Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/23
... Rrapi i Hipokratit është një pemë e rrapit i cili ndodhet në ishullin Kos të Greqisë ku nën hijen e tij, sipas legjendës, Hipokrati (që konsiderohet babai i mjekësisë) u mbante ligjërata studentëve të tij në fushën e artit të mjekësisë?
Aktiviteti dhe veprimtaria edukative dhe arsimore nën hijën e këtij rrapi kishte vazhduar edhe shumë kohë pas vdekjes së Hipokratit, madje mes studentëve të cilët kishin studiuar këtu kishte qenë edhe Pali i Tarsosit (Shën Pali). Trupi i pemës së tanishme është vetëm rreth 500 vjet i vjetër, por ndoshta mund të jetë një pasardhës i pemës origjinale. Shumë kolegje mjekësore, biblioteka ose institucione tjera kanë, ose pretendojnë të kenë, degë të prera ose fara origjinale të kësaj peme në Kos.