Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/49
Veterinaria është dega e mjekësisë që merret me parandalimin, kontrollin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe dëmtimeve te kafshët. Së bashku me këtë, ajo ka një rëndësi të madhe për mbarështimin dhe rritjen e kafshëve, blegtorinë, zooteknikën, shumimin, hulumtimet përkatëse shkencore mbi ushqimin dhe zhvillimin e produkteve. Shtrirja e mjekësisë veterinare është e gjerë, duke mbuluar të gjitha llojet e kafshëve, të zbutura dhe të egra, me një gamë të gjerë kushtesh të cilat mund të prekin specie të ndryshme.