Ura e gurit.

Ura e gurit është një urë mbi lumin VardarShkup, kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë. Ura konsiderohet si simbol i Shkupit dhe është elementi kryesor i stemës të qytetit, dhe në flamurin e qytetit të Shkupit. Ura e Gurit lidh Sheshin Maqedonia, në qendër të Shkupit, me Çarshinë e Vjetër.

Ura e gurit aktuale është ndërtuar mbi themelet romake, me mbeshtetjen e Sulltan Mehmetit II, pushtues ndërmjet viteve 1451 - 1469. Gjatë shekujve, Ura e Gurit është dëmtuar shpesh dhe pastaj edhe riparuar. Ka dëshmi historike se ajo pësoi një herë gjatë tërmetit të madh të vitit 1555 i cili e dëmtoi rëndë ose i shkatërroj katër shtylla. Rinovimet janë kryer në të njëjtin vit. Në vitin 1944, në urë ishin vendosur eksplozivë nga nazistët. Kur Shkupi u çlirua, aktivizimi i eksplozivëve u pengua dhe ura i shpëtoj shkatërrimit. Rikonstruksioni i fundit i urës filloi në vitin 1994. Kulla e Rojës në formë si një mihrab është rikonstruktuar në vitin 2008.





Parapamje në vitrinë Redakto