Wikipedia:Artikulli i javës/2023/34
Pishina e Gërmisë ose e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të embël) që ndodhet në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Operator i pishinës është ndërmarrja publike lokale e objekteve sportive dhe rekreative të kryeqytetit Sport Marketing. Pishina e Gërmisë është pishina më e madhe e këtij lloji jo vetëm në Ballkan por edhe në të gjithë Evropën Juglindore dhe diku e treta në Evropë për nga sipërfaqja në metra katrorë.(m2)