Neymar në prezantimin e tij me Barcelonën

Neymar da Silva Santos Junior, i njohur më mirë si Neymar (Mogi das Cruzes, 5 shkurt 1992) është një sulmuesi brazilian i klubit Santos dhe ekipit Kombetar Brazilian. Në Maj të vitit 2013, Neymar pranoi të transferoheshe tek FC Barcelona me një kontratë 5 vjeçare.

Që në moshën 19 vjeçare, Neymar fitoi trofeun 2011 South American Footballer of the Year, pasi në vitin 2010 doli i treti. Më pas Neymar e fitoi sërisht këtë trofe në vitin 2012. Në vitin 2011, Neymar u nominua për të fituar Topin e artë, por doli në vendin e dhjetë, por fitoi FIFA Puskás Award për Golin më të bukur. Neymar njihet për driblimet e tij, aftësinë në pasime, kombinimet dhe saktësinë e tij për të shënuar Gol. Shumë veta e kanë krahasuar Neymarin me sulmuesin argjentinas Lionel Messi, kurse Pelé e ka quajtur Neymarin "Një lojtar perfekt".

Neymar u bashkua me Santosin në vitin 2003, ai kaloi me sukses kategroinë e skaudrave të moshave dhe më pas u bashkua me skuadrën e parë. Ai bëri debutimin e tij me Santosin në vitin 2009, dhe u votua si lojtari më i mirë i ri i kampionatit Paulista të vitit 2009. Pas këtij trofeu, Neymar u votua edhe si lojtari më i mirë i Santosit në fitimin e kampionatit Paulista të vitit 2010, gjithashtu ishte edhe Golashënuesi më i mirë në Kupën e Brazilit 2010 me 11 Gola. Ai e përfundoi sezonin 2010 me 42 Gola në 60 ndeshje. Neymar u votua si lojtari më i mirë i vitit 2011, ku edhe Santosi fitoi Kupën e Libertadores, Neymar shënoi 6 Gola në 13 ndeshje. Ai mori topin e bronzë në Botërorin e klubeve të vitit 2011, ku Santos arriti deri në finale, ku u mundën nga Barcelona me rezultatin 4-0.

Neymar më përpara ka luajtur me Brazilin U17, U20, U23. Më 10 Gusht 2010, në moshën 18 vjeçare, Neymar debutoi për Kombëtaren e parë Braziliane kundër Kombëtares Amerikane. Ai shenoi një Gol me kokë në minutën e 28 dhe kontriboi në fitimin e ndeshjes 2-0. Ai ishte Golashënuesi më i mirë me 9 Gola në kampionatin amerikan verior të zhvilluar në vitin 2011, duke shënuar 2 Gola në finale në fitoren 6-0 kundër Uruguajit, duke ndihmuar kombëtaren e tij që ta fitonte këtë trofe për herë të 11 në historinë e saj.






Parapamje në vitrinë

Redakto