Werner Großmann (9 mars 1929 – 28 janar 2022) ishte një nënkryetar gjerman i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit ( Stasi ). [1]

Biografia

Redakto

I lindur në vendbanimin Oberebenheit, Saksoni, Großmann filloi karrierën e tij si murator, por në vitin 1952 ai iu bashkua Ministrisë së Sigurimit të Shtetit ku studioi për spiunazh politik dhe ushtarak. Ai u ngrit me shpejtësi në grada dhe u gradua zëvendësdrejtues i divizionit të spiunazhit ushtarak në 1956, duke u bërë drejtues divizioni në 1962. [2]

Në vitin 1983, ai u gradua nënkryetar i Administratës së Përgjithshme të Zbulimit (HVA), krahu i spiunazhit të huaj të Stasit. Në vitin 1986, kur Markus Wolf doli në pension, Großmann u vu në krye të HVA-së duke qënë gjithashtu edhe zëvendësministër i sigurimit të shtetit. [3] Në vitin 1989, atij iu dha grada Generaloberst . Kur Stasi u shpërbë pas ndryshimeve politike të vitit 1990, Großmann, si të gjithë anëtarët e tjerë, humbi pozicionin e tij. [2] Großmann u shfaq në disa ngjarje të organizuara nga partia politike Die Linke . [4]

Großmann vdiq në Berlin më 28 janar 2022, në moshën 92 vjeçare. [5] [6]

  1. ^ Klaus Marxen; Gerhard Werle (2004). Strafjustiz und DDR-Unrecht: Spionage. De Gruyter. ISBN 978-3-89949-080-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Rob Edwards (4 nëntor 1995). "Just doing his job". New Scientist (2002): 8–10. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ilan Berman; J. Michael Waller (dhjetor 2005). Dismantling Tyranny: Transitioning Beyond Totalitarian Regimes. Rowman & Littlefield. fq. 65. ISBN 0-7425-4903-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Proteste gegen Auftritt von Ex-Stasi-General Werner Großmann". Die Welt. 26 shtator 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Letzter Chef der DDR-Auslandsspionage gestorben". Bietigheimer Zeitung. 28 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2022. Marrë më 28 janar 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Aufklärer seiner Klasse". nd-aktuell.de. 29 janar 2022. Marrë më 31 janar 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)