Rrapi i Hipokratit
Rrapi i Hipokratit është një pemë e rrapit që ndodhet në ishullin Kos të Greqisë. Nën hijen e tij, sipas legjendës, Hipokrati (që konsiderohet babai i mjekësisë) u mbante ligjërata studentëve të tij në fushën e artit të mjekësisë. Aktiviteti dhe veprimtaria edukative dhe arsimore nën hijën e këtij rrapi kishte vazhduar edhe shumë kohë pas vdekjes së Hipokratit, madje mes personaliteteve të shquara të cilët kishin ligjëruar këtu kishte qenë edhe Pali i Tarsit (Shën Pavli).[1] Rrapi (Platanus) në Kos është një rrap oriental (Platanus orientalis), me një diametër të kurorës prej rreth 12 metrash, e që konsiderohet të jetë pema më e madhe e rrapit në Evropë.
Rrapi i Hipokratit ndodhet në vendin e quajtur Sheshi i Rrapit ose Platja Platanou, përpara Kalasë së Kalorësve dhe ngjitur me Xhaminë e Gazi Hasan Pashës (ngritur në vitin 1776) në qendër të qytetit Kos. Trupi i pemës së tanishme është vetëm rreth 500 vjet i vjetër,[2] por ndoshta mund të jetë një pasardhës i pemës origjinale e cila gjoja qëndronte atje 2400 vjet më parë, në kohën e Hipokratit. Me kalimin e viteve, zemra e trungut është dëmtuar pothuajse tërësisht kështu që disa degë mbahen në këmbë me skela metalike. Pranë pemës është një burim i ujit me një rubinet të bardhë me shkronja të gdhendura në gjuhën arabe, i ndërtuar gjithashtu nga guvernatori turk Gazi Hasan Pasha.[3]
Farërat, filizat dhe mënjollat e këtij trungu janë përhapur pothuajse në të gjithë botën.[4] Një filiz i prerë nga degët e këtij rrapi i'u dha dhuratë nga ishulli Kos për Shtetet e Bashkuara dhe Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, që u mboll atje më 14 dhjetor 1961 në rrethinat e bibliotekës.[5] Shumë kolegje mjekësore, biblioteka ose institucione tjera kanë, ose pretendojnë të kenë, filiza ose fara origjinale të kësaj peme në Kos.[6]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "HIPPOCRATES PLANE TREE - KOS GREECE" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2008. Marrë më 22 shtator 2006.
- ^ Hendriksen, Bartho; Leo Platvoet (1996). Ródos, Kós & Dodekánisos (në holandisht). Amsterdam: Babylon-De Geus. fq. 69. ISBN 90-6222-518-7.
- ^ "Greek Islands - Aegean Islands - Kos" (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2006.
- ^ Sheldon Rubenfeld, M.D. (mars 2004). "Healing by killing: medicine in the third reich" (në anglisht). Houston Medicine Magazine. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2006. Marrë më 22 shtator 2006.
- ^ National Library of Medicine (1 mars 2000). "Objects of Art: Tree of Hippocrates" (në anglisht). United States National Institutes of Health. Marrë më 22 shtator 2006.
- ^ Williams, Ann (6 shtator 2006). "FYI archives, September 6, 2006" (në anglisht). The University of Utah. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2018. Marrë më 2 dhjetor 2011.