Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/36
The Black Book of Communism: Crimes, Terror, Repression (Libri i Zi i Komunizmit) është një libër i shkruar nga disa akademikë europianë dhe i redaktuar nga Stéphane Courtois. Libri dokumenton hitorinë e shtypjeve politike dhe civile nga shtetet komuniste, përfshirë gjenocidet, ekzekutimet e njerëzve, deportimet, dhe uritë e tejzgjatura mes popullatës.
Libri u botua për herë të parë në vitin 1977 në Francë nën titullin Le Livre noir du communisme: Crimes, terreur, répression nga Éditions Robert Laffont. Në SHBA libri botohet nga Harvard University Press. Edicioni gjerman, botuar nga Piper Verlag, përfshin një kapitull të shkruar nga Joachim Gauck, i cili mëpastaj u bë edhe President i Gjermanisë.