Wikipedia:Artikulli i javës/2023/30
Hasan bej Prishtina, i njohur dhe si Hasan Berisha ka qenë politikan shqiptar në Perandorinë Osmane, ndër krerët e disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare osmane duke bërë që me Kryengritjen e vitit 1912 të fitonte autonominë e Vilajetit Shqiptar. Lufta ballkanike nuk i la mundësi jetëgjatësie arritjes së tij dhe pas pavarësisë së Shqipërisë u emërua ministër në qeverinë e parë dhe më pas kryeministër.