Monumenti i Skënderbeut

...Ekuestri i parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70”, ka shkruar Ambasada në postimin e saj në Facebook ?

...emrat me të çuditshëm i mbajnë disa fshatra në Shqipëri si Vithkuqi – Korça , Kurveleshi – Tepelenë , Xhylekar – Gjilan, Muqibab – Gjilan , Kuqan – Elbasan , Qinam – Erseke , Symize – Tepelenë , Mize – Lushnje , Bubullime – Lushnje ?

...në fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit në faqet 70 – 89 të librit shkruar në gjuhën frënge thuhet: Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi.Duke pasur VIRTYTIN si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë?

...30 shtatori ishte Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve në Ditën e Shën Jeronimit Ilir “Saint Jerome” përkthyesit të Biblës i cili është Shenjti Mbrojtës i përkthyesve ?

...albanologu i 60 veprave për Shqipërinë , studiuesi dhe përkthyesi kanadez Robert Elsie kishte si amanet "Dua të prehem në Shqipëri!" ?

... në njëvjetorin e shenjtërimit nga Nënë Tereza janë zbuluar letra të reja Shqip ku tregon se edhe pas shumë viteve jashtë atdheut të saj, nuk e ka harruar gjuhën e nënës së vet dhe tek letra e shkruar më 13 korrik 1972 Ajo e njofton Filen për adresat e banimit të motrës së saj Ages në Tiranë , vëllait të saj Lazrit në Palermo të Italisë ?