Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/33
...vuvuzela i takon grupit të instrumenteve me frymë dhe është simboli i futbollit jugafrikan?
Instrumenti ka formën e tubës, me gjatësi një metër. Lëshon një zë të ngjashëm si zëri i elefantit që del nga surla e tij. Përdoret në stadiume, dhe kur fryhen bashkë japin një zë të mërzitshëm të ngjashëm me gumëzhimëne bletëve në vapë. Vuvuzela i njohur gjithashtu si lepatata, zakonisht plastike, prodhon një zë monoton, është patentuar nga Neil Van Schalkwyk. Një instrument i ngjashëm, i njohur si corneta, është përdorur në Brazil dhe në vende tjera të Amerikës Latine.
Vuvuzela përdoret në ndeshjet e futbollit në Afrikën e Jugut. Ajo është bërë një simbol i Afrikës së Jugut. stadiumet janë të mbushura me zërin e saj të lartë dhe të mprehtë.