Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600-1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë. Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj. Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.





Parapamje në vitrinë

Redakto