Davidi i Michelangelo Buonarrotit.

Rilindja ishte një periudhë artistike dhe kulturore e historisë së Evropës, që u zhvillua duke nisur nga Firencia midis fundit të Mesjetës dhe fillimit të kohës moderne, në harkun kohor që shkon afërsisht nga gjysma e dytë e shekullit të XIV deri në shekullin e XVI. Nga perspektiva e evolucionit të përgjithshëm artistik të Evropës, Rilindja nënkuptoi një «shkëputje» nga elementet stilistike që deri në këtë kohë ishin «mbi-kombëtare». Rilindja nuk qe një fenomen me diferenca të mëdha nga disiplina në disiplinë dhe në rendin kronologjik dhe gjeografik: u kufizua në kulturën evropiane dhe territoret e Amerikës së sapo zbuluar.

Zhvillimi i saj koinçidoi me nisjen Kohës Moderne, të karakterizuar nga konsolidimi i shteteve evropiane, udhëtimet transoqeanike që lidhnin Evropën dhe Amerikën, shpërbërja e feudalizmit, ngritja e borgjezisë dhe afirmimi i kapitalizmit. Megjithatë shumë nga këto fenomene u zhvilluan në një shtrirje kohore më të madhe sesa vetëm periudha e Rilindjes.





Parapamje në vitrinë

Redakto