Pal Ejlli (tosk./standart Ëngjëlli) (1416 – 1470) ishte një klerik katolik arbër që shkroi fjalët në gjuhën shqipe (arbërisht), të quajtura Formula e pagëzimit, më 1462. Marin Barleti jep këtë karakterizëm për Pal Engjëllin: "Ky kryepeshkop qe epirot, nga kryeqyteti i Drishtit, bir i Andrea Engjëllit për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me mendje shumë të lartë e me zotësi të rallë në të folur (në gojtari), me dituri si askush dhe i vaditur në letërsinë e shenjtë dhe në letërsinë humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë e zakone... burrë që Skënderbeu e mbajti mbi krye për maturinë e tij, kulturën e pastërtinë e jetës, burrë që e respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull të gjithë epirotët dhe arbërit..."

Nikolae Iorga (1871 - 1940), ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Ai ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar.

Fterra jonë” është gazetë periodike, kulturore e historike doli më 25 prill 1997 me 8 faqe. Nga numri 3 fillon të ketë edhe fotografi. Qe nga viti 2010 gazeta ka filluar te jete e dergueshme edhe ne forme digitale.