Autori i librit, Ludwig von Mises

Omnipotent Government: The Rise of the Total State and Total War është një libër nga ekonomisti i shkollës Austriake të EkonomisëLudwig von Mises, botuar së pari në vitin 1944 nga Yale University Press. Libri është një nga shkrimet me më ndikim në fushën e mendimit Libertarian dhe kritikë e ideologjisë statiste dhe socializmit - ku ekzaminohet rritja në fuqi e Nazizmit, marrë si shembull. Libri e trajton Nazizmin (nacional-socializmin) si një lloj teorie socialiste ortodokse. Njëkohësisht libri ofron një kritikë të intervencionizmit ekonomik, planifikimit qëndror, të shtetit të welfare-it dhe qeverisë botërore, duke denoncuar trendet e Aleatëve Perëndimorë drejt shtetit totalitar.

Libri u bë publik falas online për publikun e gjerë nga Instituti Ludwig von Mises në vitin 2004.





Parapamje në vitrinë

Redakto