Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/40
...Dom Shtjefën Kurti renditur ndër 40 martirët shqiptarë u dënua pse pagëzoi një fëmijë në diktaturë dhe ishte frati ku u rrëfyen Nënë Tereza e në oborrin mbretëror Mbretëresha Geraldinë ?
...në Beograd mund të gjenden emra rrugësh të tilla si "Skënderbeu", "Esat Pashë Toptani", apo "Deçanska", shkruan Zëri ?
...Festivali i Filmit Ndërkombëtar për Fëmijët, për Adoleshentë dhe nga Studentë "Anibar Rozafa 2014" në edicionin e tij të pestë Kupa shkoi për filmin gjerman të regjisorit Jakob Zaph me filmin "Circumcision", i cili mori dhe një tjetër vlerësim për filmin më të mirë për adoleshentë me filmin "Sein kamph" ?
...realisht studiuesit Universiteti i Kembrixhit e shpikën Ueb kamerën e parë me rezolucion 128×128 piksel e fotografi bardhë e zi qysh në vitin 1991, kurse motivi ishte se zbuluesit dëshironin që t’u mundësojnë të punësuarve që punonin në pjesë të ndryshme të ndërtesës ta shohin a ka kafe në pajisjen që gjendej në dhomën e pushimit ?
...Romakët ishin ndër të parët që filluan festimin e ditëlindjeve të njerëzve të thjeshtë, jo vetëm kremtimin e ditës së festave të zotave apo perandorëve prandaj në disa vende të Europës, kur lind një fëmijë mbillet një pemë prej besimit se nëse pema rritet e fortë dhe e shëndetshme e njëjta gjë do t’i ndodhte edhe fëmijës ?
...në fund të vitit do të përfundojë rruga Lushnjë deri në Berat e cila do të shkurtojë në afro një orë udhëtimin nga Tirana në qytetin e UNESCOs dhe Kanionet e Skraparit ?
...një grup aktivistësh mjedisorë po promovojnë me sukses eko-turizmin, në gadishullin Kepi i Rodonit i cili tre vjet më parë ishte mbuluar nga mbeturinat ?