...fizikani gjenial Albert Ajnshtajn ka shkelur tokën shqiptare dhe jo vetëm por u pajis me pashaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të, madje edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes?
...sipas Rafael Floqit Shqipëria ka patur diplomaci lobuese me revistën e saj The Adriatic Review në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane me një rol kryesor të luajtur nga shoqata Vatra dhe Fan Noli, Faik Konica , vëllai i tij Mehmet Konica edhe të tjerë , të cilët hodhën qysh me krijimin e Vatrës urat e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe SHBA, përcaktuan grupin e miqve të Shqipërisë, dhe strategjitë e lobimit ndërkombtar për çështjen shqiptare?
...biologu Prof. Lulëzim Shuka ishte i pari i cili zbuloi një lloj tulipani endemik Tulipa Albanica në dy forma i kuq dhe i verdhë me atdhe shqiptar Kukësin dhe se e pajisur me një pasaportë të vetën, kjo bimë gjendet edhe në kopshtin botanik të Kopenhagenit në Danimarkë ?
...Dinastia e Balshajt ishte njëra prej dinastive më të njohura shqiptare në shekujt XIV -XV e cila e shtriu zotërimin dhe sundimin e saj nga veriu në jug të territoreve mesjetare shqiptare dhe gjuha sllave me Alfabeti cirilik praktikohej nga kancelaritë e fisnikërisë shqiptare krahas gjuhëve të tjera, duke treguar kështu aftësi komunikuese diplomatike me qendra të ndryshme evropiane dhe ato fqinjësore?
...regjisori shqiptar me origjinë nga MaqedoniaIzer Aliu me banim në Norvegji ka arritur të ngjitet në kinematografinë europiane falë punës së tij artistike dhe kreative dhe është bërë i njohur me filmin e tij “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain) i cili i ka sjellë 11 çmime dhe është ndër dhjetë regjisorët më të mirë në Skandinavia?