Wikipedia:Artikulli i javës/2023/33
Ferid Vokopola ose Ferit bej Vokopola (Vokopolë, 18 gusht 1887 - Durrës, 28 qershor 1969) ka qenë sheh i tarikatit Ryfaii dhe firmëtari i Aktit të Pavarësisë, organizator i Kongresit të Lushnjes, ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës, ndër autorët më përfaqësues të mistikës islame në Shqipëri pas Naim Frashërit, publicist dhe përkthyes. Njohës i tri gjuhëve kulturore (elsine-i selase). Ka përkthyer dhe botuar po ashtu pjesë të kuranit në gjuhën shqipe.