Vëllezërit Çetiri

This is the stable version, checked on 14 shkurt 2022. 4 pending changes await review.

Vëllezërit Çetiri ishin një grup piktorësh ikonash dhe afreskësh të cilët për rreth 100 vjet (1762-1853) pikturuan kisha, dhe shtëpi arkondësh. Vepra e tyre, nga pikëpamja sasiore është madhështore, dhe përmbledh ikona kishtare, dekorime tempujsh dhe ikonostase druri të pikturuara. Portretet që ata kanë krijuar janë mbi 3.000 në gjithë Shqiperinë e Jugut. Familja Çetiri në këtë periudhe dekoroi mbi 12 kisha. Vepra e tyre me tablo të pikturuara tejkalon masën e 2500 m2. Cilësia e gjithë këtij krijimi artistik ka vlerë të madhe për regjistrimin e kulturës popullore të Myzeqesë gjatë shekullit të 18-të dhe atij të 19-të. Mjeshtrat Çetiri realizuan pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe, ashtu si dhe në vendlidjen e tyre Grabovë. Këta mjeshtra pikturuan në të njëjtën atelie së bashku, duke e trashëguar mjeshtërinë në breza të tjerë. Piktorët e parë kanë qenë Gjergji dhe Joani, të cilët bashkëpunuan ndërmjet tyre dhe me piktorët e brezit tjetër, Naumin dhe Nikollën. Në shek. XVIII realizouan pikturën murale të Manastirit të Ardenicës dhe shumë ikona.[1]

Ikonë e Shën Gjergjit dhe Dragoit nga vëllezërit Çetiri nga Manastiri i Ardenicës, shek. XVIII, tash në Muzeun Kombëtar në Tiranë

Referime

Redakto
  1. ^ Nikolla, Fatmira (2 shtator 2012). "Vellezerit Çetiri: 'Dinastia' shqiptare e ikonografëve në shekujt 18-19" (PDF). Gazeta Nacional. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)