga distilimi i drithërave të fermentuara ose patateve, ndërsa disa brende moderne përdorin substanca tjera, si frutat ose sheqeri.
Lloji | Pije e distiluar |
---|---|
Vendi | Polonia, Rusia, Suedia[1][2] |
Rajoni | Evropa Qendrore, Veriore dhe Lindore |
Përqindja e alkoholit | 35–40% |
Proof (SHBA) | 70–80° |
Ngjyra | E qartë |
Përbërësit | Ujë, kokërr |
Produkte të lidhura | Vodka i aromatizuar, nalewka |
Që nga vitet e 1980-ta, vodkat standarde polake, ruse, ukrainase, estoneze, letoneze, lituaneze dhe çeke janë 40% alkool për nga volumi ABV, një përqindje që gabimisht ia kanë atribuar Mendelejevit.[3][4] Bashkimi Europian ka krijuar një minimum prej 37.5% ABV për çfarëdo “vodka europiane”.[5][6] Produktet si “vodka” në Shtetet e Bashkuara kanë përmbajtje alkoolike minimale prej 40%.[7]
Vodka është pije tradicionale e rregullt (e papërzier me ujë, akull, ose diçka tjetër), dhe shpesh servohet e ftohtë në vendet si Bjellorusi, Estoni, Finlandë, Islandë, Letoni, Lituani, Norvegji, Poloni, Rusi, Suedi, dhe Ukrainë. Po ashtu përdoret në kokteje dhe përzierje pijesh, si vodka martini, cosmopolitan, vodka tonic, screwdriver, Greyhound, Black ose White Russian, Bloody Mary dhe Sex on the Beach.
Historia
RedaktoDijetarët debutuan për fillet e vodkës.[8] Është shqetësim i vazhdueshëm sepse në dispozicion janë materiale të pakta historike.[9][10] Prodhimi i parë ishte në Poloni, Europa Qendrore, në shekullin e 8-të ose në zonën e Rusisë së sotme, Europa Lindore, në fundin e shekullit të 9-të duke u bazuar në burime të ndryshme..[8][11] Sipas Gin dhe Vodka Association (GVA)[11], distilimi i parë i dokumentuar mbi treqind vjet më vonë në Khlynovsk i raportuar në Vyatka Chronicle të vitit 1174. Për shumë shekuj, pijet ndryshonin në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me vodkën e sotme, si alkooli i asaj kohe kishte një shije, ngjyrë dhe aromë të ndryshme dhe është përdorur si ilaç fillimisht.[11] Ajo përmbante pak alkool, vlerësuar me maksimum 14%, pasi vetëm kjo shumë mund të arrihet nga fermentimi natyral. Stilli, i lejuar për destilim (“djegia e verës”), e pastër dhe me përmbajtje alkoolike, u zbulua në shekullin e 8-të.[12]
Polonia
RedaktoNë Poloni, vodka u prodhua që nga mesjeta me traditë lokale si variant i konjakut në Francë, ose me uiskin skocez.[13]
Përmendja e parë e shkruar botërore e pijes dhe e fjalës “vodka” ishte në vitin 1405 nga Akta Grodzkie regjistruese e veprave[14], në dokumentat e gjykatës nga Palatinate of Sandomierz në Poloni[14] dhe u bë një pije mjaft e popullarizuar atje. Me kohë, fjala ëodka iu referua përbërësve kimikë si pastruesve mjekësorë dhe kozmetikë, derisa pija e njohur si vodka u quajt gorzalka (nga polonishtja e vjetër folja gorzec do të thotë për të djegur), i cili është burim i horilka-së ukrainase. Fjala e shkruar në alfabetin cirilik u paraqit së pari në vitin 1533, në lidhje me pijet mjekësore të sjella nga Polonia në Rusi.[14]
Në ato ditë të hershme, alkooli përdorej më së shumti në mjekësi. Stefan Falimierz pohoi në punimet e tij në vitin 1534 në se vodka mund të shërbehej “për të rritur fertilitetin dhe të zgjojë epshet”. Wódka lub gorzała (1614) nga Jerzy Potański, përmban informacione të vlefshme në prodhimin e vodkës. Jakub Kazimierz Haur, në librin e tij Skład albo skarbiec znakomitych sekretóë ekonomii ziemiańskiej (Një thesar i sekreteve të shkëlqyera mbi zbarkimin e ekonomisë së zotërinjve, Krakow, 1693), jep detaje mbi recetat për bërjen e vodkës nga thekra.
Chopin | Żubrówka | Luksusowa |
Vodkat më të njohura polake janë Żubróëka, nga shekulli i 16-të, Goldwasser nga fillimi i shekullit të 17-të dhe Starka nga shekulli i 16-të. Në mesin e shekullit të 17-të, szlachta (e njohur e Polonisë]] mori grante për prodhimin dhe shitjen e vodkës në territoret e tyre. Ky privilegj ishin një burim i konsiderueshëm i fitimeve. Një nga distiluesit më të famshëm të aristokracisë u themelua nga Princesha Lubomirksa dhe më vonë operuar nga nipi i saj, konti Alfred Ëojciech Potocki. Muzeu Industria e Vodkës, ka dokumente origjinale që tregojnë se destiluesi i vodkës ka ekzistuar në vitin 1784. Sot ajo operon si “Polmos Łańcut“.[15]
Produksioni i vodkës në shkallë akoma më të lartë filloi në Poloni në fund të shekullit të 16-të, fillimisht në Krakoë, ku alkoolii eksportohej në Silesia para vitit 1550. Qytetet e Silesias blen vodka nga Poznan, një qytet që në vitin 1580 kishte 498 distilues alkooli. Shpejt, gjithsesi, Gdansk tejkaloi këto qytete. Në shekullin e 17-të dhe 18-të, vodka polake ishte e njohur edhe në Holandë, Danimarkë, Angli, Rusi, Gjermani, Austri, Hungari, Rumani, Ukrainë, Bullgarin dhe limanin e Detit të Zi.
Metodat e hershme të prodhimit ishin rudimentare. Pija ishte zakonisht e ulët dhe procesi i destilimit duhej të përsëritej disa herë (procesi i distilimit në tri-stazhe ishte i zakonshëm). Distilimi i parë u quajt brantoëka, i dyti ishte szumoëka dhe i treti ishte okoëita (nga akua vita), e cila në përgjithësi përmbante 70-80% ABV. Pastaj pija hollohej me ujë, duke u bërë një vodka e thjeshtë (30-35% ABV) ose një më e fortë nëse përzierja bëhej duke përdorur një lambik. Metodat ekzakte të prodhimit janë përshkruar në vitin 1768 nga Jan Pawel Biertowski dhe në vitin 1774 nga Jan Chryzostom Pasek. Në fund të shekullit të 18-të u përurua prodhimi i vodkës nga substanca të ndryshme të pazakonshme përfshirë karrotën.[13]
Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjithë destiluesit e vodkës u morën nga qeveria marksiste-leniniste e Polonisë. Gjatë luftës marciale të viteve të 1980-ta, shitja e vodkës ishte racion. Duke ndjekur sukseset e lëvizjes solidare dhe zhdukjen e partisë së vetme në Poloni, shumë destilues filluan të kenë probleme financiare. Disa falimentuan, por shumë u privatizuan, duke udhëhequr krijimin e markave të reja.[13]
Rusia
RedaktoNjë lloj i pijeve të destiluara të projektuara nga fjala ruse vodka erdhi në Rusi në fund të shekullit të 14-të. Në vitin 1386, amdasadori gjenovas solli aqua vitae-n e parë (“ujin e jetës”) në Moskë dhe e prezantoi te duka i madh Dmitry Donskoy. Pija e vëzhguar nga distilimi i rrushit ishte menduar të koncentrohet dhe një “alkool” i verës (spiritus vini në latinisht), nga ku erdhi emri i kësaj substance në shumë gjuhë evropiane.
Sipas një legjende, rreth vitit 1430, murg nga Manastiri Chudov brenda Kremlinit bëri një receptë të vodkës së parë ruse.[16] Duke pasur një njohuri speciale dhe pajisje destiluese, ai u bë kreator i një pije të re alkoolike me kualitet të lartë. Kjo “verë e bukës”, siç njihej fillimisht, ishte për një kohë të gjatë e prodhuar ekskluzivisht në Dukatin e Madh të Moskës dhe në asnjë pjesë tjetër të Rusisë (kjo situatë vazhdoi deri në epokën e produksionit industrial). Kështu kjo pije ishte ngushtë e lidhur me Moskën.
Deri në mes të shekullit të 18-të, pija mbeti relativisht e ulët përnga sasia e alkoolit, duke mos kaluar 40 % ABV. Termat e shumëfishtë për pijen u regjistruan, nganjëherë duke reflektuar nivele të ndryshme të cilësisë, koncentrimit të alkoolit, filtrimit, dhe numrit të distilimeve ; më e zakonshmja referohej si “verë e djegur”, “verë e bukës”, ose në disa lokacione thjesht “verë”. Në disa lokacione, vera e rrushit u bë aq e shtrenjtë sa që pihej vetëm nga aristokratët. Vera e djegur ishte zakonisht e holluar me ujë në 24% ABV ose më pak. Më së shumti shitej në taverna dhe ishte mjaft e shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, fjala vodka u vu në përdorim, por kjo përshkruante gjurmë herbale (ngjashëm me glikanxo), duke përmbajtur deri në 75 % ABV, dhe i bërë për qëllime mjekësore.
Suedia
RedaktoDeri në vitet e 1950-ta, vodka nuk u përdor si emërtim për pijet e distiluara suedeze, të cilat quheshin brännvin (“verë-djegur”), fjalë që ka të njëjtën etimologji si në gjermanisht Brandjeëijn, që është rrënja e fjalës brandy (raki). Kjo pije prodhohej në Suedi që në fund të shekullit të 15-të, edhe pse produksioni total ishte i vogël deri në shekullin e 17-të.[17] Nga fillimi i shekullit të 18-të, prodhimtaria u rrit, edhe pse u ndalua disa herë, gjatë mungesës së grurit. Patatet filluan të përdoreshin për prodhim në fund të shekullit të 18-të, dhe u bënë dominante nga fillimi i shekullit të 19-të.[18] Nga fillimi i viteve të 1870-ta, u përmirësuan pajisjet distiluese.
Në mënyrë progresive nga vitet e 1960-ta, brännvin suedez filloi të quhej vodka. Produkti i parë suedez që e përdori këtë term ishte Explorer Vodka, e cila u krijua në vitin 1958 dhe fillimisht kishte tendecë tregun amerikan.[19] Në vitin 1979, Absolut Vodka u lansua, duke përdorur emrin e vjetër Absolut Rent Brännvin (“verë absolutisht e pastër”) e krijuar në vitin 1879.
Vodka u bë e një burim popullor i dehjes ndër të rinj, me një treg të zi të lulëzuar.[20] Në vitin 2013, organizatorët e të ashtuquajturës “vodka car” u burgoës për dy vjet e gjysmë për pajisjen ilegale të të rinjëve me mijëra litra, disa nga të cilët ishin 30 vjeç[21].
Referime
Redakto- ^ The History of Vodka Proof
- ^ The Art of Distilling, Revised and Expanded: An Enthusiast's Guide to the Artisan Distilling of Whiskey, Vodka, Gin and other Potent Potables (në anglisht). Quarry Books. janar 2019. ISBN 9781631595554.
- ^ Evseev, Anton (2011-11-21). "Dmitry Mendeleev and 40 degrees of Russian vodka". Science. Moscow: English Pravda.Ru. Marrë më 2014-07-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prominent Russians: Dmitry Mendeleev". Prominent Russians: Science and technology. Moscow: RT. 2011. Marrë më 2014-07-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Production of vodka". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2008. Marrë më 1 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). Gin and Vodka Association. ginvodka.org - ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaeuroparl
- ^ "United States Code of Federal Regulations Title 27, Section 5.22(a)(1)". United States Government Printing Office. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2011. Marrë më 2011-05-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Smith, A. F. (2007). The Oxford companion to American food and drink. Oxford University Press. fq. 693. ISBN 978-0-19-530796-2.
{{cite book}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|ref=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Blocker, Jack S; Fahey, David M and Tyrrell, Ian R (2003). Alcohol and temperance in modern history: An international encyclopedia Vol. 1 A – L, ABC-CLIO, pp. 389, 636 ISBN 1-57607-833-7.
- ^ Ermochkine, Nicholas and Iglikowski, Peter (2003). 40 degrees east : an anatomy of vodka, Nova Publishers, p. 217, ISBN 1-59033-594-5.
- ^ a b c Origins & Development of Vodka. The Gin and Vodka Association. ginvodka.org
- ^ Briffault, Robert (1938). The Making of Humanity, p. 195.
- ^ a b c Leszek Wiwała (2010). Od gorzałki do wódki – zarys historii polskiej wódki (History of Polish vodka). Wydawnictwo Leon. ISBN 8392886100.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaKRPS
- ^ "Count Alfred Potocki Factory Museum of Liqueurs, Rosolios and Rum". Polmos Distillery. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013. Marrë më 25 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pokhlebkin V. V. / Похлёбкин В. В. (2007). The history of vodka / История водки. Moscow: Tsentrpoligraph / Центрполиграф. fq. 272. ISBN 5-9524-1895-3.
{{cite book}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|ref=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Brännvinslagstiftning in Nordisk familjebok, volume 4 (1905)
- ^ Brännvinsbränning in Nordisk familjebok, volume 4 (1905)
- ^ Cocktailguiden: Explorer Vodka, accessed 2012-12-16 Arkivuar 7 korrik 2013 tek Wayback Machine
- ^ 'Vodka-mobile' selling booze to Swedish kids. Thelocal.se (10 February 2012). Retrieved on 2013-07-19.
- ^ Åtalade för vodkabilen dömda till fängelse. Expressen.se (2013-05-03). Retrieved on 2013-07-19.
Për më tepër
Redakto- Begg, Desmond (1997). The Vodka Companion: A Connoisseur's Guide. Running. ISBN 0-7624-0252-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Broom, Dave (1998). Complete Book of Spirits and Cocktails. Italy: Carlton Books Ltd. ISBN 1-85868-485-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Delos, Gilbert (1998). Vodkas of the World. Edison, New Jersey: Wellfleet Press. ISBN 0-7858-1018-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Elborn, Geoffrey (2013). The Dedalus Book of Vodka. Dedalus. ISBN 9-781907-650048.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Faith, Nicholas; Ian Wisniewski (1977). Classic Vodka. London: Prion Books Ltd. ISBN 1-85375-234-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lingwood, William; Ian Wisniewski (2003). Vodka: Discovering, Exploring, Enjoying. New York: Ryland Peters & Small. ISBN 1-84172-506-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rogala, Jan (2004). Gorzałka czyli historia i zasady wypalania mocnych trunków. Baobab. ISBN 83-89642-70-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)