Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2013/48
- ... shqiponja dykrenare është simbol që daton që nga qytetërimi sumer. Më vonë u përdor si simbol perandorak së pari nga Bizanti, si dhe Perandoria e Shenjtë Romake dhe Ruse e më pas nga shtetet e formuara në këto territore.
- ... gjatë dinastisë bizantine të Paleologëve, shqiponja dykrenare simbolizonte madhështinë perandorake dhe më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve pjesë të peranorisë.
- ... Andrea II Muzaka ishte i pari fisnik shqiptar i cili morri nga perandori Joani V Paleologu simbolin e shqiponjës dykrenare dhe titullin despot pasi mundi mbretin serb Vukašin Mrnjavčević në vitin 1370.
- ... familja e Kastriotëve si dhe familje të tjera fisnike shqiptare, e huazuan simbolin e shqiponjës dykrenare nga stema e Muzakajve. Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, stema e Kastriotëve u bë simbol i flamurit shqiptar.
- ... flamuri shqiptar ka fluturuar në hapësirë dhe është ulur në Hënë dy herë si pjesë e fluturimeve të drejtuara nga astronautë me origjinë shqiptare, herën e parë në vitin 1971 nga Alan Shepard dhe herën e dytë në vitin 1995 nga William G. Gregory.