Energjia me erë, solare, dhe biomasa janë tre burimet e ripërtëritshme të energjisë në zhvillim.

Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale. Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e energjisë.

Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e ripërtëritshme ka kontribuar 19 përqind të konsumit tonë global të energjisë dhe 22 përqind të prodhimit tonë elektrik në vitet 2012 dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo-biomasës), 3.8% energjia elektrike nga uji dhe 2% është energjia elektrike nga era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në mbarë botën në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 bilion dollarë në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara që kanë investuar shumë në ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, diell dhe biokarburante.





Parapamje në vitrinë

Redakto