Washed Out
Washed Out është emri artistik i muzikantit amerikan Ernest Greene (i lindur në vitin 1983 në Perry, Georgia, SHBA).
Washed Out | ||
![]() Washed Out duke performuar, Korrik 2016 | ||
Informacione | ||
Emri | Ernest Greene | |
Lindja | 1983 | |
Prejardhja | Perry, Georgia, SHBA | |
Zhanri | Chillwave, synthpop, dream pop, lo-fi | |
Profesion(e) | Kompozitor, muzikant | |
Label | Sub Pop, Weird World, Mexican Summer, Mirror Universe | |
Instrument(e) | Sintisajzer, PC | |
Vite aktiv | 2009 - prezent | |
Bashkëpunim(e) me | Erika M. Anderson |
BiografiaRedakto
Greene filloi të kompozonte dhe të prodhonte këngë në shtëpinë e tij. Shumë shpejt ai fitoi favorin e blog-erëve me ndikim pasi ata e gjetën muzikën e tij në MySpace. Stili i tij është identifikuar me lëvizjen chillwave. Ai ka cekur se muzika hip hop e influencon mënyrën e tij të shkrimit të këngëve. Dy EP-të e Washed Out u lansuan në gusht dhe shtator 2009. Washed Out performoi live për herë të parë në Santos Party House (New York City). Ai ka performuar live edhe në Pitchfork Music Festival 2010 dhe kënga e tij "Feel it All Around" është përdorur në sekuencën hyrëse të TV serialit Portlandia.
Në prillin e vitit 2011 Washed Out lidhi kontratë me Sub Pop Records. Albumi i tij i parë, Within and Without, u lansua më 11 korrik 2011. Albumi e arriti vendin e njëzetegjashtë në U.S. Billboard 200 dhe vendin e tetëdhjetegjashtë në UK Albums Chart.
Ai u zgjodh nga Battles të performojë në festivalin ATP Nightmare Before Christmas në dhjetor 2011 në Minehead, Angli.
DiskografiaRedakto
Studio albumetRedakto
- 2011 - Within and Without
- 2013 - Paracosm
- 2017 - Mister Mellow
- 2020 - Purple Noon
EP-tëRedakto
- 2009 - High Times
- 2010 - Life of Leisure
- 2010 - Untitled